•33•

537 43 27
                                    

Tashme ndodheshin se bashku ne makine. Pas shume kembenguljeve Aradi ja kishte dale ta merrte Arjolen me vete. Jo se Arjola nuk donte, por ndihej cuditshem. Ndihej cuditshem qe ishte prape me Aradin. I dukej nje enderr. Enderr e cila s'donte te mbaronte kurre. Ishte mesuar vetem me lot, vuajtje, zhgenjime dhe kishte harruar se si eshte te jesh e lumtur. Domosdo qe do i vinte cudi tashme ta shihte veten e saj te lumtur. Prej kohesh lumturia  per te kishte mbaruar.

Tere rruges kishte ndenjur pa folur asnje fjale gje e cila nuk ishte ne tipin e Arjoles. Aradi se kishte ngacmuar. E dinte se dhimbja e ndryshon njeriun. E ben me te pandjeshem. Te akullt. Te ngurte. E dinte se pavarsisht se Arjola e donte asgje s'do kthehej si me pare sa hap e mbyll syte. E dinte se ajo ishte e thyer. Edhe ai ishte i thyer. Gjerat e thyera nuk ngjiten, por ne mund te krijojme te reja. Ate donte tashme Aradi. S'donte qe gjerat te ktheheshin si me pare. Donte nje fillim te ri me Arjolen dhe jo aty ku e lane, por thjesht nje fillim te ri per ato te dy.

Kur mberriten ne shtepi ishte mbremje. Aradi e kishte derguar ne nje shtepi ne pyll larg cdo gjeje. Do ishin vetem ai Arjola dhe natyra.

-Shpirt je e uritur? - e pyeti Aradi ndersa ajo e pa per pak sekonda dhe levizi koken ne shenje mohimi.

-Te bej nga nje kafe atehere? - serish asnje pergjigje, por thjesht nje levizje koke mohuese.

-Atehere mendoj se cokollatat s'do i refuzosh apo jo?- kete here levizja mohuese e kokes u shoqerua edhe me nje buzeqeshje nga ana e saj. Aradi u dorezua.

-Cfare ke Arjola? - e pyeti me ne fund.

-E di...? - tha ajo,- sot e nje vit me pare e sigurt qe do kem qene ne ndonje cep te dhomes duke qare. - tha ajo me syte me lot, por me nje buzeqeshje qe shprehte lendim dhe jo lumturi.

Cdo fjale e thene nga Aradi tani do dukej pa lidhje dhe e tepert. Ne fund te fundit ishin lendimi dhe sherimi i njeri-tjetrit.

Thjesht u afrua prane saj dhe e mori ne krahet e tij. Koka e saj u mbeshtet te zemra e tij nderkohe lotet qe i rridhnin arriten ta deportonin bluzen dhe ngrohtesia e tyre te digjte lekuren  e tij.

-Cdo nate isha me ty ne enderrat e mia. Ne enderr ti me doje. Ne enderr ti me puthje. Ne enderr ti nuk u largoje. Ne enderr ti ishe prane meje ja si tani. S'doja te zgjohesha kurre nga ato enderra. Tashme realiteti me lendonte cdo dite e me shume. Shkendija e vetme per mua ishin enderrat. Jetoja qe te enderroja cdo nate ty. - fliste duke qare ajo.

Lotet vashdonin me te njejtin ritem. Edhe pse ishin lote. Disa pikla te vogla ne dukje te padukshme dhe te pavlera per disa, ato digjnin aty ku binin.

Aradi rrinte ne heshtje. Nuk mundej te fliste. Po e vuante cdo gje nga brenda. Syte e tij nuk ishin me lot, por shprehnin lendim.  Tregonin qarte dhimbjen e shkaktuar nga ajo zgjedhje qe kishte bere para nje viti. Per t'mos i shkaktuar plage fizike pa dashur zgjodhi t'i shkaktonte plage shpirti. Qe ajo t'mos vdiste fizikisht pa dashur e la te vdiste shpirterisht.

E keqja me e madhe na vjen nga njerezit nuk zgjedhin te jene te mire ose te keqinj. Nuk mund t'u besh mire te gjitheve pa lenduar dike.

Arjol.... -foli me ne fund Aradi.

-Shhhhhhhhh.... Arad... kaloi... jemi bashke tani. - tha Arjola dhe u afrua prane tij duke bashkuar ballin e saj me tijin. Arrinin te degjonin rrahjet e zemres se njeri-tjetrit. Buzet e tyre kishin prekur njera-tjetren, por s'po putheshin  derisa Aradi i puthi buzet e saj sikur te ishte hera e fundit.

Helloooo  si jeniii? Pushime te mbara per ato qe  e mbaruan shkollen sot.  Dua shume shume shume t'u njoh edhe juve qe lexoni historine time sidomos Alica_Wells  adelajda1  InaQershori  ndersa Redi_ola  __itsanonim__  Queenharley2u  dhe IDDAAA__ i njohhh.

''𝒩𝓊𝓀 𝒹ℴ𝒿𝒶...💔''Where stories live. Discover now