...Selia...

181 43 41
                                    

Frika eshte nje emocion primitiv e cila ka mundur te mbijetoje edhe ne ditet e sotme.Nje emocion qe ia doli te frymoje me e forte se kurre.Frika jone mund te shkaktohet nga kercenime reale por edhe nga ca lloj kercenimesh qe vijne nga ajo cfare ruhet ne trurin tone,nga ajo cka degjuam,nga ajo cka pame.Njerezit e kane te veshtire te mposhtin friken menjehere.

Keshtu kur kuptojme se se jemi te frikesuar duhet te pyesim veten se sa real eshte kercenimi ose nese kemi filluar te pergjithesojme friken duke kerkuar prova bindese qe ta forcojme me teper ate ne vend qe ta sfidojme.Ndonjehere zeri i intuites duhet te degjuar..te qenurit i frikesuar mund te jete nje emocion paralajmerues.

Ajo e shtune solli shume gjera te reja qe perhere mendoja se do i qendroja larg por dukej qe ne nje fare menyre isha bere pjese e saj.Imazhi i thikave te argjendta nga njera ane dhe pamja e Tianit sikur nuk perputhesheshin.Kurre nuk mund te beja bashke ftohtesine e thikes me humorin e Tianit.Thjeshte nuk mund te gjeja vija lidhese.

Fundjava iku shume shpejte duke i lene vendin nje tjeter jave shkollore.Kishin kaluar gati tre muaj universitet dhe shume pak na ndanin nga ardhja e pushimeve te fundvitit.Mezi prisja qe te kthehesha ne shtepine time pasi doja kaq shume nje pushim te gjate nga e gjithe kjo trazire qe ndodhte ne Konektikat.Dimri vazhdonte te bente te veten dhe nuk kish ndermend te ndalej se dheni urdhra te acarte per njerezit.As te qendruarit perballe ngroheses nuk pinte me uje.

Tiani kish tentuar shume here te me merrte me makine per te me shoqeruar ama e refuzoja menjehere.I thoja se duhej te ndaloja pak nga puna pasi pronari me kish kerkuar te flisnim e deri tek genjeshtrat me idiote qe mund te ekzistonin.E di qe nuk duhej te genjeja ama cfare mund ti thoja tjeter pervec se "Hej Tian ne dhomen tende pashe nje kuti me thika dhe dyshoj tek ty".

Po ecja per ne universitet e strukur duke kerkuar meshire ne ato rroba qe kisha veshur te me mbronin nga ai i ftohte qe me sulmonte nga cdo ane.Nuk dija se si do te veproja ne shkolle nga prezenca e Tianit tani e tutje,duke qene gjithe kohes me ne.Menjehere pasi shkela ne universitet kerkova per dyshen.Gjeta Vikin te ulur ne bange por Tiani nuk dukej gjekundi.Ishte dicka e re dhe teper e pazakonte.Viki here pas here vendoste telefonin ne vesh duke tentuar te arrinte dike.I dhashe kembeve komando dhe u drejtova tek Viki duke mos e dhene veten per dijenin e thikave ne dhomen e Tianit.

-Hej Vik.

-Hej Selia.

-Ku eshte Tiani ?

-Nuk e di Selia ai nuk pergjigjet qe dje dhe akoma e ka te fikur telefonin.

-Qe dje ?

Viki tundi koken ne shenje pohimi duke lene mbi bange telefonin qe e mbante te shtrenguar prej kohesh,duke u munduar te lidhej me Tianin.

-Nuk te ka treguar ndonje gje...mos ka ndonje pune ose problem familjar ?

-Nuk me ka thene gje Selia.

Nuk mund te gjeja moment me te mire se tani per ti treguar Vikit ate c'ka me kishte brejtur pak e nga pak,si krimbi mollen.

-V-vik ?

-Po Selia ?

-Une duhet te te them dicka.

-Sigurisht,me thuaj.

-Mendoj se Tiani na ka fshehur dicka.

