Kapitulli i trete

115 9 9
                                    

Kishte qene nje mot i ftohte dhe i lagesht.Kisha marre nje te ftohur te keqe edhe po prisja zonjen Ellen Din te me sillte darken ne menyre qe te beja ndonje bisede me te.

- Ke qene ne Greinxh per nje kohe te gjate? Gjashtembedhjete vjet apo jo?- e pyeta kur u fut ne dhome.

-Tetembedhjete. Erdha ketu kur zonja u martua edhe pasi vdiq padroni me tha te qendroja ketu si sherbyese.

Ajo ndaloi se foluri dhe dukej sikur nuk kishte deshire per biseda. Mendova se mund te ishte e zene me pune por pas nje momenti heshtje tha me ze te trishte:

- Gjerat kane ndryshuar shume.

Doja ta pyesja ne lidhje me qiradhenesin tim dhe familjen e tij. Doja te dija edhe ne lidhje me zonjushen e bukur keshtu qe nisa te pyes zonjen Din:

- Perse z.Hithklif nuk jeton ketu ne Thrashkros Greinxh? Kjo shtepi eshte shume here me e bukur edhe elegante sesa Heits. Nuk ka mjaftueshem para per ta mbajtur kete shtepi?

- Ai eshte shume i pasur.-ma ktheu.- Madje ka aq para sa te jetoje ne nje shtepi akoma me te mire se Greinxh.

- Degjova se ka patur edhe nje djale.

- Eshte e vertete. Ka vdekur.

- Pra zonjusha Hithklif eshte vejusha e tij? Nga ka ardhur?

- Po. Ajo eshte vajza e padronit tim te ndjere. Kethrin Linton ka qene emri i saj i vajzerise.E kam rritur vete te gjoren.Do doja qe z.Hithklif ta sillte serish ketu.

-Si the? Kethrin Linton?- thashe i habitur. Megjithate isha i sigurte se nuk ishte e njejta me fantazmen Kethrin.- Pra pronaret e dikurshem te Greinxhit e kishin mbiemrin Linton.

-Po ata kane qene.

- Po ai Heraton Ernshau kush eshte? Ka ndonje lidhje me Hithklifin?

- Jo, ai eshte nipi i te ndjeres zonjes Linton. Eshte kusheriri i vejushes. Edhe burri i saj ishte kusheriri i saj nga ana e babait. Z.Hithklif ka qene i martuar me motren e te ndjerit zotit Linton.

- Pashe mbiemrin Ernshau te gdhendur ne Heits. Jane nje familje e vjeter?

- Nje familje mjaft e vjeter. Heratoni eshte i fundit i familjes ashtu siç eshte edhe Kethi e fundit e Lintoneve. Dua t'ju pyes e pate kur shkuat ne Heits? Si ishte ajo?

- Zonjusha Hithklif? Ajo dukej mire edhe shume e bukur por nuk dukej shume e lumtur.

- Sigurisht qe nuk eshte e lumtur. Si tu duk padroni?

- Nje burre i serte. Besoj eshte pjese e karakterit te tij.

- I ashper si nje shkemb. Sa me pak te ngaterrohesh me te aq me mire eshte.

- Di ndonje gje per historine e tij?-e pyeta tere kureshtje.

- Ai eshte si nje kuku*. E di tere historine perveçese prejardhjes se tij edhe se si u be i pasur. Heratoni eshte trashgimtari i vertete i Heits. I shkreti nuk e di si ia kane hedhur.

- Do ishte nje kenaqesi per mua nese do qendronit ketu edhe te me tregonit gjithçka.

- Sigurisht zoteri.Keni marre nje te ftohur, rrini sa me ngrohte-tha ajo edhe u largua per pak nga dhoma duke u kthyer me pas me nje kanister me gjilpera edhe penj e nisi te qepte. U rehatuam mire edhe me pas nisi te me tregonte historine.

Tregimi i Nellit

Perpara se te vija ne Greinxh e kam kaluar tere jeten ne Uthering Heits. Mamaja ime ishte mendesha e Hindlit Ernshau qe eshte edhe babai i Heratonit. Une kisha te njejten moshe me te edhe luanim bashke, per mua ishte si nje vella. Nje dite vere mbaj mend zoti Ernshau zbriti poshte dhe lajmeroi se do shkonte per ne Liverpul.

- Çfare doni qe t'ju sjell? Vetem te jene gjera te vogla se do me duhet te eci.

Hindli tha se donte nje violine, Kethrin qe ishte gjashte vjeçe ne ate kohe donte nje kamzhik per kuajit.Nuk me harroi mua, kishte nje zemer te mire edhe pse ishte i ashper ndonjehere. Me premtoi qe do me sillte molle dhe dardhe edhe pasi puthi femijet u largua.

Per tre dite pritem ardhjen e tij. Zonja Ernshau na tha se do vinte ate mbremje.Shkoi vone por ne qendruam zgjuar edhe rreth ores njembedhjete degjuam porten te hapej.

