Acaruesit😤

961 63 23
                                    


Mbërritëm përpara shtëpisë, por punëtorët nuk na ndihmuan t'i çonin lartë mobiljet.
Fea: Po këta ku u zhdukën kështu?! Eh lerë do i çojmë vetë. Eraaa në cilin kat jemi dhe me çfarë do i çojmë?
Era: Idiote! Kam kaq ditë që të them që e kemi në katin e 5 dhe sigurisht që do t'i çojmë me ashensor.
Fea: Çfarëë në ashe-nsoor? Jo, jo jam jashtë kësaj.
Era: E metë! Ke frikë nga ashensori.
Fea: Quhet fobi dhe ti e di që unë jam klaustrofobike(një person që e zë paniku në vende të mbyllura, ku nuk hyn oksigjeni).
Era: Shiko, e bëjmë kështu. Ti i çon deri tek ashensori kurse unë i çoj lartë. Si thua?
Fea: Po, kështu e bëjmë.Gjeni të kam!
Pastruam, vendosëm mobiljet dhe u sistemum dhe pamë orën 22:00 dhe vendosëm të shkonim për të fjetur. Ditën tjetër kishim punë dhe shkolla fillonte pas një muaji kështu që kishim kohë ta rregullonim orarin e gjumit. Të dyja ramë në gjumë, por gjithçka u prish kur u dëgjua një muzikë e lartë Rock.(Ora 3 e mëngjesit)
Fea: Ah, pusho, PUSHOO! Era fike atë dreq muzike. Po mundohem të fle unë këtu.  Juhu, a po më dëgjon? Eeee,ooo Eraa! Oh, kjo gocë do të më ngeli ndonjë ditë në dorë.😡
U çua nga krevati dhe shkoi tek dhoma e Erës duke e hapur derën me forcë.
Fea: Era fike MUZIKËN!
Era: Aaa, kush është aty? Ee di karate. Oh, qenke ti Fea. Ça do? Pse më prish gjumin e bukurisë?
Fea: Ule volumin e asaj zhurme. Si mund të flesh me një zhurmë të tillë?
Era: E para, s'është zhurmë, por është muzikë rock dhe e dyta, nuk e kam vendosur unë, por këta bukuroshët që kemi komshinj. Po ç'ke ti? Shko fli gjumë. Kjo muzikë është përrallore.
Fea: Përrallore?! A je në take-tuke? A je në terezi ti moj? Jo,me këtë zhurmë nuk fl...( Muzikë tallava)
Era: E di ça? Ngrihu dhe bëhu gati për luftë.
Fea: Jo, moj! Po kur desha un s'deshe ti, tani nuk..(ngrihet volumi). Lëre do ikim, s'duroj dot më.
Dolëm nga shtëpia dhe i ramë derës përballë dhe menduam se ishin disa çuna duke festuar ndonjë ditëlindje. Dera u hap dhe para nesh doli një çun rreth 26 vjeç, pa bluzë.
Era: Aaaaa, vish diçka!( Duke mbyllur sytë).
Fea: Më pëlqen pamja!
Xxx: Aaa!
Në derë doli një djalosh tjetër në të njëjtën moshë me të parin, pa bluzë.
Xxx2: Ee, kush është mo plak? Aaaa!
Era: Aaaa, mos kanë mbaruar gjë bluzet? Vish diçka!(Mbylli përsëri sytë).
Fea i shqeu sytë fare.
Xxx2: E para, jam në shtëpinë time dhe e dyta, shikoni veten.
Era dhe Fea shikojnë njëra-tjetrën dhe...
Era/Fea: Aaaaaaaaaaaa! Fantazmaaaaa!

Komshinjtë (Playboys) Tempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang