Një Jetë E Re

1.1K 72 17
                                    


Era dhe Fea(në shtëpitë e veta): Unë me Fean/Erën kemi vendosur të jetojmë bashkë. E kemi gjetur shtëpinë dhe duhet vetëm aprovimi yt mami.
Mamatë: Kurrën e kurrës! Nuk mundem dot edhe pse ke një jetë me Fean/Erën.
M.Feas: Ti me Erën e ktheni botën përmbys, kështu që jo.
Fea: O maaaa! Jemi të rritura, kemi punë dhe për pak mbarojmë edhe shkollën. Nuk do jetojmë përgjithmonë bashkë.
M.Feas: A ka pranuar mami i Erës? Ose lëre se do e telefonoj..
Në shtëpinë e Erës.
M.Erës: Jo është jo, mos u lut kot. Ju të dyja në një shtëpi?! Jooo!
Era: Po psee? Jam e rritur tani.
M.Erës: E di, por nuk dua të dëgjoj në lajme:"Pallati xxx u dogj nga dy studente që lanë hekurin në prizë".
Era: Ajo vetëm një herë ndodhi dhe dogjëm vetëm tylin.
M.Erës: Tyli im i bukur😢
Ndërkohë bie telefoni...
M.Erës: O telefoni,qenka mami Feas.
Mamatë njëkohësish: Çkemi shoqe! Si je?
M.Feas: Mirë! A i dëgjove idetë e këtyre bukurosheve tona?
M.Erës: Po normal. Një ide me idiote nuk ka, kështu që thash jo.
M.Feas: E di moj shoqe prandaj dhe unë jo thash.
Era/Fea: O maaa!
M.Erës/Feas: Shshshshsh mbylle gojën!
B.Erës: Po lërini gocat të rrinë bashkë se nuk ndodh gjë.
M.Erës: Por,por...
B.Erës: Vajzat janë të rritura, dinë ça bëjnë.
M.Erës: Si mendon?
M.Feas: Të them të drejtën, ka të drejtë.
M.Erës: Atëherë...
Mamatë: Dakort, do jetoni bashkë.
Era/Fea: Juhuuuuu!
B.Erës: Por me një kusht. Jo djem në shtëpi!
Era/Fea: Sigurisht shef! Falemiderit ba/xhaxhi!
Ditët kaluan, ne u bëmë gati, bëmë edhe pagesën, por në ditën e fundit mamaja e Feas...
M.Feas: E di çfarë? Ndryshova mendje! Mos ik!
Ndërkohë ishte duke bllokuar derën që Fea të mos dilte.
Fea: Ma e biseduam këtë, tani më lër. Nuk po iki në luftë.
Hapi derën dhe iku me vrap nga shtëpia...
Pas 1 ore..
Era: Ku mbeti kjo qyqja? Ah kam një orë që pres. Ofofof ja na erdhi madhëria. E solle kokën apo doje që të vija të merrja me ceremoni?
Fea: Ha-ha. Nuk e shikon që po më merret fryma. Mezi dola nga shtëpia.
Era: Hahahaha Teta Hahahaha është e madhe!
Fea: Ha-ha mos bëj kështu se e di që edhe xhaxhi ka bërë kështu.
•Në mendjen e Erës•
B.Erës: Mos ik, je akoma e vogël!
I thoshte këto fjalë duke e përqafuar fort.
Era/Fea: Hahahaha jetojmë në familje të çmendurish!
Fea: Normale, nga mendove ti që dolëm kaq të çmendura ??🤪😂

Komshinjtë (Playboys) Where stories live. Discover now