Part 💙💙

90 5 0
                                    

Atehere le te fillojme.Ke besim tek un qe mund tja dalim?
-Sigurisht qe kam-thash me sy qe me shkelqenin nga lumturia.
I besoja asaj gruaje,zeri saj dhe syte e saj me motivonin pa mase,e ndeja qe do me nxirte nga humnera ku isha futur.Me shkeputi nga keto ide dhe filloi te me tregonte...
-Kam marr informacion qe quhesh Dajzin,je 24 vjece,personat qe ishin me ty kur u zgjove ishin familja jote,dy muaj ke qene ne koma.
-Babi im apo jo? Dua te them burri qe mjeku me tregoj ishte babi im?
-Poo,ai ishte..
-Dhe un...un nuk e njoha,cfare femije jam keshtu?Nuk njeh femija babin e tij?-fillova te qaj..
-Nuk ke faj,per kete trysni e kisha kur te fola ne fillim,e mban mend?Fshij lotet tani,kemi shume kujtime te bukura qe duan te kalojne ne mendjen tende serish.Tani,kam mesuar se sot do te dalesh nga spitali,do te flasesh dhe me mjekun, gjithashtu do te takohemi nje here ne dy dite bashke.Je dakord? Ne varesi te situates qe do vijoje me tej do te caktojme nese shpeshtesia e takimeve do te jete me e rralle ose jo.Ndonje pyetje Dajzin?Meqe ra fjala... me pelqen emri jot!
-Faleminderit-thash duke buzeqeshur lehte-nuk kam asnje pyetje,meqe me the se gjerat duhet ti marr shtruar,ashtu do ti marr,skam cfare te bej tjeter,duhet te jem e duruar.
-Shikohet qe do kemi nje pune te mire bashke.Gjithe te mirat,dhe mos e lodh veten te kujtosh gjera,koha do ti tregoj te gjitha!
- Faleminderit,gjithashtu.
Pastaj ajo iku.. me kapi nje ankth dhe nje lumturi ne te njejten kohe.Pse lumturi do thoni ju..Epoo do te dilja nga ajo dhome qe me mbyste cdo sekond,do te filloja te behesha me mire nga sa isha,ja pse.E ankth kisha pasi do dilja nga ajo dhome si nje bebe nga barku i se jemes,pa kuptuar asgje,pa njohur asnje,por ajo qe me frikesonte me shume ishte e verteta qe doja te zbuloja,pse dhe si perfundova aty.Ah,po se harrova, doja te dija edhe per djalin qe erdhi e me vizitoi.Kush ishte ai?Pse ajo sjellje e cuditshme?Sa budallaqe jam,as zerin nuk ja degjova.Po nese sdo ta shihja me kurre? Jo,jo me tha qe do te shihemi.Si mund te zhduket ashtu?

Ndjenja të njejta.حيث تعيش القصص. اكتشف الآن