Kur fliste me te linte cdo fjali pergjysme.
"Kᴇ ᴘʀᴇʀᴇ ғʟᴏᴋᴇᴛ﹐ᴅᴜᴋᴇsʜ.."
Dhe ndalonte. Sepse e dinte qe ajo ishte nje person qe shmanget, ne kuptimin e plote te fjales, sa dhe si te vinte rasti.
Keshtu qe cdo here qe u takonin perseri ai kishte nga tia niste perseri:
"Mᴇ ᴅᴜᴋᴇsʜ ᴍɪʀᴇ﹐ ᴜɴ.."
Te mos humbiste fijen e mendimeve, me sakte fijen ku ishin te varura gjithe pyetjet e lena pergjys nuk ishte e lehte, dhe ne shtepine e tij aq te rremujshme nje pyetje banale mund ti vonohej pergjigja vite te tera.
"Dᴏ ᴛᴇ ᴠɪsʜ ᴍᴇ ᴍ.."
Ate dite do ti kerkonte ta shoqeronte per ti mbajtur nje qeri shokeve te tyre, sepse restoranti ne fjale (ku ishin takuar shoket) ishte mjaft i erret.
Kur me ne fund arriti tia kerkonte, dy vite me vone, cifti i shokeve ishte perhumbur ne ndonje rruge, qyteti mund te jete vertet i madh per ata te cilet nuk kane nje sens te mire orientimi.
Ata dy kishin vetem masa pergjysme, ajo vishte nje 43.5 ndersa ai nje 38.5, ajo kthehej ne shtepi ne 5:30 ndersa ai dilte ne 8:30, ajo shihte goten gjys plot ndersa ai gjys bosh. Per ata nuk kishte te bardhe ose te zeze, por vetem shkalle tonalitetesh te ndryshme te gris se erret, mjaftueshem per ti terhequr diku.
Nuk do ishin kryqezuar as ne katastrofen me te madhe, duke mbajtur duart gjate trupit nga frika se i zenin hapesiren njeri tjetrit.
Nuk arriti as ne kohe ti thonte
"... ᴅɪᴛᴇʟɪɴᴅᴊᴇɴ."
Urimi i tij ne forme zemre u thye ne 1000 copa letrash, kur ne ato momente tek festa saj, e pa duke ndenjur me nje djale tjeter.
Kemi gjithmone pershtypjen se ka vite ku bie me shume shi dhe vite ku bie me pak, por qe statistikisht sasia e shiut e cdo viti perputhet me sasine e shiut qe do vazhdoj te bie. Keshtu qe kemi shi te shperndar me mire dhe shi te shperndar me keq.
Shoferi autobusit:
"𝑵𝒆 𝒌𝒆𝒕𝒆 𝒓𝒂𝒔𝒕 𝒕𝒊 𝒏𝒅𝒊𝒉𝒆𝒔𝒉 𝒑𝒂𝒌 𝒂 𝒔𝒉𝒖𝒎 𝒔𝒊 𝒏𝒋𝒆 𝒓𝒆, 𝒊 𝒃𝒊𝒏𝒅𝒖𝒓 𝒔𝒆 𝒌𝒆 𝒕𝒆 𝒈𝒋𝒊𝒕𝒉𝒆 𝒔𝒉𝒊𝒖𝒏 𝒃𝒓𝒆𝒏𝒅𝒂, 𝒑𝒐𝒓 𝒏𝒆 𝒇𝒂𝒌𝒕 𝒋𝒆 𝒏𝒋𝒆 𝒄𝒂𝒅𝒆𝒓, 𝒓𝒓𝒊 𝒏𝒆 𝒔𝒉𝒕𝒆𝒑𝒊 𝒌𝒖𝒓 𝒆𝒔𝒉𝒕𝒆 𝒅𝒊𝒕𝒆 𝒆 𝒃𝒖𝒌𝒖𝒓 𝒅𝒉𝒆 𝒅𝒆𝒍 𝒌𝒖𝒓 𝒃𝒊𝒆 𝒔𝒉𝒊.. 𝒏𝒆 𝒑𝒓𝒊𝒕𝒋𝒆 𝒕𝒆 𝒓𝒆𝒔𝒆 𝒕𝒆𝒏𝒅𝒆 𝒕𝒆 𝒔𝒉𝒊𝒖𝒕."
