8.

343 11 2
                                    

Eshte pasdite vone kur hy ne apartamentim tim luksoz.Jam e lodhur por jo fizikisht.Hap nje shishe vere dhe filloj ta pi duke pare valet e detit nga vetrata e ballkonit;sa me qeteson zhurma e tyre.Pas nje kohe te pacaktuar, besoj shume vone duke pare dritat e qytetit tim te ndezura,nje e trokitur dere ngulmuese me zgjon nga mendimet.Ne momentin qe bej te ngrihem kuptoj qe kam pire shume praktikisht te gjithe shishen e veres.Me veshtiresi leviz te hap deren as nuk shoh perpara se ta hap.Me shfaqesh perpara ti te thuash i xhindosur eshte pak,me kap kycin e dores dhe me force me terheq e me perplas ne divan."Cpo mundohesh te besh nuk se po arrij ta kuptoj"-me thua ti.Shikimi im eshte kaq i perhumbur se nuk po kuptoj fillin e bisedes sa ti nevrikosesh me shume."Pse duhet te veshesh funde te ngushta e kemisha gjysme-trasparente se mar vesh,e kupton qe po te shikonte sikur do te te hante kamarieri ne ate kafene para 3 ditesh?Si munde te paraqitesh me kete fustan sot?Kristi s'ti ndau syte."Pas gjithe monologut te tij qesha,qesha kaq shume sa po mbaja barkun me dore.Asnjehere se mendoja se do ishte xheloz per mua, putanen e turnit qe ti kishe tradhtuar ate.
Me shikon i habitur s'po kupton se c'kam.Eshte vetem nje fraksion sekondi ama sepse furishem perplas buzet e tua me te miat.Me puth fort e me pasion per disa caste."Ndjehem xheloz per ty!"Kaq me thua kur shkeputesh dhe ngjesh ballin tend pas timit.Me perqafon dhe rrime pak kohe ashtu te perqafuar duke lene syte tane te flasin tani qe jane te lidhur nga nje fill i padukshem.Ndjehem mire ne kete rreth te krijuar nga ti,kisha vite qe nuk ndjehesha keshtu si njeriu i duhur ne vendin e duhur.Gjithmone kam menduar se jam thjesht nje gabim qe kur linda sepse prinderit e mi nuk kishin ne plan nje femije kur linda une dhe e kam trajtuar veten ashtu gjithmone.Sot si rralle ndonjehere nuk e ndjej veten keshtu.Oh sa do te doja te ishte gjithmone keshtu!Shkeputem nga perqafimi yt e te kthej kurrizin,nuk dua te kuptosh dhimbjen time dhe ate qe mua me brengos shpirtin cdo cast.Ti ulesh ne divan e me fton dhe mua te ulem.Pasi ulem me afron pas vetes dhe fillon te flasesh.Me tregon si je njohur me ATE dhe si arriten gjerat deri ketu,pse e tradheton vazhdimisht.Kuptova dicka ne kete histori,ate qe ti ende nuk e sheh.Ti nuk e do ate thjesht e ke shume xhan per te gjitha vitet qe keni bashke fundja jeni rritur bashke qe te vegjel e ti ke frike ta lendosh.Nuk mund te te them asgje sepse do merrej si xhelozi nga ty.Thjesht te degjoj...

Shkrimet e nje prostituteWhere stories live. Discover now