Na ishte njehere ky tipi, qendronte gjithe diten ne hamakun e tij, dhe cdo pune e shtynte per te nesermen.
Neser. "Neser hedh plehrat, mbaroi se lyeri shtepin, mbaroi se lexuari librin qe nisa nje muaj me pare..dhe gjej nje te dashur".
E shtynte dhe e shtynte perseri. Papritur nje mengjes, sikur per magji hamaku tij ishte kthyer ne nje krizanteme.
Tipi nga krimb qe ishte, rilindi nje flutur. Tipi ishte i lumtur, le ta themi.. nga krimb ne flutur eshte nje hap kualiteti. Kaq i bukur dhe i sigurt ne vetvete sa qe as shikimi pare ne pasqyre nuk e trondiste. Mbaroi se lyeri shtepine, mbaroi se lexuari librin, boshatisi koshin, lau te gjitha pjatat dhe mbi te gjitha, me ne fund, vendosi ti fliste vajzes se luleve, te cilen e enderronte prej nje jete.U leshua direkt pas saj, direkt.. aq sa mundej. Tipi flutur nuk pati as kohen te niste fjaline, u rrezua menjehere i ngrire ne toke. I emocionuar sic ishte kishte harruar qe fluturat jetojne vetem nje dite, dhe perfundoj duke vdekur midis luleve.. duke len pas tij.. gjerat, ne gjysme.
Dikush mund te thote qe jeten si do qe ta shohesh eshte gjithmone shume e shkurter dhe qe duhet te gjejme guximin te perballemi me frikat tona. Ose qe brenda cdo krimbi ka nje flutur, gati per perplasur krahet e saj.. sigurisht, dikush mund ta thot dhe mund te kete te drejte, por ndoshta morali kesaj perralle eshte qe ndonjehere ne jete duhet te mendosh per vajzen tende te luleve.. me pas te pastrosh filxhanat.
