I kishte provuar te gjitha para se te vinte tek une, specialiste, shkenctar, kartoman, ekzorcista, piktora dhe dirigjent te arteve vizuale. Per deshperim kontaktoj dhe me nje influencer te instagramit, qe eshte ekuivalente si te semuresh me nje tumor dhe te ikesh tek nje magjistar, por asgje, askush nuk e zgjidhi problemin dhe ai vazhdoj te qendronte i mjegullt.
Sigurisht, nje zgjidhje ekzistonte. Behet fjale per disa syze te cilat ishin te afta te ndryshonin dhe te rregullonin piken ku rrezet fotonike dhe radiacionet elektromagnetike kryqezohen dhe perqendrohen. Gje e cila do i lejonte cdokujt qe i vendoste te shihte ne fokus subjektin dhe te mjegullt gjithcka tjeter.
Por per nje njeri kaq elegant, te urte do te ishte paksa narciziste, paksa pretenduese te priste qe cdokush qe do i kthente pergjigje, te vendoste keto syzet dhe te linte te gjithe jeten e tij jashte fokusi.
Pra, cfare mund te beja une? Mbetem gjithmone nje njeri i shkences, nje psikiater i respektuar, ndjeja nje shtyse natyrale te cilen nuk mund ta argjinoja, duhet te vendosja ato syze. Ne menyre qe te fokusoja pacientin, ne menyre qe te fokusoja problemet e tij, dhe ne fakt.. gjithcka u qartesua menjehere.
Gjithcka u hap, shikoja perberjen e paster dhe kristaline, me ne fund mund te veshtroja shprehite e tij. Duhet te gerrmoja ne shikimet e tij, per te kuptuar qe ky fenomen i cuditshem ishte per tu kerkuar ne esencen me te thelle te pacientit tim.
Mesohemi qe te vegjel ti shohim gjerat vetem nga nje kendveshtrim, duke menduar se kemi situaten nen kontroll, duke menduar saktesisht per cfare kemi nevoje dhe cfare meritojme, por ndoshta i dashur koleg, eshte gjithcka nje iluzion. Ndoshta pacienti im i mjegullt nuk eshte vertete jashte fokusi, por eshte i vetmi vertete ne fokus.
*pasqyrohem*
