Isha duke ndenjur për shtatë palë qefe në sallon derisa disa të thërritura më ndërprenë.
-Gjyshe, gjyshe..!
E kush mund të ishin tjetër përveç atyre trazovatëshve të vegjël.
Gjyshe Era(unë): Eh, Ela,Miri,Besi,Venera. Oh dhe ju dy çamarrokët e mi. Ç'po bëni këtu?
Ela: Sot pamë filmin tënd, atë që të pëlqen ty më shumë.
Gj.Era: Oh, "Mama mia". Ai është një film shumë i vjetër dhe me siguri nuk ju ka pëlqyer.
Venera:Jo, ajo ishte supeer e bukur dhe ne ngelëm duke mbajtur barkun me dorë.
Ma thoshte këtë duke qeshur. Në fakt është një film gazmor mund të them.
Miri dhe Besi: Përveç pjesëve të puthjeve. Yaakkk!!
Të gjithë: Hahahahahaha!
Venera: Ne nuk kemi ardhur për këtë. Po kureshtja po na grryen përbrenda për të mësuar se si je njohur ti me gjyshin dhe gjyshe Fea me gjyshin xxx.
Gj.Fea: Erdha unë Eraaa! O shushkë kam sjellë çoko.. Ooo, ej çamarroka! Si ju kam? Për çfarë keni ardhur këtu apo ...(dhe shkel syrin)
Fëmijët shkojnë dhe e përqafojnë.
Ela: Po, jo moj gjyshe. Ku të shkon dhe ty mendja. Edhe në këtë moshë pale.
Gj.Fea: Pse more e vjetër ju dukem unë juve?!
Gj.Era: Këta picirrukët e vegjël duan të dinë historinë tonë të dashurisë.
Gj.Fea: Hahahaha, u rritën vogëlushët e mi! Shumë mirë! Akoma s'jua ke treguar ti moj?!
Gj.Era: Ça thua moj, ata janë akoma të vegjël.
Ela: O gjyshee, të lutem, më i vogli këtu eshtë 14 vjeç.
Gj.Era: E praa! Jeni të vegjël.
Fëmijët: Gjysheeeee!
Gj.Fea: Pranoje, ata po rriten dhe duan ta dinë.
Gj.Era: Por,por...
Gj.Fea: S'ka por. Tregoja!
Gj.Era: Pse unë?🥺
Dhe unë që isha duke bërë atë fytyrën e asaj maces kur kërkon ndonje gjë.
Gj.Fea: Ti di ta tregosh më mirë.
Fëmijët: Pleaseee granny! Të luuteem!
Gj.Era: OK, po nëse bëni komente, e mbylla. Sidomos ti, FEA.
Gj.Fea: Vazhdo madam! Skena e tëra e jotja.
————————————————
Gj.Era: Tani...Historia jonë filloi kur unë dhe gjyshe Fea ishim në moshën 23 vjeçare. Unë kisha filluar shkollën për mjekësi dhe Fea ishte në vitin e fundit për ekonomi. Që të vogla kur ishim në klasë të 9, kishim vendosur që kur të kishim gjetur punë dhe të kishim bërë paratë e nevojshme do të jetonim bashkë. Por asnjëherë nuk e kishim menduar që jeta jonë do të ndryshonte.Është historia e parë dhe shpresoj shumë që t'ju pëlqejë. Do bëj të pamundurën që t'ju pëlqej dhe më falni për pjesën e shkurtër.☺
YOU ARE READING
Komshinjtë (Playboys)
HumorJeta na përball me shumë të papritura, të cilat nuk na vijnë asnjëherë në mendje. Kjo do ti ndodhi edhe dy shoqeve shumë të ngushta që nga një shpërngulje e thjeshtë do të fillojë një romancë me humor, por edhe plot surpriza. A do të munden ato të b...