Kur e perqafonte mbeshteste koken te ajo. Midis kraharorit tij dhe qafes saj krijohej nje hapesire e vogel, e bute. Nje hapesire si ajo qe le toka per shiun kur bie, per ta pritur dhe me pas per ta thithur. Nuk do deshironte kurre ta linte ate hapesire, ku ndihej i kuptuar dhe i sigurt.
Ndoshta ishin engjej por vetem me nje flater, mund te ngriheshin lart vetem te bashkuar. Do rrinte ashtu per gjithmone, edhe sikur ajo te ishte nje kaktus dhe ai nje tullumbac.
