Thone qe nevojiten 4 minuta qe truri te ndaloi kur je duke u mbytur, nuk imagjinoj dot nje vdekje me te avasht. Por kam lexuar qe ne momentet e fundit, para se te humbasesh vetedijen trupi cliron mijera endorfina, si nje parajse ne toke, duke kaluar keshtu minutat e tua te fundit ne nje gjendje qetesie. Ndoshta jane gjera pa baze, nuk e di kush eshte e verteta dhe nuk dua ta zbuloj kurre, por te gjithe kemi nevoje te besojme ne dicka.. ne dicka qe te mbulon nga e keqa e perditshme.
Une mundohem te shoh bukurine e cdo gjeje, kjo nuk do te thote se nuk di te ndaj te keqen.. ka shume gjera te cilat nuk i besoj me. Me pelqen te mendoj qe ka me shume drite se erresire, me shume miresi ne cdo gje qofte ajo e keqe, qe dashuria eshte vertete pergjigja e fundit. Pa dashurine, pa kuriozitetun, nuk do te kishim nje arsye per te ndjekur nje drejtim.. mund te them se keto gjera me kane "udhezuar", si nje qeri gjithmone i ndezur. Nuk dua te me merzitem gjerat e thjeshta te jetes, se si drita reflekton ne asfaltin e lagur, cicerimen e zogjve ne mengjes, ose kur kthehesh pas nje dite te gjate ne det me ate lodhjen qe vetem dallget din te te japin.. dhe poshte carcafit ndjen ende eren e kripes, edhe pse pas dushit. Eren e shtepise se gjysherve te mi, diellin i cili filtron permes degeve te pemes, prekem vazhdimisht.. dhe shpresoj mos te me merzitet as kjo.
