-Sipas parashikimeve meteorologjike,Konektikat do te goditet nga nje vale e ftohte qe do na shoqeroje gjate javes....
Zeri i meteorologes thyente ate heshtje shtatezene ne makinen time.Zeri i saj i bute dhe xhiroja e gomave te makines qendronin ne harmoni me njera-tjetren.
-Mesa duket dimri do vije heret ne Konektikat.
Mora kthesen e pare ne rrugen qe te qonte ne departament.E fika radion per te mos degjuar me parashikimin.Nuk me bente pershtypje i ftohti.Isha i mesuar me nje te ftohte edhe me te madh nga ky qe po pergatitej te vinte ne kete qytet.Ama i ftohti i vertete,qe me frikesonte kish nisur me kohe.Ceshtja e Rebekes ishte ngrire ne cdo piste apo deshmitar.
Sot do te ulesha me ore te gjata ne salle duke pare fotot e skenes se krimit dhe duke marre dosje te ceshtjeve te tjera qe departmenti kish hasur,duke u munduar te beja nje perafrim.Duhej t'i shihja me vemendje deri sa truri te me pelciste.
-Miremengjes,sekretare Kolins.
-Miremengjes,detektiv Mejfajer.
Fytyra e pare qe takoje ishte sekretarja e departamentit.Buzeqeshja e saj e gatshme per kedo qe shkelte ne department te bente te shpresoje se cdo gje do shkonte mire,ama nga ana tjeter sapo e shihja,gjeja qe pyesja veten ishte pse nuk kishte ne asnje institucion,meshkuj sekretar.Kamerunin e hasa ne korridor me dosjet e siguruara nga arkiva.I isha lutur qe sot te mos me shqetesonte pasi doja nje qetesi absolute.
-Shihemi me vone,-me thote.
U mbylla brenda salles per nje afat qe as vete nuk e dija.Mora si fillim fotot e trupit te Rebekes dhe i leshova mbi tavoline.trupi i saj ishte i kuadratizuar ne ato foto.Shikoja cdo detaj duke pare nje nga nje fotot.Trupi i saj i njome,i shpuar nente here,cfare mund te kishte bere per tu masakruar ne ate menyre ? Kush mund te kishte zemer ta bente dicka te tille ?
-Ah Rebeka,-psheretij.
Cfare mund te kesh bere ?Nuk mund ta imagjinoja tmerrin qe mund te kishte pare me sy.Nuk mund te imagjinoja dhembjen qe i eshte dashur te duronte qe sa here vinte duke u shumefishuar.Shpirti i saj duke dal i stermunduar.Psheretiva thelle duke lene foton ne tavoline.
-Fakti qe nuk ka as shenje dhune mbi trupin e saj apo substanca qe te vene ne gjendje te pazote le per te kuptuar se ky vrases ka njohje me te.Ajo e njihte ate.
Nga ana tjeter e deres u degjua nje e trokitur e dyfishte dhe gjysma e trupit te Kamerunit u duk nga dera e hapur.
-Te thashe qe nuk dua te me shqetesosh. Te pakten per sot.
-E di Donzo ama na kerkon shefi i divizionit.Nuk eshte shume ne humor.
Psheretiva thelle.I sistemova disi fotot dhe dosjet e ceshtjeve te tjera qe kisha marre per krahasim.Hodha pallton supeve per te nderprere sadopak trupin te ftohej nga ai i ngrohte qe kisha marre nga kondicioneret ne salle.Kameruni dukej i shqetesuar sa nuk kishte fjale ta pershkruaje.Mjaftonte ajo kercitja e gishterinjeve per ta kuptuar se sa nervoz ishte.
-Qetesohu para se te hysh.Shefi e nuhat friken,-i them.
-Ehe aty mbahu.
Trokita lehte pasi Kamerunit i ishin "thare" duart.Zeri i shefit,nga brenda zyres,gjithmone i eger dhe serioz na beri thirrje per te hyre.
-Shef na kishit kerkuar,-thashe direkt.
-Po,-ma pret shkurt.
Atehere,si po ecin punimet detektive ?-Isha duke bere nje krahasim me disa ceshtje qe mund te kene afrimitet me rastin e Rebeka Simons.
-Dhe ?
-Dhe u nderpreva nga shqyrtimi per shkak te njoftimit tuaj.
-Me thoni dicka detektiv Mejfajer...sa muaj kane kaluar nga kjo vrasje ?
-Po behen gati pese muaj...
-Pese muaj dhe jemi akoma pa nje piste.
-Ky rast nuk eshte si te tjeret,shef.
-Nje ceshtje qe nuk i gjendet as nami as nishani per dyzet e tete ore nuk do zgjidhet kurre,Mejfajer.
Duart e shefit u perplasen ne tavolinen e punes te mbuluar me dosje qe u anuan nga goditja.
-Historia ka treguar se ka ende krime
pa nje emer...-Ceshtja do mbyllet.
-Cfare ?-them.
-Shef,cfare po thoni ?-u hodh Kameruni.
-Me degjuat qe te dy,-thote.
Ju shkarkoj nga kjo ceshtje.Ceshtja klasifikohet e ftohte.-Une nuk e lejoj,-protestoj.
-Nuk ishte alternativ,ishte urdher.
-Une nuk jam dakort.
-Donovan,-tha Kameruni duke me shtrenguar ne krah.
-Po me meson mua se cfare te bej Mejfajer ?
-Nuk po mesoj askend ama une nuk do lejoj qe drejtesia te hedh balte mbi tetembedhjete vite tashme te futura ne nje arkivol te ftohte.Une nuk e lejoj.
-Cfare nenkuptoni detektiv Mejfajer ?
-Une Donovan Mejfajer do ti shkoje ne fund kesaj ceshtje me ose pa mbeshtetjen tuaj dhe te divizionit.
-Cfare vetebesimi te tepruar qe keni ju te rinjte e sotem.Injorance totale,-tha shefi dhe u soll me shpine nga une.
-...duke lene peng distiktivin tim.
-Cfare ?-tha shefi
-Donovan cfare thua ?
-Me jepni nje vit kohe.
YOU ARE READING
🍎 Lista e mekatareve 🍎
Mystery / ThrillerRruget e qytetit po pergjaken cdo dite... Nje liste mekataresh...nje vrases...10 viktima... Nje detektiv vrasjesh dhe nje studente drejtesie takohen ne rruget e fatit por cfare i lidh ata bashke me ceshtjen ? Kush fshihet pas vrasjeve te shumta ? ...