Ndoshta kur nuk ekzistonte celulari mungesa dikujt ndihej me shume. Ndoshta i tregonin me shume njeri tjetrit.. ndoshta nje foto ishte nje dhurate e rendesishme. Nje fjale e urte kineze thote "nje dite, tre vjeshta", per te treguar sa shume ndihet mungesa e nje personi, per te treguar se nje dite peshon si tre vite. Deri sa te vazhdoni te pelqeheni, te mungoheni, te kerkoheni me njeri tjetrin nuk do te jete kurre gabim, nuk do te jete kurre mjaftueshem. Po te te shkruaja qe me mungon do me plasnin duart, ndersa po te ta thoja goja. Per ironi te gramatikes quhet "munges" dhe eshte shpesh here prezente.
