7.

306 9 0
                                    

Pas atij perqafimi e fjaleve ngushelluese te asaj dite kaluan 2 dite dhe une nuk kam asnje lajm tendin,eshte e rralle qe ti te mos te kontaktosh me mua.Jam ne nje nga qendrat tregetare te kryeqytetit,po verdallisem si e marre vetem ne kerkim te dickaje qe as vete se di se c'eshte.Para syve me del ti bashke me ate qe hamendesoj se eshte mamaja jote,nje zonje e pashme tek te pesedhjetat shume e mbajtur me floke te kuq.Ka nje buzeqeshje rrezellitese e ti i ngjan deshperimisht shume asaj.Ne nje moment shtangesh pastaj me pershendet me nje dhenie dore te thate e mamaja jote me pershendet me nje perqafim memesor sa e ndjeva veten te sigurt dhe ngrohte ashtu sic vetem nje perqafim nene mund te jete.Pasi bejme prezantimet e rastit ajo me fton per dreke te nesermen dhe te dy habitemi nga kjo gje dhe pse une refuzoj fillimisht ajo ishte shume kryenece te pranonte nje "jo" si pergjigje.

E nesermja vjen me nje kapitje sysh e une jam para deres se shtepise tende me nje embelsire te bere vete e nje vere te mire.Eh po,jam e zonja me gatimin,gjithe ato ore te shpenzuara duke pare emisione gatimi sherbyen te me mbanin gjalle kete pasion timin.Mbyll syte dhe i bie deres,ai qe paraqitet ne dere eshte nje kopje e jotja vetem se me sy blu,nuk e dija qe kishe nje vella.Me fton te hy brenda eshte me llafazan se ty dhe kjo me jep pak vetebesim deri sa shoh ate te fejuaren tende;eshte e bukur dreqin,dhe pse ne aparence jemi totalisht te ndryshme.Me sheh me kuriozitet dhe me pak... inat?Nuk di ta dalloj kete.Pas saj e ka rradhen nje zoteri,babai yt,qe eshte ashtu si ka emrin;BUJAR.Sa e adhuroj ate zoteri.Ti qendron ne deren e kuzhines dhe me shikon venger se di pse.Ah po tani me kujtohet,kam nje fustan te kuq,te ngushte qe edhe pse nuk eshte i shkurter e as me dekolte te hapur eshte gjithsesi sensual.Ndjehem rehat ne kete shtepi me duket sikur jam ne shtepine time dhe sillem pikerisht ashtu.Heq takat,mar nje perparese dhe ndihmoj Znj Violeta te gatuaje.Babai yt me sheh me admirim e yt vella buzeqesh e tund koken,se ckam pershtypjen se dicka di.Pasi shtruam dreken dhe biseduam per gjithcka arrij te kuptoj arsyen e ardhjes time ketu,mamaja jote me do nuse per djalin e madh.Vellai yt eshte kaq mistrec sa ben gjithcka qe te tregoje qe ka interes per mua dhe pse duket qe eshte nje loje e tij.Babai yt ka pire pak me shume se c'duhet dhe ndez muzike e me fton te kercejme nje vals.Qeshim kaq shume sa nuk kisha bere ne keto pese vite,ne fund me propozon per te dale e menyre teatrore dhe te gjithe ja plasin te qeshures.

Gjate gjithe kohes pashe ate te fejuaren tende sikur ishte e bezdisur nga prania ime.E kapa shpeshhere duke me vezhguar me imtesi sikur cdo zbulonte.E dashur une nuk jam aq budallaqe sa te le te kuptojne te tjeret ate kam,ne keto pese vite e kam perfeksionuar shtirjen time kaq shume sa ndonjehere harroj se si jam ne te vertete.

Edhe drekes i vjen fundi.Me vjen keq te largohem nga kjo familje kaq e ngrohte.Ajo qe me habiti me teper ishin fjalet e babait tend kur tha " Do doja qe Ema te ishte sa gjysma jote e ta shihte Emen ashtu si te sheh ty."
Nuk arrij ta kuptoj kete fjali qe tha e njemije filma mendore fillojne e xhirojne ne koken time.Ah sikur te ishte e vertete!Por realiteti eshte komplet tjeter.

Shkrimet e nje prostituteWhere stories live. Discover now