❌ Kapitulli III ❌

154 27 12
                                    

U zgjova ne mengjes dhe kapa telefonin per te pare te rejat e fundit ne rrjetet sociale.
You have 1 new message from 'Kylz ♥'
E hapa dhe, c'te shoh? Nje paragraf GJIGAND... Nuk e keni idene sa po pertoja ta lexoja, por kureshtja se per cfare do te kete shkruar ajo vajze tere ate paragraf me beri ta lexoja shpejt e shpejt. Me pak fjale, Dylan, nje nga djemte me popullore te shkolles, mundesisht shok i ngushte i Evanit, e kishte ftuar ne takim dhe e kishte cuar ne park, ku kishin biseduar gjate e gjate dhe ne fund ai i kishte kerkuar numrin e telefonit. Po, me pak fjale, sepse ajo me ka shkruar gjithe dialogun qe kishin bere fjale per fjale. Kyla kishte nisur ta pelqente ngaqe ishte shume i sjellshem me te-gje qe se besoj ngaqe eshte edhe ky player.

I shkruajta shkurt e shkurt pergjigjen time "Gezohem sh x ty, por tlt ki kujdes, sepse djemte si puna e atij, te zhgenjejne heret a vone" dhe u ngrita nga krevati, per te shkuar poshte. Gabe (vellai im)po hante corn flakes-a ne divan duke pare televizor, ndersa mami po lante ca ene ne lavaman. Shpejt hengra edhe une dhe ika te dhoma ime per t'u bere gati. Pas 30 min erdhi Kyla per te me marre. E gjithe rruga per ne shkolle konsistonte nga fjalet e pafundme te Kylas per takimin e saj me Dylan. Tashme mund te them se e di permendesh te gjithe dialogun qe kane bere, dhe nese do te ma kerkonte kush, do te mundesha edhe ta improvizoja. Me ne fund ai udhetim, qe mu duk me i gjate se ditet e tjera, mbaroi dhe une dola nga makina. Teksa ecja perkrah me Kylan ajo me shtrengoi krahun kur pa Evanin qe po aforhej. Edhe pse nuk i kisha treguar akoma per biseden tone te shkurter dhe shoqerimin ne shtepi, ajo u emocionua kur e pa. Pse do te thoni ju? Sepse i dukej ide gjeniale qe ajo me Dylanin do te martoheshin, ashtu si une me Evan dhe do te blenim shtepi afer njera-tjetres, dhe do te benim femije te cilet sikurse prinderit do te ishin shoke te ngushte dhe do ishim super-mamate e shekullit. Po! Kjo eshte shoqja ime e ngushte...

Kur Evan me vuri re ma beri me sy, dhe para se une vete ta kapja si veprim, Kyla filloi te panikonte dhe te hidhej lart e poshte.

"Me trego GJITHCKA!"- tha ajo me entusiazmin te dukshem ne ze.

"Chill gurl"- ia ktheva une,- "Vetem mos luaj mendesh midis oborrit te shkolles se na korite."

"Nuk me intereson!"-tha ajo duke me shperfillur dhe me terhoqi per te me ulur ne nje nga stolat ne oborr.-"Nxirri te gjitha!"

"Epo ja, une heemmmm, kisha nje bisede jo shume interesante me te, dhe heeem, kur ti u vonove sepse ishe me te dashurin tend, ai me qoi ne shtepi me makinen e tij"-thashe e acaruar per faktin se me kishte lene ne balte.

"Pike se pari,"- tha ajo qetesisht, gje qe le ta pranojme, s'e prisja,-" ai s'eshte akoma i dashuri im. Dhe pike se dyti, OMG OMG OMGGGG"- filloi te kercente edhe pse ishte ulur ne stol.

"QETESOHU!"- i bertita teksa po e mbaja per krahu ne menyre qe te mos levizte me, pasi e gjithe shkolla na kishte ngulur syte.

"Sounds like someone's gonna get a boyfrieeeend"-tha ajo me nje buzeqeshje vesh me vesh,- "Em and Evan on a tree, K-I-S-S-I-N-G" -filloi te kendonte si femije 7-vjecar dhe une i vura doren para gojes. Perfundimisht, ajo femer e cmendur ma mori fytyren.

Pas pak zilja ra dhe ishte hera e pare qe u lumturova nga tingulli i asaj ziljeje, pasi me shpetoi nga ajo bisede turperuese. Ne u ngritem dhe u drejtuam per te klasa.


Hola peepz :D

SHUM SHUM SHUM SHUM FLM PER FJALET E MIRA QE KENI THENE NEPER KOMENTE DUKE ME MBESHTETUR :D ju falenderoj pa mase :) dhe ju dua te gjitheve :**
Ju puch pa mase ♥


puthje dhe shoqe te ngushta turperuese :p

xbri29x

xoxo



6/9/2015

Once Again (shqip)Où les histoires vivent. Découvrez maintenant