Kapitulli i nente

55 6 12
                                    

Ndonjehere zgjohesha nga gjumi edhe ngrihesha nga shtrati.Mendoja per Hindlin edhe doja ta mblidhja guximin e te shkoja tek ai e t'i thoja se si njerezit benin thashetheme per te edhe veset qe kishte. Njehere teksa po shetisja shkova ne kryqezimin e rrugeve pergjate shqopistes ku kishte nje tabele qe thoshte U.H ne nje ane edhe Th.G ne anen tjeter qe korrespondonin me emrat e shtepive.Dielli ndriçonte edhe me vinte ne mendje vera dhe nuk e kuptoja pse nisa te kujtoj femijerine. Aty kishte qene dikur vendi im dhe i Hindlit kur ishim te vegjel dhe luanim njezet vite me pare.Gropa ishte ende e mbushur me gure te vegjel dhe guacka qe mblidhnim. Ne ate moment mu duk sikur perballe meje kisha Hindlin femije qe mbante ne dore nje lopate te vogel e germonte.

-I shkreti Hindli.-thashe pa e kuptuar.Mu duk sikur femija me pa ne sy edhe me pas u zhduk. Ndjeva se duhet te shkoja menjehere ne Heits, ajo qe pashe duhet te ishte nje shenje vdekje! Sa me shume qe i afrohesha shtepise aq me shume frikesohesha. Ne gardh pashe nje femije te vogel,ishte Heratoni im!Kisha dhjete muaj pa e pare.

-Zoti te bekofte!-thashe duke qare.-Heraton,jam une Nelli.Kam ardhur te takoj babain tend.

Djali mori nje gur edhe e hodhi drejt meje duke kapur kapelen time e nisi te shante.Me kishte harruar edhe zemra mu thye ne ate moment. Nxorra nje portokalle nga xhepi edhe ia afrova.

-Kush t'i ka mesuar ato fjale? Mesuesi?

-Ne djall ai, ma jep portokallen.

-Kush kujdeset per ty,kush te meson?-e pyeta.

-Babi i keq.Ai nuk rri me mua se une shaj.

-Kush te meson te shash?

-Hithklifi.Ai me pelqen.

-Nuk po meson te lexosh e te shkruash?-e pyeta.

-Jo Hithklifi nuk e le mesuesin te vije,thote se do ia thyeje dhembet nese afrohet.

I dhashe portokallen edhe i thashe t'i thoshte te atit se nje grua e quajtur Ellen Din deshironte ta takonte.Ai u fut ne shtepi po ne vend qe te dilte Hindli erdhi Hithklifi keshtu qe vrapova sa me shpejt te mundesha qe mos t'i flisja. 

Hithklifi vazhdonte me vizitat ne Greinxh. Njehere teksa Kethi po ushqente pellumbat pashe nga dritarja Hithklifin me Izabelen.Ai e pershendeti por me pasi nisi te shihte rreth e rrotull shtepise. Me pas ai i tha diçka edhe ajo u skuq edhe u mat te ikte por ai e kapi nga krahu edhe e ktheu me fytyre nga vetja edhe i tha serish diçka.Pa serish nga shtepia edhe pastaj pati paturpesine ta puthte fort.

-Tradhtar!Je nje hipokrit!- bertita.

-Kush eshte Nelli?-degjova Kethin te thoshte. Isha shume e perqendruar tek Hithklifi saqe nuk e ndieva te hynte.

-Ai shoku yt mashtures.Na paska pare,po vjen brenda.

Kethi pa qe Izabela u nda nga ai edhe vrapoi ne kopsht kurse Hithklifi hyri brenda. Kethi me tha te rrija urte edhe pse doja t'i shprehja tere inatin qe kisha.

-Hithklif ç'po ben? Te thashe ta lesh Izabelen rehat,pse nuk me degjove? 

- Po ti ç'problem ke?-hungeriu ai.-Kam tere te drejten qe ta puth,nuk jam burri yt, nuk ke pse te jesh xheloze.

-Meqe e pelqeke Izabelen pse nuk martohesh me te? Po ti nuk e pelqen ate apo jo?Jam e sigurt qe jo.

- Zoti Linton nuk do lejonte qe te behej kjo martese apo jo?-nderhyra une.

-Edgari duhet ta lejoje.-ma ktheu zonja.

- Nuk me duhet leja e tij.-tha Hithklifi.-Edhe meqe jemi ketu duhet te t'i them ca gjera Kethrin. Dua qe ta dish qe me ke trajtuar ne menyre te temerrshme.Nese mendon se disa fjale te mira do me bejne te ndihem mire e ke shume gabim, nese mendon se nuk do hakmerrem ke per ta pare se do ta bej.Shume faleminderit qe me the per ndjenjat e Izabeles,kam per ta shfrytezuar deri ne fund kete gje.

Lartesite e StuhishmeDonde viven las historias. Descúbrelo ahora