Sapo me kishin konfirmuar punen e kujdestarit, mendoja se duhet te kujdesesha per nje zonje. Diten e pare te punes u paraqita perball pallatit te saj dhe deren e hapi nje vajze jashtezakonisht e bukur, mendova se ishte mbesa ose e bija. Kur e pyeta se ku ishte zonja ajo nuk mu pergjigj, dukej sikur buzet e saj ishin te bashkuara prej kohesh dhe sikur syte e saj nuk i perkisnin atij trupi. E pyeta perseri se ku ishte zonja, me pa ne sy dhe tregoj nga vetja.
Nuk e kuptova persen e asaj detyre, ajo tregonte maksimum 20 vjec dhe ishte ne forme perfekte.. dhe pse shume e trishte.
Gjeja vetme qe duhet te beja ishte te lexoja poezit e saj te cuditshme qe shkruante dite pas dite ne ditarin e saj. Nderkohe qe lexoja ajo me veshtronte me syte e saj malinkonik dhe misterioz. Mori ditarin dhe lapsin nga duart e mia dhe shkruajti qe i vinte keq qe nuk fliste dot me mua.. une i thash qe nuk kishte pse te shqetesohej dhe se nuk varej nga ajo. Rimori ditarin dhe shkruajti qe as nuk mund ta imagjinoja pse nuk mund te me fliste.. dhe i kuriozuar e pyeta perse.
Kishte vendosur qe pas zhgenjimit te fundit ne dashuri nuk do te fliste me, qe nuk do te harxhonte per asnje oret e lekures saj. Nuk e kuptova shume mire se cfare kishte shkruar por ngela me mbresa, nuk e di ne qofte se per shkak te fjaleve ose per shkak te bukurise se saj. E pyeta se cfare donte te tregonte me ate fjali dhe me shkruajti qe nuk ishte aq e re sa dukej, ishte 99 vjece. Pasi kishte vendosur te mos fliste me, 75 vite me pare, vuri re se lekura saj nuk plakej, keshtu qe vendosi se nuk do te harxhonte bukurine per askend tjeter ne bote. I thash qe ndoshta gjate kohes nuk i kishin rastisur burra ne preferencen e saj dhe ne qofte se do te kishte vazhduar te kerkonte do ishte plakur, mund te kishte gjetur burrin e pershtatshem per te.. nuk tha asnje fjale dhe u iku. Pa me pershendetur me dha nje celes, ate te shtepise. Vazhdova te lexoj poezite e saj, orari punes mbaroi dhe u largova.
U ktheva diten pas por nuk u be e gjalle, keshtu dhe te nesermen, te nesermen tjeter e keshtu me rradh 1 jave. Deri sa, hapur deren dhe ngjitur shkallet, degjoj zhurmen e hapave te saj ne kohe te rregullt.. dhe e pashe perballe meje, me ate shikim te humbur dhe me nje lot qe i ra ne faqe me tha: