...Selia...

205 52 27
                                    

-Ja ku nisi edhe nje jave tjeter shkolle,-thashe para pasqyres duke fryre baluken me fryme.

Nuk ishte se po ankohesha per shkollen por me merziste fakti qe dukesha si jetime ne auditor.Tashme shumica ishin bere grupe me nga dy ose edhe me shume studente ndersa une kisha mik vetem telefonin qe e hapja here pas here per tu dukur se isha e zene.Po kerkoja per sallen e leksionit tek orari qe e kisha ne telefon.

Hyra brenda dhe leshova nje "miremengjesi" qe si cdo dite s'do i hynte njeriu ne vesh.Lashe canten e shpines ne karrigen e dyte dhe u ula si perhere vetem.Here hidhja syte nga studentet e tjere e here shikoja nga dritarja.Vertete qe nuk kishe c'te shikoje nga ajo cfare te servirte dritarja por mendja ime nuk ishte atje fare.

Kur isha e vogel dhe kur nena ime ishte akoma prane meje,vertete bullizohesha cdo dite qe,shpesh,shoqerohej edhe me shenja ne trupin tim,por kur kthehesha ne shtepi,fakti qe e dija se ishte dhe dikush tjeter si une,fakti qe e dija se ishte dhe nje tjeter pikaloshe flokekuqe,e zbuste dhembjen dhe plaget e bullizmit.Por kur nena ime nderroi jete e humba vendin ku gjeja ngushellim per gjithe ate cka kaloja ne shkolle.

Asnjehere nuk i tregoja nenes apo tim ati per te verteten e shenjave qe me njollosnin trupin.I thoja qe rrezohesha ne oret e fiskultures apo qe naten bija nga shtrati.Edhe sot nuk i tregoj babait tim per gjerat qe me shqetesojne sepse e di qe zemra e tij eshte vrare tashme shume keq.

Pothuajse cdo dite i kalonim kater-pese ore te mira mesimi.Pavarsisht se ne qendronim ulur dhe nuk kishim lodhje por me oret qe kalonin sikur lodhja shtresohej edhe humbja e interesit qe pasohej me renien e trupit gjithnje e me shume deri sa e shihje koken te plandosur ne banke.Ishin oret e fundit dhe hidhja syte nga telefoni per te pare oren por si per cudi,kur je ne shkolle,ato minutat nuk ecin fare per dreq.
Nuk po me shtyhej me.Syte me ishin renduar pak dhe dora me ishte lodhur duke mbajtur shenime.Leshova stilolapsin tim mbi bllokun e hapur dhe koken e renduar e mbeshteta ne duart e mia.

"Do lexoj ne shtepi"-thashe me vete.

Shkolla tashme kishte filluar per se mbari dhe po mendoja nderkohe per oraret e ngjeshura qe kisha.Tani per mua vlente cdo sekonde dhe me shume gjasa nuk do kisha kohe as per buke.Psheretiva thelle.Zhyta koken time ne krahet qe i kisha ulur mbi banke.E pashe te nevojshme te qetesohesha pak ama ajo dremitje qe me kaploi,u be edhe me e thelle.

-Me ne fund mbaroi se derdellituri...

-Ndonjehere behet e merzitshme

-Nuk do i hyja aspak ne hak nese do thoja gjithmone,-degjoj nje ze te perhumbur.
Gjithsesi Vik do me nisesh shenimet pasdite ?

-Sigurisht i dashur se mos eshte gje e re kjo.

-Hej Vik...

-Po ?

-Shikoje ate...mos duhet ti themi gje asaj atje ?

-Cfare do ti thuash ?!

-Po mendoja te tipit "Hej ckemi,mesimi ka mbaruar shko ne shtepi".

-Mbase do qe te qendroje vetem.

-Ose jo ndoshta.

-Gjithsesi Tian,nese nuk e ben tenden eshte e kote.

-Nuk humbim gje fundja,-thote.
Eee Vik mendon se ka vdekur ?
Hej ti,gjalle je ?

Arrija te degjoja zera qe shperbeheshin si shkuma e bregut te detit ama e siguroja veten qe ato zera ishin ne koken time,vetem ne enderr a dicka te tille.Vetedija ime u kthye nga nje shkundje qe po e ndjeja ne sup.Nje dridhje me pershkoi shtyllen kurrizore dhe syte i hapa duke u munduar te pershtatesha me ndricimin e dhomes.

-Gjalle duket Ti.

Ngrita koken duke mos ditur se c'po ndodhte perreth.Pasi shikimi m'u qartesua,pashe dy studente qe po me shikonin ngultas.Isha tristuar nga ajo tundje ne sup.Rregullova pak baluket e mia si per te mbledhur veten.Nuk e dija se c'po ndodhte.U mblodha ne banke duke pritur ndonje shenje bullizimi nga ana e tyre.

-Hej ti a..

-N-n-nese me pyet nese jam mire..mire jam dhe tani do d-doja shume te ikja.

Doja te ikja sa me pare nga auditori.Kisha frike se fragmentet e gjimnazit mund te perseriteshin serish.

-Nuk doja te trembja...

-Nuk e bere.

Fillova si harbute te fusja bllokun dhe stilolapsin ne cante.E vetmja gje qe po me rrihte si cekan,ishte te ikja sa me pare te ishte e mundur.

-Doja vetem te te thoja qe mesimi ka mbaruar.

-Epo faleminderit qe me vute re sepse gjithe jeten time askush nuk me ka vene re.

Djali qe ishte afer meje u drejtua dhe pa nga vajza qe ishte duke pertypur camcakezin dhe bente tullumbace.Mora telefonin ne duar dhe pashe oren.

-Oh Zot !

-Cfare ka ?!

-Jam pak vone per ne pune.

Hodha canten ne sup dhe po ecja ndermjet rreshtave qe krijonin bankat.

-Punon ?

-Po

-Ku ?

-Moon's cape.

-Moon's cape the ?!

-Po por tani...

-Atje shkojme ne cdo fundjave thuajse,-hidhet djali.
Eshte si nje shtepi e dyte per ne.

-Vertete me duhet te shkoje.

Fillova te shpejtoja hapat e mia dhe po dilja nga dera.

-Hej si e ke dhe njehere emrin ?

-S-selia.

-Epo Selia une jam Tiani dhe kjo eshte Viktoria
Por mund te na therraesh Viki dhe Ti.

Degjova,mbrapa shpines sime,zerin e Tianit qe therriste nga dera e auditorit,shkurtimet e emrit te tij dhe te mikes se tij.Po vrapoja me sa me
binte ne koke.Dukej sikur per mua kishte shkuar ora 00:00 dhe magjia do prishej,ama nje buzeqeshje me vezulloi ne fytyre.Dy emra sollen nje rreze shprese tek une.Mbase ky ishte nje fillim i mire.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now