•28•

516 44 118
                                    

Nje vit me vone

Nje vajze e bukur, e veshur me nje kostum te bardhe, me nje qese plot me embelsira ne dore qendronte mes te thirrurave me gezim te femijeve te vegjel.

-Motel Alola dua plap embelcire una. -tha nje vajze e vogel me floke te zeza dhe sy bojeqielli  e veshur me nje fustan me lule.

-Ele una dua plap.- tha nje tjeter femije.

-Kalamaja silluni mire se ka per te gjithe. - tha Arjola.

Po qendronte e rrethuar nga femijet te cilet ja shtonin jeten.

            JETIMORJA ROHELIO

Lexohej ne krye te nderteses e cila ishte e lyer te tera me te bardhe. Rrethohej kudo nga lule shumengjyrshe dhe peme te porsa mbjella ndersa anash saj ndodhej nje kend i vogel me lodra per femijet. Tashme enderrat e Rohelios ishin bere realitet. Cdo gje ne listen e tij ishte ndertuar. Tashme ate jetimore ku ndodhej Arjola e kishin gjalleruar femijet e vegjel. Prane jetimores ndodhej edhe konvikti me mesuesit me te mire dhe secilit femije i ishte hapur nje llogari bankare me nje shume te konsiderueshme parash per pas moshes 18 vjec.

Kishte kaluar nje vit nga vdekja e Rohelios. Dhimbja nuk i ishte shuar, por ishte mesuar te jetonte me te tashme. Nje vit pa pare as edhe nje dite te vetme Aradin. Dashuria vetem ishte rritur per te, sado qe mundohej ta shuante.

Sot kishte vendosur te shkonte dhe te vizitonte trashegimine qe i kishte lene Inori. Kishte gjetur paqe me veten dhe ishte gati per te shkuar atje.

_____________________
___________________________

Ndodhej perballe saj. Ne hyrje ishte vendosur nje tabele ku shkruhej '' SHTEPIA E HENES''. E kalon pragun e portes  me dyshim dhe perballe i del  nje shtepi ne trajte gjysme hene. Dera e saj, dritaret ishin ne forme gjysme hene . Ishte e lyer ne ngjyre te argjende me shkelqim saqe te jepte ndjesine qe ndodheshe me te vertet ne hene, ama Arjola ndjeu ftohte. Perballe saj filloi te kishte ftohte. Kishte ardhur e veshur vetem me nje kostum te holle ngjyre bojeqielli qe pershtatej kaq mire me ngjyren e shtepise.  Njeren dore e kishte ne xhep dhe po shterngonte celesat. Me teper se ndjenje kishte kureshtje per te hyre ne ate shtepi. Kureshtja po e shtynte te hynte. Thua se cdo te gjente. Nxjerr celesin hap deren, por veren se ajo qendronte e hapur. Thua qe Inori ta kishte lene te hapur qe nga hera e fundit qe kishte qene ketu? Futen brenda dhe priste te nuhaste arome ajri te ndenjur, por ne fakt ajri ishte i fresket. Vendi nuk ishte i pluhurosur, por i sapo pastruar. Po e verente me kureshtje cdo cep te shtepise. E tere shtepia edhe nga brenda ishte e lyer me ngjyre te argjende. Cdo gje aty brenda, cdo mobilie ishte bardhe e zi. Shija e Inorit po i bente pershtypje.  Shtepia nga jashte ishte e argjende ndersa nga brenda kishte dhe te zeze, si njeriu. Cdo njeri duke engjell nga pamja e jashtme, por nga brenda ka edhe anen e tij te erret qe ne se shohim dot. Edhe te Hena ne shohim vetem anen e bardhe te saj, askush prej nesh se ka pare anen e saj te erret prandaj te gjitheve na duket e bukur dhe te gjithe genjehemi madje i shprehemi edhe asaj. A thua e kishte menduar Inori dicka te tille ne dekorimin e kesaj shtepie? C'mund ta kishte shtyre valle Inorin te ishte e tille, te behej kaq mizore? E sigurt ishte qe dicka mizore e ben njeriun mizor.

Vashdonte te  ecte neper dhoma te ndryshme te shtepise duke pare gjithe kureshtje se si e bardha ishte kombinuar me te zezen ne harmoni dhe duke menduar. Futet te dhoma e Inorit. Aty s'te zinte syri qofte edhe nje grimce te vogel bardhesie, vetem erresire si vete shpirti i saj. Papritur degjon nje zhurme... edhe nje tjeter... nxjerr armen e saj dhe nuk leviz nga dhoma, por qendron ne gatishmeri. Ne deren e hapur te dhomes nxin hija e dikujt...

-Rohel... Rohelio?! - e shqiptoi emrin e tij ne mermerime.

Alica_Wells  adelajda1  u cua nga varri Rohelio.

InaQershori this part is all for u🥰

''𝒩𝓊𝓀 𝒹ℴ𝒿𝒶...💔''Where stories live. Discover now