🔐2🔐

48 11 0
                                    

U zgjova me heret se zakonisht. Ora ishte 6:50. Vendosa se cfare te vishja dhe shkova ne tualet. Teksa po laja dhembet degjova disa hapa qe po largoheshin. Shpejtova dhe shikova qe ishte babi qe po dilte jashte.
- Mgjes babii.
- Mgjesi zemer. Qenke zgjuar heret sot,- me tha ai teksa mu afrua per te me dhene nje puthje.
- Ehe me doli gjumi,- i thashe une duke qeshur.
- Eja te coj une ne shkolle nese do,- me tha ai.
- Jo babi, shkoj vete ngadale ngaqe jam edhe heret,- i thashe une.
- Ok, mire si te duash.- tha ai duke u larguar.
- Pashim babush,- i thashe une nderkohe qe hyra brenda.
      Rrembeva canten dhe u nisa. Mami ishte akoma ne gjume, gjithashtu edhe motra. Ju do te thoni se si une nuk iki me motren ne shkolle. Ne fakt ajo frekuenton nje shkolle tjeter. Edhe kete vit do beje mesim aty sepse ajo eshte shkolle 9-vjecare. Me pas le te vendose vete se cdo te beje.
      U nisa me hapa te ngadalte. Nuk vonova shume dhe arrita ne shkolle. Nuk isha e para nxenese qe kishte shkelur aty sot. Ishin edhe disa grupe nxenesish. Ne nje cep ishte Xhesi, e cila po rrinte me Daris.
      Nuk e di se si u ndjeva kur i shikova ata te dy tek qeshnin me njeri tjetrin. Une ka qe vitin e kaluar qe e kam fixim dhe s'kam shkembyer asnje fjale me te, ndersa kjo per dy dite e zuri me sa duket.
      Xhesi me kishte vene re qe kisha ardhur dhe ma beri me dore qe t'iu bashkohesha. Zemra donte qe une te shkoja, por mendja me sugjeronte te mos shkoje. Kur behet fjale per dashuri nuk pyetet mendja apo jo?!
      Teksa po iu afrohesha une Xhesi i peshperiti atij dicka ne vesh. Nga ky gjest ai mori nje skuqje te lehte ne faqe. Sa i lezetshem eshte. Ia kisha ngulur syte. Ai mua gjithashtu. E kisha kaq afer dhe s'po e perqafoja.
- 60,59,58,57,......,3,2,1. - vazhdonte te numeronte Xhesi. - Me ke po flas une?
      Te dy te hutuar shkeputem shikimet.
- Mgjesi,- iu thashe une.
- Mgjesi,- tha Xhesi,- e kam te mire kusheririn eeee,- po me fliste ajo teksa  po qeshte.
      Une ula koken dhe nuk fola. Isha skuqur komplet ne fytyre.
- Kete e zuri vapa ne mes te shtatorit,- ia beri Xhesi. Ishte gallat ajo vajze, por nuk po me pelqente ky humor. Po me vinte ne siklet.
- Boll tani o Xhes se e teprove, - ia ktheu Daris.
- U acarua ky tipi. Mbylle se te kam ne dore ty,- i tha Xhesi duke i shkelur syrin.
- Xhesi eja te shkojme ne klase se edhe pak bie zilja,- i thashe une.
- Prit mo. T'ju prezantoj njehere,- tha ajo duke u munduar qe te jete sa me serioze.
- Prezantohemi vete. Daris,- tha ai teksa zgjati doren.
- Abigea,- i thashe une. Ia shtrengova doren dhe doja ta terhiqja tashme. Ai nuk po me leshonte doren.
- Gezohem,- i thashe une.
- Gjithashtu,- ma ktheu duke me lene te lire tani.
      Xhesika, e cila po shikonte cdo gje papritur tha dicka qe na vuri ne siklet qe te dyve.
- Jeni cift perfekt. Urime!- tha ajo.
- Mbylle moj idiote. Ne tani po njihemi dhe nuk jemi asgje,- i thashe une duke u munduar te jem serioze.
- Nuk jemi tani per tani,- tha Daris.
      Une u ktheva dhe e shikova ne sy menjehere. Ai e kuptoi qe e kishte thene me ze te larte keshtu qe gjeti nje justifikim dhe u largua.
      Ne hyme ne klase, por akoma nuk kishin ardhur te tjere nxenes. U ulem ne banke. Mesimi donte dhe 10' te fillonte. Duke u munduar qe te mos i jepja mundesi Xhesit te me bente ndonje pyetje te padeshiruar, hapa librin e Letersise dhe fillova te beja nje perseritje te mesimit. Ashtu i dukej Xhesit qe po me shikonte, sepse une ne te vertete mendjen nuk e kisha aty.
      Mos valle edhe ai me do?! Menyra se si me shikoi sot... ah sikur kjo te ishte e vertete. Ai ka njemije e nje te mira, por dicka e adhuroj tek ai djale.
Ndrojtesia dhe faqet e skuqura. Jane te rralle ata djem ne ditet e sotme. A thua valle e kuptuan te dy se une e pelqej ate?? E sigurt qe i jam kam dhene pershtypje jo shume te mire. Ne fund te fundit ai eshte shume i mire. Nje gje me ngeli ne mendje.. 'Nuk jemi tani per tani'- c'do te thote kjo?? Sikur te mos mjaftonte kjo, eshte edhe shtrengimi i dores. Nje kuptim e kane keto...
Ku ishte Xhesi me paree mo!! Nejse tani mendoj se do te kemi mundesi te ndonje takimi tjeter.
      - Ku je mii? Kam nje ore qe te flas. Nuk kemi letersi kete ore.- me tha ajo qe qendonte perballe meje.
- C'te keqe ka! I bera nje perseritje mesimit qe ta rifreskoja,- i thashe si e habitur. Ne te vertete une e kisha harruar se nuk kishim letersi ate ore.
      Mesimi filloi. Me ne fund nuk do kishte mundesi Xhesi te fliste me teper. Ada dhe Rea erdhen pak me vonese. Mesuesja e Fizikes iu beri nje qortim por ne fund i la te hynin ne klase.

Sikur YjetWhere stories live. Discover now