Sot eshte dita e pare e shkolles. U zgjova gjithe pertese, sepse isha mesuar gjate muajve te veres te flija deri vone. Te bertiturat e mamit degjoheshin neper shtepi ngaqe isha zgjuar vone.
Ora kishte shkuar 7:24 dhe une sapo isha bere gati per te dale. Mamaja donte te vinte te me shoqeronte, por i thashe se nuk ishte e nevojshme.
Autobusi iku keshtu qe me duhej te ecja me kembe. Shyqyr qe kisha marre kufjet me vete. Ndeza muziken dhe e ngrita volumin ne maximum. Edhe pse 5' me vonese mesimi kishte filluar.
Une nuk po dija se ku ishte klasa ime. Pyeta nje vajze se a e dinte se ku ishte klasa 10a dhe ajo drejtoi gishtin tregues drejt nje klase ne fund te korridorit djathtas. Hapa deren e klases.
- Miremengjesi! A mund te hy?
- Sigurisht.
Zura nje vend dhe u ula. Duke qene se bankat e tjera ishin te zena, une ndenja me nje vajze, e cila duket se kishte ardhur kete vit.
Ne banken pas meje qendronin Ada dhe Rea. Ato ishin miket e mia me te mira. Duke qene se kishim vite qe njiheshim ne dinim cdo gje per njera tjetren. Iu dergova nje puthje ne ajer dhe ato me shkelen syrin duke qeshur.
Ora e matematikes me terhiqte shume, prandaj po i studioja te gjitha ushtrimet qe mesuesja na dha. Ne harmoni te plote kaluan edhe oret e tjera. Pasi mbaroi mesimi une po rrija me Rean sepse Aden erdhi ta merrte i ati. Filluam te komentonim te gjithe qe na dilnin perpara syve.
- Iiii, shikoje pak kete. E kam shume inat,- me fliste ajo me ironi.
Ktheva koken ta shikoja dhe ishte ai djali. Ai qe une pelqeja me se shumti, Daris. E shikoja me bisht te syrit derisa u largua.
- Sa e keqe je,- i thashe duke qeshur sepse e dija qe keto ishin menyrat e saj per te me acaruar.
Afer na erdhi nxenesja e re.
- Ckemi, a mund te ulem?
- Po mundesh, - i thame qe te dyja.
- Une jam Xhesika, - tha ajo.
- Abigea, dhe i shtrengova doren.
- Rea,- i tha ajo me nje fytyre femijerore.
Folem pakez ne menyre qe te njiheshim me mire me vajzen e re dhe ja kur zilja ra. Me duhej te ikja.
- Nese do me jepni numrat dhe flasim,- tha Xhesi.
- Patjeter, shenoje diku.
- E mora. Faleminderit!
- Asgje te lutem. Bye ika une.
- Ciao.
Se bashku me Elden(kusherira ime) ikem ne shtepi. U pershendetem dhe sapo hyra ne oborr shikova mamin. Kur me pa erdhi dhe me beri njemije pyetje rreth dites se sotme.
I thashe qe te tregoj me vone sepse jam e lodhur dhe u futa ne kuzhine. Aty ishte babi duke gatuar makarona.
- Mmmmm... Te preferuarat e mia.
- Po zemra e babit. Shko te nderrohesh dhe kur vish jane gati.
Dhoma ime ishte si mos me keq. Me pak fjale ashtu sic e kisha lene ne mengjes. Pasi u nderrova u ula ne tavoline duke e lene dhomen njesoj si me pare.
Mbarova pjaten dhe u ula te pushoj. Me kishte zene gjumi deri ne oren 4:47 p.m. Me pas u zgjova per te vazhduar pjesen e mbetur te dites.
E gjithe dita monotone. E vetmja gje qe eshte shtuar jane detyrat. I mbarova shpejte pasi nuk ishin edhe aq shume.
Me pas u ula ne krevat dhe ne dore mora telefonin. Ne dhome hyri motra per te shikuar nese isha zgjuar.
- He mii.. cfare doje?
- Erdha te rrime pakez bashke moj. Apo je e zene??- ma ktheu ajo me dinakerine e saj.
Edhe pse 2 vite me e vogel se une ne e kuptonim njera-tjetren me se mire...
- Eja eja. Une e di qe ti nuk vjen kot. Apo e kam gabim?
- Jo fare. Une duhet te te them dicka....,- ma ktheu ajo me ngadalesi.
- Jepii. Thuaje..
- E di qe do te mbetet hatri me mua, por ne menyre krejt te rastesishme une lexova ditarin tend...- ia vazhdoi me fjalimin e saj per 10' te tjera.
- Mendova se c'kishte ndodhur mi dreq. Thashe se mos u martove. Sa per ditarin nuk kam ndenjur duarkryq as une.
Muhabetet ia linin vendin njera-tjetres. Me ane te disa pyetjeve thumbuese zbulova se ke kishte ajo fixim.
- Mos me thuaj, vertete ate debilin ke fixim ti!
- Ule zerin moj se do te na degjoi mami,- me tha Suela,- pastaj mos e shaj se e ke kunat.
Ia plasem te dyja nje te qeshure 30sekondshe pasi mamaja na thirri ne kuzhine qe ta ndihmonim me darken. Pasi hengrem dhe pastruam pjatat, une dhe Sue hyme ne dhomat tona per tu rehatuar. Mami dhe babi qendruan ne dhomen e ndenjes dhe po bisedonin si zakonisht per ndodhite e dites. Sapo vura koken ne jastek, gjumi me kaploi te teren.It's my first book🤗.
Duke qene se ky eshte libri im i pare do te thote se nuk jam edhe aq profesioniste ne te shkruar. I mirepres qe te gjitha kritikat nga ana juaj🙂. Doja te dija nese keni ndonje koment ne lidhje me fillimin e ketij libri🤔??.
