Mbremja vjen si nje qetesi e mireseardhur pas nje opere te shkelqyer.Ndersa mbremja fillonte te vishte fustanin e saj pis te zi dhe kur ajri behej i fresket,ta kishte enda te qendroje para oxhakut e te shihje flaket qe perdridheshin pa e vrare mendjen.Kur mbremja vjen eshte koha per nje reflektim te thelle per arritjet e dites qe ne vetevete jane nje forme krenarie qe te ngroh shpirtin dhe te ben te lumtur.
Mbremja ishte nje kohe shperblimi per perpjekjet e tua gjate dites,ku shijon kenaqesite e thjeshta dhe behesh gati per nje bote endrrash.Me zhdukjen e rrezes se fundit,vinte koha e mendimeve te ngadalta,ku truri im behej si nje horizont i persosur i mbingarkuar.Isha teper rehat me pizhamet e mia para ngrohtesise me nje gote akuavit por ajo mbremje e javes se pare te dhjetorit solli ndryshim te rrjedhes.
U informova per nje vrasje te dyfishte ne nje rrugice te qytetit dhe te them te drejten me terhoqi vemendjen menjehere duke me bere te vendosur te lija komoditetin e shtepise per te dale atje jashte.
-Ku eshte Kameruni ?-pyeta.
-Duhet te jete rruges,-me tha oficere Burke.
-Gjithsesi me duhet te filloje edhe pa te.
Nuk mund te prisja per shume gjate Kamerunin pasi trupat do largoheshin shume shpejte nga mjekja ligjore.
-Viktima e pare,Savana Duke.
Ndryshe nga viktimat e tjera ajo ishte nje bionde dhe kjo ne nje fare menyre rrezonte hipotezen se vrasesi ishte i fiksuar pas bruneve.
-Per siguri duhet te dime ngjyren natyrale te flokut te saj.
-Pa tjeter,-thote oficerja.
Ajo ishte e shtata apo jo ?-Fatkeqsisht po,-thashe pasi pashe trupin e saj.
Mbulova trupin e viktimes me rroben e bardhe dhe vendosa te shihja viktimen tjeter.Viktima tjeter ishte gjendur pak me tutje rrugices,diku dy metra larg nga trupi i Savanes.
-Donovan.
-Kamerun,eja.
-Me fal per vonesen thjeshte...
-Per momentin nuk dua te degjoj asgje nga ti por diten e neserme nuk do i bej me bisht kesaj gjeje.
-Kuptova.
-Shko dhe kontrollo viktimen tjeter.
-Tani,-u bind ai.
I thashe Kamerunit,i cili u ndoq edhe nga oficere Burke,ta shihte viktimen tjeter ne menyre qe ta aktivizoja pakez pasi kohet e fundit nuk e kishte per terezi.Nuk e di se cfare kishte ama heret apo vone do te behej gati te dorezonte distinktivin.
-Detektiv Mejfajer ?
-Po oficer Rosi ?
-Vertete ne kemi pare shume viktima ama kjo ishte teper e rende per ne dhe si e tille mund te jete edhe per oficeren Burke.Femrat jane me te ndjeshme dhe...
-Dil ne teme,oficer ?
-Viktima e dyte eshte...
-AAAAAAHHHHHHHH !
Ulerima e oficeres arriti ne kuben e qiellit.Ulerima e saj na beri te sillnim koken vrik te gjithe c'ka ishim mbledhur.Ishte nje ulerime e cila anashkalonte veshet per t'u lidhur direkt me zemren e cila nuk pergjigjej ndryshe vetem me rrahje te cmendura tere ankth.Me vrap shkova drejt trupit te saj,i cili lekundej ne rrezim.E mbertheva nga shpatullat duke e mbeshtetur ne kraharor.
-Oficere Burke,oficere Burke,te lutem permendu.Kamerun cfare dreqin ndodhi ?
Kameruni qendronte me doren ne goje duke parandaluar te vjellat nga stomaku i tij i trazuar.
YOU ARE READING
🍎 Lista e mekatareve 🍎
Mystery / ThrillerRruget e qytetit po pergjaken cdo dite... Nje liste mekataresh...nje vrases...10 viktima... Nje detektiv vrasjesh dhe nje studente drejtesie takohen ne rruget e fatit por cfare i lidh ata bashke me ceshtjen ? Kush fshihet pas vrasjeve te shumta ? ...