-Pra, Leira, si t'u duk filmi? -ajo shfryu e zhgënjyer ndërsa ai filloi të qeshte.
-Të vërtetën? Nuk më pëlqeu fare. Edhe më thua mua pastaj që shoh përralla. Njerëz ujq? Vampirë?
-Ato nuk janë përralla. Janë mite. Njerëzit e lashtë kanë besuar në gjëra të tilla.
-Edhe fëmijët besojnë në përralla, -ndaloi hapin dhe u kthye nga ai. -Njësoj janë.
-Nuk janë njësoj. Unë mund të ta krijoj një përrallë në moment, -protestoi ai.
-Edhe unë mund ta krijoj një mit. Është e thjeshtë, të gjitha janë fantazira të njeriut.
-Po, por miti do të kalojë disa breza me rradhë që të quhet i tillë. Duhet të fillosh të shohësh më shumë filma të tillë; fantazi, horror, paranormal. Ke një jetë të mërzitshme Leira.
-Më mjafton një i dashur i fiksuar pas filmave. Unë po qëndroj me librat, -i kapi dorën dhe mbështeti kokën në shpatullën e tij. -Edhe ti ke një jetë të mërzitshme, Deklan.
-Librat e përrallave, -tha sërish ai. -Dhe mos më thuaj që nuk ishte përrallë. Hirushja moderne? Si mund të mos jetë përrallë kjo.
-Pikë së pari, Hirushja moderne ishte film, edhe e dyta, nuk ishte përrallë. Është një histori dashurie midis dy adoleshentëve që hasin shumë pengesa derisa përfundojnë bashkë.
-Kot, -shprehia që bëri në fytyrën e tij e linte të qartë se sa pikëpamje të ndyshme kishte me Leiran. -Shiko të të them unë një histori të bukur romantike: një vajzë vampire dhe një djalë i thjeshtë bien në dashuri.
-Si Hotel Transilvania? -ai i ra ballit me dorë ndërsa ajo filloi të qeshte.
-Hotel Transilvania është për fëmijë. Nuk po flas për filma të animuar.
-Çfarëdo të thuash Deklan, nuk më pëlqejnë filmat me ujqër dhe vampirë.
-Ti nuk e di se çfarë po humbet. Tek e fundit, më shumë mundësi kanë të ekzistojnë këto, sesa shtrigat e përrallave.
-Nuk...
-E di, e di, nuk shikon përralla. E zëmë se kjo është e vërtetë, -ajo ndrydhi vetullat dhe ai e afroi pranë vetes.
-Të urrej ndonjëherë, -i tha duke u munduar t'i mbante inat.
-Edhe unë të dua, -iu përgjigj ai dhe e puthi në ballë. Ajo e vuri re mënyrën se si ai po e shihte.
-Pse po më shikon? -ai bëri një mimikë si të çuditej nga kjo pyetje.
-Është e ndaluar të shoh të dashurën time? -ajo tundi kokën në shenjë mohimi.
-Jo, jo, u shpreha gabim. Po më shikon ndryshe. E njoh këtë lloj shikimi. Dëshiron të më thuash diçka?
-E di që do tingëllojë çuditshëm, por...
-Deklan, po më shqetëson. Ka ndonjë gjë që nuk shkon? -vuri re sjelljet e çuditshme të tij.
-Leira, duhet të të bëj një pyetje, -tha me seriozitet në fytyrë, e pa në sy dhe i kapi duart. -A do më doje njësoj po të isha njeri ujk ose vampir?
Ajo i shkëputi duart dhe shpërtheu në të qeshura, e menjëherë pas saj, edhe ai.
-Je shumë i poshtër, më ngrive gjakun, -i ktheu kurrizin.-S'më ktheve përgjigje, -e përqafoi nga pas, duke i vendosur duart në bel.
-Po, do të të doja njësoj, edhe pse këto budallallëqe ekzistojnë në kokën tënde.
-Tani mund të vdes i qetë, -ajo u kthye menjëherë nga ai dhe i vuri dorën në gojë.
YOU ARE READING
5 shtigje të humbura
FantasyLeira asnjëherë nuk e kishte parashikuar se çfarë kthese do të merrte jeta e saj pas vdekjes së personit më të shtrenjtë për të. E ndodhur tashmë midis ndjenjave dhe një fati të pashmangshëm, dashur pa dashur asaj i duhet të përballet me sfidat që d...