...Donovan...

179 46 9
                                    

Vrasja qe ndodhi te enjten ndryshoi cdo gje.Ne fillim ceshtja dukej se kishte nje objektiv te caktuar,ndersa tani dukej se po zgjerohej.Kishte shume detaje qe une dhe Kameruni duhej te diskutonim me njeri-tjetrin.Shefi i divizionit po na priste ne sallen e konferencave per ta perditesuar me ate cfare kishte ndodhur.Po ecnim pergjate korridorit ne nje heshtje totale.Kameruni ishte teper i fokusuar ne telefon dhe gishtat e tij leviznin me nje shpejtesi ne te shkruar.Ai shkrim i shpejte dhe me nje peshim te theksuar te mollzave te gishterinjve,gati-gati dukej se do e thyente ekranin.Kercitja e te shkruarit po behej me acaruese se vete heshtja qe na kish kapluar.Thjeshte nuk mund ta duroja me.

-Ka ndonje gje qe nuk shkon ?

-Joo..asgje me rendesi.

Futi telefonin ne xhep dhe filloi te rregullonte jaken e kemishes si teper i bezdisur nga pyetja ime.Shpejtoi hapat duke me lene pas me dosjen qe e kisha te ngjeshur ne ije.Hapi deren e salles duke e mbajtur per mua.

-Ejani djema !

U sistemuam ne dy karrige ne krahun e djathte,ndersa shefi qendronte ne qender me krahet e hapur e te mbeshtetur ne gjeresine e tavolines.

-Ne oren 6:00 te mengjesit eshte njoftuar sekretaria e departamentit per nje trup te pajete ne parkun qendror te qytetit,-fillon shefi.
Menjehere pas njoftimit jane derguar ne vendngjarje trupat e policise.

-E vertete zoteri,-e pason Kameruni.
Une kam mberritur atje ne oren 6:12 ku kam marre informacion nga oficer Uillou.

-Me bej raportin tend Sinkler.

-Me te mberritur atje,si fillim oficerja Burke foli me qytetarin qe kishte dale per vrapin e mengjesit.
Pavarsisht tmerrit qe e kish kapluar u la nje here e dyte per t'u marre ne pyetje gje qe doli si perfundim me vertetimin e alibise se tij.Arritem ta identifikonim viktimen vetem nepermjet patentes se makines qe kish me vete ne cante.

-Telefoni i saj ishte ne cante ?

-Jo nuk e kishte me vete.

-Mejfajer ?

-Une mberrita ne vendngjarje ne oren 6:20,ku i hodha nje sy trupit te viktimes qe ishte akoma aty.
Viktima,Devorah Miller,kishte pothuajse te njejtin M.O me viktimen Rebeka Simons.

-Ka dal autopsia ?

-Po,e kam ketu raportin...shkaku i vdekjes,goditje me mjet preres i identifikuar si thike,tete here.

-Nje me pak se Rebeka,-tha Kameruni.

-Kjo eshte nje diference.

-Mund te themi se kemi nje vrases serial ?-pyeti Kameruni.

-Ndoshta...dua te them te dy vajzat kishin floke brun,mjeti eshte i njejte ama Devorah kishte nje plage me pak se Rebeka.

-Duket si nje numerim mbrapsht,-tha shefi.

-Por ne duhet te sigurohemi nese Rebeka dhe Devorah kishin lidhje gje qe me
duket shume e turbullt per faktin se Rebeka nuk ishte prej kendej.

-Kjo nuk e perjashton faktin se mund te jene takuar ndonjehere,-tha Kameruni.

-Ke te drejte.

Nje e trokitur e lehte u degjua pas deres se salles ku po qendronim prej pesembedhjete minutash.

-Hyr,-tha shefi.

-Shef Kambell,kerkoj ndjese ama duhet ti dorezoje detektiveve kete leter,-tha oficere Burke.

-Vazhdo.

Oficerja u afrua ne drejtimin tim me nje hap konstant duke me lene para dosjes letren.

-Faleminderit.

E mora letren ne dore per te kuptuar me
shume per tekstin e saj.Ishin te dhenat e familjareve te Devorhes qe do merrnim ne pyetje menjehere neser.

-Kemi adresen e familjes Miller shef,-thashe duke i kaluar letren Kamerunit.

-Ne rregull djema.
Ka ndonje gje tjeter per te thene ?

-Jo,-u pergjigjem njezeri.

Shefi doli nga salla duke na lene ne te dyve mbrapa.Mblodhem raportet tona duke i vene ne dosje dhe u drejtuam per nga dera.

-Duhet te dorezojme raportet,-i thashe Kamerunit.

-Do me beje nder nese e dorezon dhe timen sepse me duhet te largohem.

-Sigurisht,thjeshte mos harro neser qe kemi marrje ne pyetje.

-Jo pa merak,shihemi.

-Shihemi.

E ndoqa me sy tek largohej...kishte dicka qe nuk shkonte me te.Menyra se si qendronte i heshtur,postura e tij,hapat e renduar qe hidhte,te gjitha keto ishin nje mesazh qe dicka e bezdiste ate e deri diku dicka e lendonte.Ne vend qe te hapesh me dike,largimi ishte nje menyre vetembrojtjeje.Fundja te hapesh me dike s'ishte gje tjeter vetem nje bindje e perforcuar se po vuan.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now