🧸🗝

1.5K 72 16
                                    

Hipa ne trenin e pare qe pash. Nxora karten e abonese dhe e vendosa tek makineria. Zura nje vend dhe po mundohesha te qetesoja frymemarjen. Treni u nis e si te gjithe trenat e metrove  nuk u ndie fare.

Nise te shoh me vemendje se me cilat pika ai u ndalte. Nuk dija se ku te shkoja. Xheku do me vriste po te me gjente. Ne shtepi jo njer, aty jam si ciapi te kasapi. Te shkoj tek Aomi? Jooo, aty rrie dhe Majku e ai si shok i mir qe eshte do ti tregonte menjehere Xhekut. Te mami dhe te babi s'ka shanse ende i mbaj merri. Te shkoj te vjerra per vizit. Jam e pa shpres.  Priiiit, e gjeta do shkoj tek Euni kshu mund ti shpjegoj edhe per ate rremujen qe bera.

Stacioni qe te con afer shtepise se tij do dhe kater ndalesa te tjera prandaj po le njeher trurin ne qetesin dhe relaksin e tij, por jo telefoni s'te le te qete. Hapa telefonin dhe shoh videon ku po zihej Xheku me Eunin me sakt ku Xheku po rrihte kete tjetrin.

Direkt pas kesaj zhurma sikur po vinin mesazhe te te gjithe telefonat tek ai tren. Te gjithe hapen telefonat dhe niesen te shikonin nje video. Ne cast telefoni im tringellon serish dhe shoh qe mediat po benin gjemen me ate video. U mundova te fshija fytyren, sepse ne video shfaqesha dhe une.

Kishte dhe 2 stacione te tjera per te zbritur une, por vendosa qe te zbres pa me ven re njeri. Pasi dola nga metroja u ndjeva disi me e cliruar.

Pas 20minutash

Isha e derrmuar nga kembet. Kisha kohe qe ecja. Kisha etje. Zgjodha te kaloja nga nje rruge per shkurt, por sic thone rruga shkurt te nxjer me gjate. Pash nje tezge akulloresh dhe mora nje me shije frutapylli me shume shurup cokollate siper😋.

Po shijoja ate akullore ku me ne fund pash vilen ku banonte Euni. Sikur u mbusha me fryme. Kollofita edhe ate pak qe me kishte mbetur dhe shkova para deres. I rash zilesh dhe pas 5 minutash deren e hapi e fjuara e Eunit, Huasa.

"Alll e dija qe do vije. Po te prisnim.'tha duke me hapur pak vend te kaloja, 'Iii po Xheku ishte ber tym fare mi. Duhet ti kesh marr dicka shume te rendesishme per shkak se ishte aq me nerva."fliste e fliste. Kjo eshte Huasa, mike e imja prej nje muaji, eshte shume e dashur, me pak fjal kopje e Aomit🤦🏼‍♀️.

"Huasa si eshte Euni? Dhe boll fole kaq shume."thash dhe pa folur me shume pash Eunin me nje qese me akull ne ball. Me pa mua dhe ma beri me shenje te ulesha, ndersa Huasa u largua per ne kuzhine.

"Pra do me tregosh me detaje cfare ke ber?"tha me syte mbyllur. Psheretita lehte dhe nisa:

"Atehere... ti e din shume mire se sa keq i kemi punet une dhe Xheku. Nje dite mu shkrep ne mendje qe te hakeroja kompjuterin e tij si hakmarje te vogel. Mu deshen dy dite ta beja kete gje. Qe prej asaj dite kam hapun cdo faqe, cdo dekoment te tij cdo gje qe ndodhej ne telefonin e tij. Dhe te gjitha flisnin vetem per dicka "BIZNES". Per tregtite, per nivelin, per raportin e ati viti me te kaluarin. Me pak fjale gjera te zakonshme per nje biznesmen si ai. Por pas ditesh te tera rrenim gjeta nje dosje te kuqe. Poshte saj shkruante 'virus'. Ne fillim nuk doja ta hapja ,sepse mendova qe vertet mund te ishte i tille, por kurioziteti nuk me la te qete. Tek e fundit ajo ishte shume e mire fshehur. U mundova ta hap,por pa sukses. Ishte me kod. Kisha frike se po te rrija me gjate aty ai do me pikaste prandaj bera nje kopje te dekomentit dhe e vendosa aty ku ishte origjinalja, e ate origjinalen e futa ne nje cip te cilin e fsheha. Jam marr me te qe ate dite,por pa sukses." perfundova une shfajsine time.

"Po mire ja i paske ber te gjitha keto, po mua pse sme the? Mund te te kish mbuluar me mire."tha ai komplet i qete.

"E di doja te te thoja. Por mu shkrep nje ide e cmendur qe te fusja nje virus ne kompjuterat e ter kompanise dhe ja ku jemi tani.'bylli syte dhe sapo u be gati te me fliste telefoni im si gjithmone tringelliu. E kapa dhe pash qe ne screan ishte shfaqur emri (🧸Xhekushi im❣️) veper e Aomit kjo, por tani nuk eshte momenti per te menduar per emrin e tij por se kush eshte *pas tji*.

Duke mu dridhur dora e hapa. Dukej qe ne te folur qe ishte i terbuar.
"Mafishja ime e vogel dhe zemer mire pa tregoi xhaxhi Xhekut ku eshte dosja e kuqe.'Ironia ne zerin e tij dallohej qart aq sa tu ngjethte mishin. Gjithashtu dukej qe dhembet i ka shrenguar shume aq sa mund edhe ti thyente, 'Kujtohu mafishe se c'te bera per shkak te gazetareve, imagjino c'mund te ndodh per punen e ter jetes sime. Me gjithese do marr ate qe me takon. Tek e fundit une te kam ne dore ty. Shpresoj se e more mesazhin. Dosjen, neser ne 9:00 ose..." bep...bep ...bep ma mbylli.

U ula pertok ne gjunje. Huasa erdhi me vrap drejt meje. Me ngriti dhe me uli ne divan. Euni ishte duke folur me dike ne telefon. Erdh dhe me pa pastaj foli:
"Ishte ai,apo jo?' tunda koken ne shenje pohimi 'Makinen neser do ta kesh ketu. U thash cunave te ta sjellin. Huasa, zemer coje Alénen ne nje dhome te pushoj pak. Boll eshte lodhur per sot." Huasa i buzeqeshi dhe me kapi mua nga krahu.

Me drejtoi drejt nje dhome. Mori ca roba nga dollapi dhe dolem prap nga ajo dhoma duke hyr te nje tjeter pak me tutje.

"Urdhero nderrohu dhe shtrihu. Rri si ne shtepine tende. Dera ne te djathte eshte tualeti po deshe mund te lahesh. Dhe nese ke nevoj per gje ma co nje zile dhe me ke tek dera menjehere."i buzeqesha dhe i thash qe isha shume mire.

Hyra ne banjo dhe pas nje dushi shume te rehatshem e shplodhes, dola dhe vesha rrobat qe me dha Huasa. U shtriva ne krevat dhe sapo zura vend rrehat me zuri gjumi.

Pse unë?✔Where stories live. Discover now