18

724 24 0
                                    

                               *
U nis per ne Tepelen ate mbasdite. Gjate gjithe rruges vrau mendjen se si do i tregonte prinderve per Xhonin. Mendonte reagime nga me te ndryshmet nga me te qetat deri tek me te keqijat.

2 ore rruge qe kishte i kaloj duke folur me Xhonin. Zeri dhe fjalet e tij e benin te ndihej mire gjithmon.

Zbriti nga autobusi me canten hedhur mbi shpine dhe u nise per ne shtepi. Kishte pothuajse 1 muaj qe nuk kishte ardhur dhe e kishte mar malli per familjen.

Ngjiti shkallet e pallatit dhe filloj te ndjente nje boshllek ne stomak, e dinte qe nuk e prisnin gjera te mira ne shtepi. Trokiti dhe deren ja hapi e ema.

Anita: Alea po shyqyr qe erdhe.

Alea: Ckemiii.

Perqafoj fort maman dhe u futen brenda. Ne shtepi ndodheshin te gjithe per fatin e saj te mire. Takoj babain dhe vellezerit dhe u ulen te hanin.

Gjate gjithe kohes mendonte sesi do i tregonte atyre per vendimin qe kishte marr. Nuk donte te ndahej nga familja e saj per nje djale ama as ate sdonte ta humbte.

*

Ishin fokusuar te gjithe tek emisioni qe po jepej ne tv. Kishte ardhur momenti qe Alea ta thyente heshtjen. Mori fryme thelle dhe tha me te shpejt...

A: Kam njohur nje djale.

A thua se te gjithe kishin qen duke e pritur kete fjali nga ajo sepse kthyen shikimin direkt drejt saj. Askush nuk po e merte guximin te fliste derisa i ati i saj nuk mundi te heshte me.

Babi: Kush eshte ky?

Alea: Eshte dikush.

Xhoi- vellai i madh
Aldi- vellai i vogel

Xhoi: Qe nga eshte?

Alea: Tirans eshte.

Xhoi: Me ca merret?

Alea: Jeton ne Angli.

Babi: Ku e gjete ti ate ne Angli moj?

Alea: Ne instagram- tha me zerin e ulet.

Babi: Ca the ti moj? Ne instagram?

Aldi: Tallesh ti tani? E ke takuar ndonjeher ate botin?

Alea: Akoma po ai do vij per disa muaj.

Xhoi: Kur do vij apo kur te dali nga burgu?

Alea: Nuk eshte ne burg.

Xhoi: Ku e di ti?

Alea: Se flas cdo dite me te.

Aldi: Eshte ne shtepi bari atehere.

Alea nuk foli.

Babi: Moj goce ke tru ne koke ti apo jo?
Po ben gjithe ate shkolle dhe do te maresh nje drogaxhi.

Alea: Po e bej shkollen qe pas atyre 5 viteve e vetmja gje qe do mar do jet nje cope kartoni dhe nje burre.

Babi: Te paska ardhur goja mire
Po kur se doje kete jet qe po ben gjeje nje burre me lek dhe ikje ku te doje.

Aldi: Ate eshte duke ber o ba.

Alea: Jo.

Aldi: Si jo moj?
Per ca arsye tjeter do ta maresh ate?
Je ber materialiste.

Fjalia e fundit qe i tha i vellai e acaroj me shume. Nuk mund ta quante te tille sepse nuk ishte. Ajo qe e beri me shume te dilte nga vetja, ishte fakti qe vellai i saj kishte krijuar kete pershtypje per motren e tij te vetme.

U ngrit ne kemb e nervozuar dhe me syt qe i benin xixa nga inati guxoj e foli.

Alea: Pse jam ber materialiste apo sepse te duash nje djale qe jeton jashte dhe te ploteson cdo nevoje, sot quhet materializem?
Une skam kerkuar kurre gje prej tij dhe as e kam ne plan te kerkoj. Dhe ta dini qe une e kam vendosur qe nese ai nuk vjen te me takoj ketu kam per te ikur vet te ai.

