❌ Kapitulli V ❌

111 17 5
                                    

"Evan te lutem mos me bej te futem aty brenda!" - iu luta Evanit teksa prisnim te merrnim patinat te banaku.
"Eja pra Em, mos e ekzagjero. S'do te ndodhe asgje, do te te mbaj gjate gjithe kohes, te premtoj."- tha ai duke u perpjekur te me beje te ndihem e sigurte. Por jo, mua me kyshte hyre frika deri ne palce. Kushedi cfare mund te ndodhe me ato patina aq te rrezikshme me thika ne fund.

Pas pak, e gjeta veten midis pistes, e rrethuar nga njerez qe me kalonin perpara me vrull aq te madh saqe mund te me merrte me vete. O Zot sa frike kisha! Evani, qe sigurisht s'e mbajti premtimin, po bente xhiro i vetem pergjate vendit, dhe me sa shihja une ishte mjaft i mire. C'te beja une tani. 2 mundesi kisha: te rrija aty derisa Evani te vendoste te vinte te me merrte dhe te rrezohesha nga ndonje femije qe vinte me shpejtesi, ose te ecja vete deri te muri me i afert dhe te mbahesha te mbeshteteset, duke kaluar pengesa rruges dhe te rreshqisja mbi kembet e mia. Isha aq e ngathet sa te rreshqisja edhe vete, pa me levizur askush.

Pasi bera nje liste me avantazhet dhe disavantazhet e seciles mundesi, vendosa te drejtohesha per te muri me i afert, te ecja pergjate tij duke u mbajtur, te shkoja te dalja nga pista e te dilja nga ky ferr.

U nisa. Po ecja avash avash duke i peshperitur fjale inkurajuese vetes dhe duke u munduar ta hiqja mendjen nga thikat qe kisha nen kembe.

Dhe 'FSHHHHHHH' me kalon nje femije, jo me se 11-12 vjec perpara, duke me bere te humbja ekuilibrin. U mundova ta mbaja veten. Tashme gjithcka po ndodhte ne slow motion. Pas shume perpjekjesh per te mos rene, e gjeta veten ne ajer duke rene, me sy mbyllur pasi s'doja te shikoja ku po bija.

Pak para se te hasja akullin ne te cilin shkelnim, rreth 20 cm larg tokes, nje dore e forte me kapi per beli, ndjesi qe me coi rrenqethje pergjate kurrizit, dhe me ngriti, dora tjeter pas qafe duke me mbajtur koken.

I kisha akoma syte mbyllur. Nuk e dija kush ishte shpetimtari im, dhe kjo po me tmerronte pasi mund te ishte kushdo i panjohur nga aty brenda, por isha teper e frikesuar t'i hapja.

Pas pak sekondash i hapa syte ngadale. Dhe para pashe thjeshte kraharorin e nje djali te gjate, i mbuluar nga nje bluze me V. Ate bluze e kisha pare dikund.

Ngrita koken per ta pare kush ishte dhe hasa ato sy te gjelber, qe po shkelqenin nga drita ne piste.

Kush tjeter do te ishte pervec... Evanit.

I isha shume mirenjohese qe me priti, por nuk kisha si t'ia shprehja kete gje, kur buzet tona ishin maksimumi 5 cm larg.

Se c'me hipi nje deshire qe ta mbyllja hapesiren midis nesh, dhe te shijoja buzet e tij te kuqe, per te cilat cdo vajze kishte vdekur.

Ai kafshoi buzen, veprim qe e kisha pare shume here, por asnjehere s'me kishte dhene ate ndjesi. Zemra po me rrihte aq fort saqe mund te dilte nga kraharori. Adrenalina me kishte shkuar ne atmosfere....

"MJAFT ME KETO MENDIME"- mendova me vete dhe ula koken qe te mos e shihja me ne sy Evanin, i cili e kuptoi situaten, dhe me leshoi nga krahet e tij te fuqishem.

"Faleminderit qe me kape." thashe dhe vazhdova rrugen qe kisha marre pak me pare.

Pas pak ndjeva nje dore qe u mberthye me timen. "Pa problem"- tha ai dhe kur e shikova ne sy, buzeqeshi.

Tani po e shihja. Tani po e shihja ate cfare te gjithe shihnin te ai. Ishte nje mashkull i bukur. Teper i bukur. Por une s'mund ta doja ate, te pakten jo pa e njohur edhe pak. Por me sa dukej ndjenjat kishin filluar kundra vullnetit dhe deshires time. Dhe do te mundohesha te isha e sigurte per to para se t'i shprehja.

Heeey :)
A ju bera te vdisni e te ringjalleni serish? Ahahahah :p
Pra sic duket, mes Emit dhe Evanit po ndodh dicka.. Por a jane keto ndjenja te perbashketa? A jane te gatshem te dy t'i hyjne nje lidhjeje serioze apo do te vazhdojne jetet e tyre sikur s'ka ndodhur asgje?? Epo kete do ta merrni vesh me vone kur te shkruaj kapitullin 6.
Pafshiiim xoxo

xbri29x

8/09/2015

Once Again (shqip)Waar verhalen tot leven komen. Ontdek het nu