Vendosa te ndaloja nga kafeneja qe te blija nje briosh per mengjes.Deri diku,ishte i vertete fakti qe pertova te beja dicka per mengjes dhe vendosa te zgjidhja menyren me te lehte.Kerkova brioshin dhe me zune syte nje produkt te ri qe ishte i ekspozuar ne banak.
-Mund te me besh dhe 3 nga keto,te lutem.
Vendosa te merrja per Tianin,Vikin dhe per zotin Roxher.Mora qesen,paguajta dhe duke vrapuar me kujdes u drejtova per ne universitet.Hera heres hidhja syte nga embelsirat se mos ishin therrmuar por ishin ne gjendje te qendrueshme.Arrita te hyja ne godine dhe u afrova tek afishja per orarin pasi akoma nuk i kisha fiksuar.Telefonin e kisha te veshtire ta nxirrja nga xhepi dhe perdora versionin leter.
U ula ne bangen e 3 meqe kishte ngelur bosh dhe tek leshoja canten nga supi hodha syte rreth e rrotull per te pare per Tianin dhe Vikin.Ata nuk dukeshin gjekundi.Me shume mundesi do te vinin me vone fundja ora akoma nuk shenonte fiks.Vendosa kutine e embelsires ne cep te banges dhe fillova te beja gati bllokun me stilolapsin.
-Miremengjesiiiiii !
-ZOT !
Fytyra e Tianit ishte aq afer meje sa me beri te kerceja nga frika.Syte e studenteve te tjere u versulen nga ne dhe na shihnin deri diku me acarim.Kisha mbyllur gojen me duart e mia dhe u mundova te normalizohesha nga gjithe ai vershim gjaku ne trupin tim.
-Kaq shpejt trembesh gjithmone ?
-Mbase nuk i kam patur njerezit kaq...afer ?!
-Pra une jam i pari ?
-Eeee....
-Fale kete budallain qe nuk i punon ai tru,-thote Viki.
Viki me shpetoi me nderhyrjen e saj nga ajo "e" e zgjatur qe me doli nga fakti se nuk dija se si te pergjigjesha.
-Eshte ne rregull,-them.
Para se te harroj,kam sjelle kete per ju.Mora kutine nder duar dhe e vendosa para fytyrave te mberthyera nga kurioziteti.Kokat e tyre u afruan afer njeri-tjetrit per te pare me mire se c'kishte ne kuti.
-O Zot,jane per ne ?!
-Mhm,mendova te ju sillja dicka dhe per fatin tuaj te mire eshte produkt i ri,-them.
-Kemi privilegjin ta provojme ne te paret ?
Syte e Tianit u veshen me nje shkelqim femije,kur babai i sjelle nje loder aq te dashur.
-Mesa duket po.
-Jam i nderuar.
-Thjeshte haje Tian,mos bej si i peshtire.Femije sheqeri.
-Pusho Vik.
I pashe se si i shijonin embelsirat qe ju kisha sjelle.Ne jeten time nuk kisha patur askend aq afer,pervec familjes sime,sa ishin ata te dy.Mund te shihja me detaje tiparet e fytyrave te tyre,mund te nuhasja aromat e parfumeve te tyre.Mund te dija se cfare iu pelqente.
-Ishte fantastike.
-Faleminderit Selia.
-Nuk ishte asgje.
Ndihesha vertete e lumtur brenda.Ndihesha plot.Mesimi fluturoi si asnjehere tjeter.Gjate leksionit,arrita te kuptoja qe Viki ecte me logjiken ndersa Tiani,epo le te themi se dinte por nuk donte te mesonte.
-Me ne fund,-thote Tiani.
Vik mos...-Mos harro te me japesh shenimet,po,po e di.
-Faleminderit.
-Tian perse nuk i merr vete shenimet ?-e pyeta kurioze.
-Sepse nuk me pelqen kjo dege fareeee.
-Ky eshte nje nder universitetet me te mira ku c'do kush do donte te ishte...
-Eshte per drejtesi ama une nuk e dua si dege,-thote.
Por si djali i dy gjyqtareve duhet te ndjekesh hapat e familjes.E merzitshme.-Cfare deshiroje te ndiqje Tian ?
-Ne te vertete Tiani deshiron te behet si idhulli i tij Selia.
-Vik !
-Cfare ke ?-i hidhet ajo.
Fundja te verteten thashe.-E di por ajo eshte pjesa ime e preferuar.
Viki rrotulloi syte aq fort sa per nje moment dukej se do ngecnin brenda kokes.
-Cili idhull ?
-Ke degjuar per hudhren e departamentit te policise Selia,te New Have ?
-Jo.
-Epo histori e shkurter Selia,Tiani do te behet nje hudher.
-Hudher ?!
-Cfare kam bere per te merituar dicka te tille ?-tha Tiani duke fshire me gjasme lotet nga lendimi.
Viki ia plasi nje te qeshure te madhe.Vertete qe nuk po e kuptoja kete punen e hudhres.
-Ajo c'ka dua te them Selia eshte se kur Viki thote qe une dua te behem hudher...Viki boll qeshe,-thote Tiani.
Ajo cfare dua te them eshte se une doja te behesha nje detektiv vrasjesh si Donovan Mejfajer.Ai eshte idhulli im.-Ja ku filluam serish me Mejfajerin.
-Student ekselent ne rradhet e akademise se policise,detektiv i zoti qe numeron shume ceshtje te zgjidhura me sukses,i gjate 1.85 cm dhe shume simpatik dhe shume i zgjuar dhe...
-Nese flet qofte edhe nje fjale me shume do filloj te dyshoj per ty Tian,-thote Viki.
-Seriozisht e ke ?
Ia keputa nje te qeshure me lot.Ishte e kendshme te shihje dy shoke femijerie qe bienin cope duke u grindur ama nuk benin dot pa njeri-tjetrin.Kot nuk thone dy te kundert terhiqen.
-Kjo eshte e gjitha Selia.
-Pertej shakas,me vjen keq Tian qe nuk e realizove endrren tende.
-Eshte ne rregull,-thote.
Le te shkojme ne shtepi tani.Dolem nga godina e universitetit dhe vazhduam rrugen ne drejtim te shtepive.Per fatin tim,Tiani dhe Viki e ben me mua rrugen dhe keshtu lodhja nga te qendruarit e vemendshme ne mesim,zbehej nga shakat e tyre.
-Selia ti nuk ishe nga ketej pra ku qendron ?
-Qendroj ne nje shtepi me qera jo shume larg nga universiteti.
-Gjithsesi na ler te te shoqerojme pasi fundja do te kalojme nga Moon's cape per te marre ndonje gje.
-Llupes i dreqit.
Kur kohen e kalon mire ajo fluturon ama nese je duke bere dicka qe nuk e ke me qejf as me te shtyre nuk ecen.
-Ne rregull jemi ketu.
-Cila eshte shtepia jote Selia ?-pyet Tiani.
-Ajo atje,-thashe duke e shoqeruar me nje levizje te dores.
-Vertete ?!,-thane njezeri.
-Une qendroj ne shtepine ku u vra studentja.Po e di.
YOU ARE READING
🍎 Lista e mekatareve 🍎
Mystery / ThrillerRruget e qytetit po pergjaken cdo dite... Nje liste mekataresh...nje vrases...10 viktima... Nje detektiv vrasjesh dhe nje studente drejtesie takohen ne rruget e fatit por cfare i lidh ata bashke me ceshtjen ? Kush fshihet pas vrasjeve te shumta ? ...