Kapitulli i peste

76 6 14
                                    

Kethrina qendroi per pese jave te Lintonet deri per Krishtlindje. Kyçi i saj ishte sheruar si dhe sjellja e saj kishte ndryshuar shume. Ne vend qe te na vinte ne shtepi nje çamarroke qe hidhej sa andej kendej, mbi kal qendronte nje zonjushe e vertete me floket brune me onde qe dukeshin poshte kapeles me pende si dhe kishte veshur nje mantel te gjate qe e mbulonte te teren.Hindli e ndihmoi te zbriste nga kali.

- Pa shiko Kethi sa e bukur je bere! Izabela Linton as nuk mund te krahasohet me ty, si mendon Frans?

- Izabela nuk ka bukurine natyrore te Kethit.-iu pergjigj e shoqja.-Megjithate duhet te bejme kujdes mos terbohet serish tani qe u kthye.Ellen ndihmoje pak me gjerat e saj.

I hoqa mantelin edhe nen te ishte fshehur nje fustan i mrekullueshem me kuadrate si dhe kepuce te llustruara. Syte e saj shkelqenin nga gezimi edhe kur qente iu afruan ajo u largua disi pasi nuk donte te bente pis fustanin. Mua me puthi me delikatese, nuk me perqafoi pasi isha e tera ne miell duke qene se po beja embelsirat e Krishtlindjes dhe me pas shikonte ngado per Hithklifin.Nderkohe çifti i bashkeshorteve Ernshau mendonte se tashme ata te dy ishin ndare njehere e mire. 

Hithklifi nuk po dukej gjekundi. Gjate kohes qe nuk kishte qene Kethrina ishte bere akoma me i pakujdesshem. Ai rrinte pa lare edhe pse perpiqesha ta bindja te lahej njehere ne jave, rrinte me rrobat tere pluhur dhe i mbante floket e dendur te pakrehur. 

- Ku eshte Hithklifi?- pyeti Kethrina duke hequr dorezat edhe duke treguar duart e saj qe ishin bere te bardha e te pastra pasi nuk kishte bere asgje e kishte qendruar mbyllur ne Greinxh.

- Mund te vish Hithklif.- tha Hindli me tallje duke shijuar sikletin qe duhet te ishte duke ndiere.-Eja uroi mireseardhjen Kethit si te gjithe. Kethi arriti ta dallonte Hithklifin aty ku ishte fshehur edhe vrapoi qe ta perqafonte, e puthi shtate ose tete here ne faqe pastaj ndaloi edhe u terhoq pas per ta pare me mire e nisi te qeshte.

- Sa i piset edhe inatçi qe dukesh. Edhe sa i zymte. Mos me ke harruar?

- Shkembeni duart Hithklif.-i tha Hindli serish duke e tallur.

- Nuk dua!-u pergjigj djali me se fundi.- Nuk pranoj te me tallin!

- Nuk doja te qeshja me ty.- iu pergjigj Kethi.- Nuk u permbajta. Jepi shkembejme duart nuk ke pse te jesh kaq i ngrysur. Nese lahesh edhe kreh floket do dukesh mire. Je shume i piset.

Ajo pa me vemendje duart e tij te pista si dhe fustanin pasi kishte frike mos e kishte ndotur kur perqafoi Hithklifin.

- Mos te me kishe prekur.-u pergjigj duke mbuluar duart.- Do rri i piset sa te dua, me pelqen te jem i piset.

Ai u largua menjehere duke i lene padronet te kenaqur kurse Kethrinen te shqetesuar pasi nuk e priste nje reagim te tille.

Pasi poqa torten e festes edhe e zbukurova shtepine me rastin e Krishtlindjeve u ula dhe nisa te kendoja disa vjersha. Nderkohe çifti Ernshau dhe Kethi po pergatisnin dhurata per Lintonet si shenje mirenjohje per miresine qe treguan. Ata ishin ftuar per darke te nesermen ne Uthering Heits edhe kishin pranuar me nje kusht nga zonja Linton:djali i prapte duhet te rrinte sa me larg femijeve te saj. Une shtrova tavolinen edhe kujtoja te ndjerin Ernshau kur ne Krishtlindje me dhuronte gjithnje nje monedhe, me pas kujtoja sa shume e donte Hithklifin edhe tani qe ai nuk ishte me i shkreti ishte katandisur si mos me keq. U ndieva e plogesht edhe mendova se mund te beja diçka per te keshtu qe shkova ta kerkoj. 

E gjeta afer nje kal poni ne stalle te cilen po e ushqente.

- Nxito me kete pune qe ke Hithklif.-i thashe.- me ler te te rregulloj per darken perpara se te dale Kethi. Do uleni bashke edhe do flisni deri sa te flini.

Lartesite e StuhishmeOnde histórias criam vida. Descubra agora