Vetëm

55 27 15
                                    

XI

U zgjova nga zëri i moderatorit të lajmeve që shpjegonte se si këtë Hallouin nuk pritej asnjë organizim apo festë në Roçester Hills. Pas kësaj, dëgjova babin t'i thoshte mamit se Hedeni ishte shoqëruar në polici.

Zbrita si e marrë duke shpresuar ta kisha dëgjuar gabim. Sytë e të dyve më panë në një mënyrë që donte të thoshte qartë se ishte e vërtetë.

-Qetësohu, Rohana, -babi u mundua të më afronte pranë vetes dhe më thoshte qetë se me shumë siguri ishte vetëm një gabim, por unë e dija mirë se çfarë kishte bërë Roberti. Po çmendesha. Çdo çast që kalonte diçka më dilte nga duart dhe më çonte në asgjëkund. Të gjithë ishin kundër meje. Të gjithë ishin në mbrojtje të psikopatit që vriste fëmijë të vegjël. Ishte e dhimbshme të mendoja kështu, por nuk e ndaloja dot këtë ndjesi të më përshkruante gjithë trupin. Duhet të bëja diçka. Por isha vetëm. Më vetëm se kurrë.

Babi dhe mami u përpoqën të më sillnin në vete duke më thënë se çdo gjë do të shkonte mirë, por ata e dinin se po më gënjenin mua dhe veten e tyre në të njëjtën kohë. Tani, fjalët që Roberti më tha atë ditë po merrnin kuptim. Ai e kishte planifikuar këtë gjë gjatë gjithë kohës. Doja apo s'doja unë, ai do të bënte të njëjtën gjë. Ishte thjesht duke shpresuar që unë të bija dakord, por nuk priste miratimin tim për të vepruar.

-Nuk mund t'i zemërohesh Robertit, -dëgjoja turbullt mamin në anën tjetër të dhomës. Tek e fundit, ai po bën punën e tij. Pastaj, ku e njeh aq mirë ti atë djalë? Këto ditë s'i besohet njeriu.

-Je në vete? -ndoshta iu hakërreva pa të drejtë, por isha e dëshpëruar. -Si mund ta thuash diçka të tillë për Hedenin? Pas çdo gjëje që ai ka bërë për mua? -në atë moment në vend që të kujtoja se çfarë ka bërë ai për mua, mendja më ndëshkoi duke kujtuar se çfarë i bëra atij.

Iu luta babit të më lejonte ta takoja Hedenin në komisariat, por ishte e dukshme që të dy e kishin humbur besimin tek ai. Nuk më interesonte. Në momentin e parë që sytë e tyre nuk ishin duke më parë ngultazi nga frika dhe kujdesi prindëror, e gjeta veten në komisariat e vetme. Roberti ishte atje dhe dukej sikur të ishte duke më pritur gjatë gjithë kohës. Iu sula si e marrë duke i thënë se sa njeri i ulët dhe i pabesë ishte dhe sa shumë më kishte lënduar. Nuk reagoi. E shihja në sytë e tij se e priste gjithçka dhe nuk ndiente pendesë.

-Dua të takoj Hedenin, -thashë me zë të ulët pasi e kisha detyruar veten të qetësohesha.

-Hedeni u shpreh se nuk dëshiron asnjë vizitor.

Në momentin tjetër, hoqa sytë nga ai dhe nisa të bëj shfaqje duke thirrur emrin e Hedenit. Palaçoja në këtë mes më tepër se unë ishte ai, ndaj më lejoi që ta takoj. Por nuk ishte Roberti pengesa më e madhe. Ishte diçka që e kisha mohuar që ekzistonte. Hedeni nuk donte të më shihte. Dhe mjaftoi një vështrim i vetëm, që ai të më kthente shpinën.

-Heden, të lutem, -doja shumë që të mos qaja, por sërish e dëgjoja zërin që më dridhej. -Nuk doja të ndodhte kështu. Unë, nuk e di. Nuk duhet të të kisha distancuar në atë mënyrë. Nuk duhet të kisha bërë asgjë nga ato që bëra. Ti do të dalësh që këtu, në rregull? Dhe do të heqim dorë nga kjo çështje e shëmtuar.

-Rohana, ik. E kam seriozisht. Mos e turpëro veten më shumë se kaq. Mesa duket, ne nuk e paskemi njohur njëri-tjetrin. Por ti u bëre qesharake.

Melodi errësireWhere stories live. Discover now