Mami: Alea ca jane keto qe thua...

Pa te emen me syt te mbushur me lot dhe per nje moment nuk i beri aspak pershtypje.

Vetem kur e pa mamin e vet te rrezohej pa ndjenja nga karrigia erdhi ne vete. Iu duk sikur i ndali zemra kur pa te emen te shtrir ne dysheme.

Levizi nga vendi i saj dhe u afruar drejt Anites. Njeri nga vellezerit e saj telefonoj ambulancen duke i beritur me ze te lart te vinin sa me shpejt te ishte e mundur.

Alea kishte ngrir ne vend. E dinte shume mire sa e dobet ishte zemra e mamas se saj, e sidomos kur vinte fjala per te. Ajo ishte e vetdijshme qe ishte pika e dobet e familjes por per Aniten ishte drita e syve. Sillej keq ndonjeher me maman e vet por me pas kur pendohej nuk i kerkonte kurre falje edhe pse donte ta bente.

Kjo ishte e keqja e Aleas, gjeja qe urrente me shume tek vetja, nuk i kerkonte falje per merzin qe ju shkaktonte njerzve qe donte. Nuk e kishte te veshtire te kerkonte falje thjesht si pelqente fakti qe kishte gabuar.

Ndodhesh ne makine me te atin dhe Xhoin, deshi te shoqeronte te emen me ambulance por vellai i vet Aldi nuk e kishte lejuar. Gjate gjithe rruges deri ne spital vetem qante nen ze sepse nuk donte qe e qara e saj te thyente heshtjen qe kishte kapluar makinen e tyre.

Pas 40 minutash ndaluar para deres se spitalit. Doli me shpejtesi nga makina dhe hyri brenda duke ndjekur pas mjeket te cilet shoqeronin Aniten. E futen ne nje salle dhe mbyllen dyert shpejt duke mos i len familjaret te futen brenda.

Mbeshteti shpinen ne murin e ftohte te spitalit, mbylli syt dhe u lut qe mamaja e saj te ishte mire. Perballe saj ne te njejtin pozicion ndodhej Aldi i cili e shikonte me inat.

Alea: Ald te lutem leri keto veshtrimet per ne shtepi😒

Ai beri sikur se degjoj dhe doli jashte. Xhoi nuk fliste, fshinte syt here pas here por nuk guxonte te nxirte asnje gjysem fjale nga goja.

Ishte babai i tyre ai qe vendosi te thyente heshtjen duke iu drejtuar Aleas me fjale te ashpra.

Babi: E shikon cfare ndodhi per fajin tend?
Do te ikesh ti😒
Femi mosmirnjohes hedh poshte familjen tende per nje idiot.

Alea nuk foli, fshiu lotet me pellemben e dores dhe uli koken per te mos u ndeshur me veshtrimin e te atit.

Nxori telefonin nga xhepi i xhinseve dhe pa njoftimet nga whatsapp-i

12 missed call
58 message

I hodhi nje sy indiferente mesazheve ku shumica ishin

?
angel ku je?
ca ndodhi?

Nuk i ktheu pergjigje as nuk e telefonoj. Sdonte te fliste me askend ne ato momente. E vetmja gje qe donte ishte te degjonte lajme te mira per mamin e saj.

Qendruan edhe 20 minuta te tjera duke para pllakat e bardha te spitalit e duke  pritur qe dikush te dilte nga salla. Dera u hap dhe te kater ngriten koken.

Si eshte ajo?- foli direkt babai i saj.

Momentalisht eshte mire por gjendja e saj seshte aspak e qendrueshme. Tronditja qe ka pesuar i ka prekur zemren- tha mjeku me qetesi.

***

Mos harroni te beni
Like
Comment
Share
❤️‍🔥

𝟏𝟏𝟕𝟔 𝐦𝐢𝐥𝐞𝐬 𝐚𝐰𝐚𝐲Where stories live. Discover now