Kapitulli i katert

96 4 3
                                    

Me kalimin e kohes shendeti i zotit Ernshau filloi te perkeqesohej. Ai kishte qene gjithnje energjik dhe nuk semurej asnjehere por forcat e lane papritur. Zemerohej pa arsye, ishte tere kohen i inatosur edhe kur asgje nuk ndodhte. Nderkohe zenkat mes Hindlit dhe Hithklifit nuk kishin te sosur gje qe e merzisnin shume padronin. Disa here Hindli e rrahu Hithklifin edhe kur padroni ishte i pranishem keshtu qe vendosi ta çonte Hindlin ne nje kolegj duke thene se ishte nje femije i prapte edhe nuk kishte per te mesuar kurre nese do vazhdonte te qendronte ne shtepi.

Shpresoja me gjithe zemer qe tashme te kishim paqe. Ndihesha keq qe z. Ernshau bezdisej nga prania e femijes se vet saqe ta shpinte larg shtepise. Z. Ernshau gjithnje e mbante Hithklifin me te mira edhe e veçonte nga femijet e tjere. Nderkohe edhe Kethrin nuk rrinte asnjehere ne nje vend, ishte gjithnje duke vrapuar, shpesh behej e padurueshme, fliste, qeshte edhe kendonte tere kohen. Kishte nje buzeqeshje te embel dhe ishte shume e lidhur me Hithklifin. Denimi me i madh qe mund t'i jepnim ishte ta ndanim prej tij. Ishte nje mistrece tere diten edhe naten kerkonte falje per tere çamarroklleqet e saj.

- Jo Kethi.-i thoshte shpesh i ati.-Je me keq se vellai yt.Shko edhe bej lutjet edhe kerko falje.

Ne fillim qante por me pas qeshte me te madhe kur i thoja te kerkonte falje. Me pas nje mbremje tetori edhe zoti Ernshau na la ulur ne kolltukun prane zjarrit.

Me kujtohet, frynte nje ere e forte megjithate nuk ishte ftohte.Ishim te gjithe se bashku, une po qepja kurse Xhozefi po lexonte Biblen. Kethi ishte pak semure, te pakten nuk ishte aq e levizur ate dite kurse Hithklifi po rrinte ulur ne dysheme duke mbeshtetur koken ne preherin e saj. Padroni ishte i ulur afer zjarrit.

- Pse nuk behesh nje vajze e mbare Kethi?- mbaj mend t'i thoshte teksa i perkedhelte floket. Ajo ktheu koken nga ai edhe iu pergjigj:

- Pse nuk jeni gjithnje i mire baba?

E pa qe ai u merzit disi keshtu qe i puthi doren edhe i premtoi se do i kendonte nje ninulle. Filloi te kendonte ngadale derisa ai ia leshoi doren edhe koka iu leshua. I thashe Kethit mos te bente me zhurme qe mos ta zgjonte edhe te tere qendruam urte. Me pas Xhozefi u ngrit edhe tha se ishte koha te thoshnim naten e mire. Ai shkoi drejt padronit edhe e preku ne shpatull por ai nuk levizi. Me pas mori nje qiri ta shihte me mire. Une u thashe femijeve te shkonin lart edhe te shtriheshin pasi e dija qe diçka nuk shkonte por Kethi nuk pranoi.

- Duhet t'i them babit naten e mire.- tha ajo duke shkuar drejt tij e duke e perqafuar perpara se te mundesha ta ndaloja. 

E shkreta vajze e kuptoi menjehere qe ai nuk ishte me edhe nisi te bertiste.

- Ka vdekur, Hithklif! Ka vdekur!

Edhe te dy nisen te qanin. Edhe une nisa te qaja ne heshtje kurse Xhozefi tha se nuk duhej ta benim pasi ai tashme ishte ne parajse. Ai me tha te shkoja ne qytezen e Xhimertonit per te thirrur doktorin edhe priftin. Vesha pelerinen edhe eca permes shiut edhe eres. Doktori erdhi me mua kurse prifti do vinte te nesermen.Me pas shkova ne dhomen e femijeve qe nuk kishin fjetur ende por ishin me te qete edhe po ngushellonin njeri-tjetrin. Une isha e tepert ne ate bisede te pafajshme mes tyre edhe teksa i shihja u luta qe t'i shikoja gjithnje se bashku.

Hindli u kthye ne shtepi per varrimin e te atit. Ajo çka na habiti me se shumti ishte se ishte martuar edhe kishte sjelle edhe gruan me vete. Asnjehere nuk na tha si ishin njohur edhe se nga vinte vajza. Mua me dukej paksa budallaqe me tha te vija ne dhomen e saj edhe pse duhej te kujdesesha per femijet. Dridhej e tera edhe pyeste vazhdimisht:

- A kane ikur?

Me pas nisi te bente si histerike edhe e pyeta çfare kishte. Me tha se nuk e dinte por qe kishte shume frike nga vdekja. Ajo ishte e re por e dobet syte e saj shkelqenin si diamande. E vura re qe kur ngjiste shkallet merrte fryme me veshtiresi edhe kollitej shpeshhere. Hindli kishte ndryshuar pergjate ketyre tre viteve qe nuk kishte qene ne shtepi.Ishte rritur shume fliste edhe vishej shume ndryshe. Qe diten e pare qe erdhi me tha mua edhe Xhozefit qe te rrinim ne kuzhine qe ketej e tutje pasi e donte shtepine per vete. Gruaja e tij kenaqej nga gjerat me te vogla edhe ishte e lumtur kur pa qe kishim nje oxhak te mire. U gezua shume kur mori vesh qe Hindli kishte edhe nje moter te cilen e puthte edhe i jepte dhurata.

Lartesite e StuhishmeDonde viven las historias. Descúbrelo ahora