U ula mbi krevat dhe po mendoja nga tja nisja.Nga tja filloja..Pashe komodinen ngjitur me krevatin,dhe vendosa tja nis nga ajo.Hapa sirtarin e pare.Gjeta telefonin.Per nje moment me ngjau si nje kuti e zeze.Sa e sa gjera kish aty brenda?E mora ne dore dhe fillova te shikoj cdo gje.E cfare te gjeja? Cdo gje ishte bosh,asnje numer,asnje foto,video,ishte bosh njejt si une!E futa serish aty ku ish me pare.
Hapa sirtarin tjeter.Aty kishte make-up,byrzylyk,i mora dhe hyra te mendoj:Është ndonjera nga keto dhurate?Cilen shoqe qe kisha dikur e kish marr malli per mua?Apo asnjeren?Vec atij djalit dhe familjes time nuk erdh tjeter njeri ne spital? Po ai pse nuk u be I gjallë?Dicka duhet te kisha ne telefon.Pse ishin fshire te gjitha? Mora telefonin dhe shkova tek dhoma ku ishte familja.Hyra dhe te gjithe po me shikonin mua.Pastaj shikuan telefonin dhe kuptuan qe duhej te flisnim .Smund te me linin keshtu.
-Pse telefoni është bosh?Ashtu e lash une?
-Degjo zemër-vazhdoi mami-sic ke folur ti me psikologen,te cilen e takove ne spital,kemi folur edhe ne,disa gjera duhet ti kuptosh me kohen.
-Keshtu me tha dhe ajo...me kohen,por koha do me pres mua? Dua te them,do ndaloj koha qe un te kap ritmin e saj?
-Keto pyetje ndodhen brenda teje..ti duhet te luftosh kohen,je e forte mjaftueshëm ta besh kete.Keshtu mendoj une,babi,vellai yt..Ne regull?Kemi besim tek ti.-kjo fjali e mamit me mbushi me shprese..-Gjithashtu mendoj se je lodh mjaftueshëm sot,deshiron te flesh?Neser ke takim me psikologen.Fli e qete dhe mblidh energjite per neser.
-Ne regull,naten e mire!- dhe u nisa per ne dhome,u shtriva dhe erdh mami..Me perqafoj,me uroj naten e mire dhe iku.
Ne mengjes, me zgjoi vellai,me lajmeroi se mengjesi ishte gati,dhe se duhet te dilnim per te psikologia.U ngrita shpejt,hapa dollapin e robave dhe lindi pyetja: Cfare te vesh??
Nderkoh te tjeret po me prisnin me idene qe po dilja e une akoma sdija cfare te vesh!
-Vazhdoni ju..mund te vonohem pak..- bertita qe nga dhoma tjeter.
Menduan se sjam mire,qe po qaja apo po ndihesha keq..erdhen te dera per te pare se cpo ndodhte..Ktheva koken dhe thashe:
-Sdi cfare te vesh!
Filluan te qeshnin..ishte nje sjlleje qe gjithmon e beja..Te pakten kujtimet e kisha humbur..sjelljen jo.
YOU ARE READING
Ndjenja të njejta.
Romance"Ndjenja të njejta" flet per Dajzin e cila humb kujtesen ne moshen me te bukur,ne rini.Nje aksident fatal shkakton dhimbje,ben qe ajo te harroj shum gjera,kujtime.Harron po ashtu edhe dashurine e saj per Denin.Flet se cfare lufte ben Deni per te rik...