-Cfare do te thuash ?

Fillova ti tregoja Vikit cdo gje qe kisha pare duke u munduar ti lija emocionet menjane.

-Une mendoj se ai eshte...mund te jete...ka lidhje me vrasjet...nuk e di.

-Ajo cfare thua ben sens ne nje fare menyre Selia,ama dicka nuk kuptoj...cili do te ishte motivi ?

-Sikur ta dinim.

-Perse nuk me ka bere keq mua pas gjithe ketyre viteve ?

-Ndoshta per faktin qe te mos dyshoje tek ai.

-Selia nuk di c'te mendoj me pare ama si fillim duhet te gjejme Tianin dhe me pas ben mire te na e shpjegoje sa me pare.

-Ju te dyja !

Sollem koken nga drejtimi i zerit qe na terhoqi vemendjen.Ishte nje nga shoqet e ngushta te Savanes e cila po drejtohej nga banga jone,qe ne dukje te pare nuk ishte shume e lumtur.

-Cfare do Tereza ?-pyeti Viki.

-Ku eshte ai Tiani ?

-Cfare te duhet ty Tiani ?

-Savana nuk pergjigjet qe prej dy ditesh.

-Edhe pastaj ?
Mendon se Tiani duhet ta dije se ku dreqin futet Savana ?

-Dhe hera e fundit qe e kemi pare ishte duke debatuar me Tianin,-tha Tereza.

-Cfare mund te debatonte Tiani me Savanen fundja ?-pyeta.
Ne pothuajse nuk perzihemi fare me ju.

-Kete pyetje beja Tianit,kuqalashe.

-Nuk e dime ku eshte Tiani prandaj zhduku,-tha Viki.

Tereza u largua teper e acaruar nga fjalet e Vikit.Dy nga studentet e vitit te pare mungonin me nje diference te perafert ditore dhe mbi te gjitha nuk pergjigjeshin ne telefon.Une dhe Viki u pame ne sy me nje veshtrim te shqetesuar.Shqetesimi yne nuk ishte gje tjeter vetem se frike.Nje frike qe nuk e kishte nje baze te caktuar,nje frike qe nuk e dija nese ishte e vertete apo marrezia e rradhes.Pas gjithe asaj qe kalova ne shkolle,duhej te merresha dhe me punen.Gjithe kohes mendoja vetem te shkoja ne shtepi e te behesha njesh me shtratin e te mundohesha te harroja cdo gje qe kisha degjuar,pare dhe cdo gje qe mendoja.

Teksa drita ne horizont zvogelohej cdo here e me shume,frika po kthehej ne tension.Po erresohej dhe bashke me te dukej se shpresat po fikeshin.Tiani duhet te ishte bere i gjalle tashme,ama Viki nuk me kishte njoftuar ne lidhje me kete.Tensioni po behej i padurushem,te merret frymen.Dukej si nje kenge e shemtuar qe luhej ne sfond dhe qe ishe e detyruar ta degjoje.Sikur te ishe ne nje trafik qe nuk i shihej fundi.

Pasi klienti i fundit iku,fillova te pastroja pakez dyshemene.Doja qe ne te njejten menyre te pastrohej cdo emocion negativ ne qenien time.Telefoni qe mbaja ne xhep filloi te dridhej ne menyre konstante dhe nga kjo kuptova qe nuk ishte mesazh por nje telefonate.

-Hej Vik,kemi ndonje gje ?

-S-s-selia...

-Vik ?
Cfare ke ? Perse po qan ?

-K-ku je tani ?

-Ne kafene duke e mbaruar punen per sot,perse cfare ka ndodhur ?

-Selia...eshte kudo...kudo ne lajme.

-Kush eshte kudo ?
Vik,te lutem,merr fryme dhe mundohu te flasesh pak me qarte,ne menyre qe te te kuptoje,te lutem.

-Selia...S-savana dhe...dhe T-t-tiani...jane vrare.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now