- Jam i vdekur!- tha zoti Ernshau duke hapur pallton e vet.- Grua shiko kete, duhet ta pranojme si nje dhurate nga Zoti edhe pse ka nje lekure aq te erret saqe duket sikur eshte dhurate nga djalli.

U mblodhen te gjithe rreth tij. Perballe nesh qendronte nje djalosh i palare, i veshur me rrecka, me floke te zinj. Dukej moshatar me Kethrinen duhet te ishte ne gjendje te fliste, megjithate perseriste po te njejtat fjale te pakuptueshme per ne.Zonja Ernshau u zemerua edhe ishte gati per ta perzene edhe e pyese se si kishte mundur te sillte nje mistrec si cigan ne shtepi kur kishin femijet e tyre per tu kujdesur. Padroni nisi te shpjegonte se e kishte gjetur te vetem ne Liverpul edhe se kishte kerkuar ngado per familjen ose padronin e tij po askush nuk e njihte keshtu qe kishte vendosur ta merrte me vete.Zoti Ernshau me urdheroi qe ta laja edhe ta vendosja te flinte me dy femijet*. Hindli dhe Kethi nisen te pyesnin per dhuratat dhe z.Ernshau tha se i kishte humbur. Kethi u merzit shume edhe nga inati peshtyu mbi djaloshin gje qe e zemeroi z.Ernshau qe i dha nje shuplake.

Femijet nuk e pranonin ne krevatin e tyre keshtu qe i thashe te flinte te shkallet duke shpresuar se te nesermen do kishte ikur. Mirepo djaloshi kishte gjetur dhomen e Ernshauve edhe zoteria u zemerua shume me mua saqe me perzuri. Megjithate pas disa ditesh me tha te kthehesha serish edhe mora vesh qe djali tani kishte nje emer. E kishin quajtur Hithklif emri i nje femije te vdekur te familjes edhe e mbante edhe si emer edhe si mbiemer. Tashme Kethi edhe ai ishin bere shoke kurse Hindli e urrente, ç'eshte e verteta edhe une e urreja.

Ishte nje femije i zymte dhe i duruar ndoshta dikur e kishin keqtrajtuar. I duronte grushtet i Hindlit pa nxjerre asnje pike lot edhe pickimet e mia nuk ishin asgje per te. Kur e mori vesh z.Ernshau u zemerua shume , ne fakt dukej ta kishte shume perzemer Hithklifin.Pas dy viteve zonja Ernshau vdiq edhe gjerat ishin po njesoj. Hindli mendonte se Hithklif tashme i kishte zene vendin dhe se babai nuk donte t'ia dinte me per te. Ai ishte ndryshe nga dy femijet e tjere. Mbaj mend kur u semruen me li edhe une u kujdesa per ta. Hithklifi ishte i urte si qengj kurse Kethi edhe i vellai me lodhen vertet shume. Me kalimin e kohes sillesha me mire me te keshtu qe Hindli u be i vetmi qe e urrente megjithate serish habitesha pse zoti Ernshau e donte kaq shume.

Mbaj mend njehere qe u bleu dy meza. Mirepo mezi i Hithklifit u semur pas pak kohesh keshtu qe donte te merrte ate te Hindlit.

- Me jep kalin tend ose do i them babait tend se si me ke rrahur kete jave. Do i tregoj te nxirat qe kam ne krah.

Hindli i nxorri gjuhen edhe i terhoqi veshin.

- Ma jep tani.-kembenguli.

- Zhduku qen!- i bertiti Hindli duke e kercenuar me nje peshe hekuri qe e perdornim per te peshuar patatet.

- Pa hidhe. -ia ktheu duke qendruar pa levizur.- Kam per t'i thene edhe per kete edhe ke per ta pare se ç'do te te beje.

Hindli e hodhi peshen edhe e qelloi ne kraharor. Ai ra pertoke po u ngrit menjehre duke marre fryme me veshtiresi dhe i zbehte. Te mos ishte per mua do kishte shkuar menjehere te padroni edhe do i kishte thene gjithçka.

- Merre mezin tim cigan. Thefsh qafen lypsar i dreqit. Shko djall.

Hithklifi shkoi te merrte kafshen nga stalla. Me pas e binda qe te thoshte se te nxirat i kishte nga shetitja me kal. Ai ankohej rralle ne fakt, isha e bindur qe nuk kishte nje shpirt hakmarres. Ne te vertete isha gabuar.

Kuku-Lloj shpendi qe ben vezet ne folete e zogjve te tjere duke prishur vezet e tyre e duke i zvendesuar me te vetat.
...te flinte me femijet...- ne ate periudhe ishte e zakonshme qe femijet te flinin ne te njejtin krevat.

Sa here te shikoni kete simbol *** tregon se rrefyesi ndryshon.Ellen Din ose Nelli eshte rrefyesja kryesore megjithate ndryshon ne disa momente.

Lartesite e StuhishmeМесто, где живут истории. Откройте их для себя