5.

366 11 10
                                    

Per here te pare ne tridhjete e kater vite jete po ndjehem bosh.Jam ulur ne vendin tim sekret aty ku vija sa here me bertisnin ose me pengonin per te dale prinderit e mi.Kam fikur telefonin se e di qe ti me gjen gjithmone e ben,asnjehere se mar vesh si,di vetem qe gjendesh aty dhe pse une ste kam thene;njesoj si tani.Degjoj ne largesi zhurmen e motorrit te makines tende te fiket dhe pak me pas hapat e tu ne reren e bute e pak te lagesht te ketij tetori.Nuk flet asnje fjale thjesht ulesh pas meje dhe me mberthen me trupin tend,trupin tim.Mbeshtes koken te kraharori yt dhe me ne fund i gjithe trishtimi im derdhet ne lotet qe rrjedhin si lume.Nuk pyet pse fundja dime shume pak per njeri-tjetrin,per ne e mjaftueshme ka qene gjithmone perputhshmeria ne shtrat.Kam me shume se pese vjet qe bej te forten ne syte e te tjereve por sot s'mundem me,e di qe dhe po me pe te dobet emocionalisht nuk do me gjykosh por do me lesh te shfry dufin tim;dhe kjo eshte pikerisht ajo qe ben.E filloj te flas te te tregoj arsyen e trishtimit tim ,arsyen pse une sot jam keshtu.Ishte si sot pese vite me pare kur mora vesh qe do behesha nene per here te pare dhe qe e humba vetem tre ore me vone.Po po isha shtatezene me ate qe e quaja driten e syve te mi ose "My angel" sepse i tille ishte:engjell i rene nga qielli.Erdhem ketu te festonim lajmin mes puthjesh perqafimesh e i flisnim barkut sikur ai embrion i vogel sa nje kokerr gruri na degjonte.Qesh tani qe po ta tregoj sa te marre qe ishim.Por engjejt dihen qe nuk jetojne ne toke.Ishte po ne ate dite kur beme aksidentin e ai mori me vete dhe ate... Diellzen apo Arlindin nuk e mesova kurre.Per muaj me radhe mallkoja veten qe isha gjalle pastaj zemres i vura gur e u bera ajo qe ti sheh sot ose ajo qe ti ke pare gjithmone.

E di?Shpesh njerezit me thone qe jam e akullt por une thjesht jam e thyer perbrenda.Per te tjeret jam Artes vajza qe nuk buzeqesh kurre,juriste e paskrupullt.Ne fakt jam thjesht Artes vajza qe humbi veten...

Ndjej buzet e tua qe prekin ballin tim ne nje puthje te thjeshte e jo epshndjellese por nuk eshte kjo qe dua.E vetmja menyre qe une kam per te vendosur masken eshte nepermjet seksit dhe ate bej.
Dhe keshtu nderthurim trupat ne vendin tim sekret,ne vendin ku kalova tre oret me te lumtura te jetes time vendin ku sot shtova nje kujtim te ri...

Shkrimet e nje prostituteWhere stories live. Discover now