Shfaqja 😎

642 56 6
                                    


Pas 20 minutash..

Arritëm te vend dhe ata po na prisnin. Sytë e Helios shëndritën kur panë Fean ashtu. Nuk është se nuk vishej në atë mënyrë ajo, por donte të kishte gjithmonë një make up natyral dhe veshje sportive, kurse unë isha krejt e kundërta e Feas, një krem hidratues e një buzëkuq ose të themi më mirë një shkëlqyes buzësh. Më mjaftonte vetëm aq dhe një palë xhinse me hoodie e atlete. Jemi si një monedhë që i ka të dyja anët e ndryshme, por kjo gjë e lidh polin negative me atë pozotiv.
Fea: Përshëndetje!
Sara: Përshëndetjeeeee!
Helio: Si je?
Fea: Më mirë, më duket sikur po marr frymë lirshëm tani.
Era: Edhe unë ashtu mendoj.
Helio: Fea mos thuaj ashtu. Ti e di që unë të dua ty dhe jo Sarën.
Era: Si s'të erdhi në mendje kjo fjali në momentin që vajte e kape Sarën?!
Sara:  Jo, ti më do muaa!
Fea: Ti shushkë pusho! Tani u kujtove ti që më do?! Oh dhe ne nuk kemi më punë bashkë. Jetë të lumtur!
Era: Bye, bye!
Helio: Ti nuk mund ta bësh këtë! Ti më do mua dhe unë të dua ty! Ti je e imja!
Fea: Jo më.
Helio ngrihet nga tavolina dhe të gjithë nervat që kishte ia nxorri krahut të Feas që tashmë po e shtrëngonte me sa fuqi kishte. Sigurisht që ai po bënte një alamet shfaqje për klientët e lokalit të cilët u përqëndruan tek shfaqja e sapokrijuar.
Fea: Më lësho kur*ar!
Në atë moment Feas i skuqet njëra faqe nga shpulla e Helios, i cili sapo tregoi që është një kafshë në tërë kuptimin e fjalës.
Helio: Ti je e imja dhe nuk të lëjohet të më shash dhe të largohesh nga unë.
Fea: Ti më TRADHËTOVE dhe tani më vë në rolin e një kukulle dhe unë duhet të bëj çfarë të më thuash ti? Kurrë!
Fea bëhet gati ta qëlloj, por Helio ia kapi dorën..
Fea: Më lësho PISKOPAT!
Sara iu bashkua klientëve të kafesë dhe po shijonte shfaqen njësoj si të tjerët.
Ndërkohë që mendja e Erës po i  ulërinte asaj: Ai e gjuajti atë..Ai e gjuajti atë..AI GJUAJTII FEAAN!!
Era: LËSHOJE ATË TANII! TI TRADHËTAR ASKUSH NUK E PREK ME DORË ATË. MORE VESH?
Fea që flet mes dhëmbësh: Moss! Doli nga shinat kjo! Hajde fute në rrugën e drejtë ktë tani..
Fea: Era mos u përfshi është problem im. Nuk u lëndova.
Sigurisht që Era nuk e dëgjoi dhe në atë momen Helios i vjen bota rrotull nga grushti i Erës që e rrëzoi përtokë. Të gjihë shikonin Erën sikur të ishte ndonjë përbindësh..Epo kanë të drejtë në një aspekt ata kanë të drejtë, ajo është njeriu më i dashur për mua dhe për të do ktheja përmbys botën.
Era: I AFROHESH MË FEAS TIME, TI JE I VDEKUR, MORE VESH? EDHE TI SARA MOS MË DIL MË PËRPARA SE DO TË TË THYEJ NË MES. Oh nëse më denonconi, të dy ju do të hyni në burg okeej?(Dhe qesh me atë të qeshurën sikur është e pafajshme.. epo ashtu ishte). Fea ikim!
Fea pohoi me kokë ndërsa Sara dhe Helio ishin të çuditur nga sjellja e Erës.
Helio: Unë do të kthehem!
Era: Kthehu dhe je i VDEKUR!
Në të tashmen:
Era: Ah sa bukur!🤣🤣
Fea: Ti për një moment më friksove.
Era: Hahaha mos ki merak unë nuk mund të lëndoj motrën time.
Fea: E drejtë. Mezi pres të shikoj si do të duken ata nesër.
Era: Do bëj gati aparatin. Dua ta fotografoj.
Fea: JOoo..
Era: Pse?
Fea: Me siguri kamera do te prishet nga shikimet e tyre vrastare.😂
Era: Por ia vlen ta provosh.
Era/Fea: Hahahahahaha!😈😈😈
Dhe kështu gocat ranë në gjumë edhe pse pas 2 orësh do të ngriheshin që te shkonin në punë.

Gëzuar Vitin e Ri! 🥳🥳Qoftë ky vit sa më i mbarë për gjithë ju dhe familjen tuaj! 🤩🎉🎉Paçi begati, shëndet, paqe e lumti në familje në këtë vit të ri dhe sa herë! Ju dua shumë!❤❤

Komshinjtë (Playboys) Where stories live. Discover now