E keshtu dale ngadale po erresohej, por ne, si cdo dite tjeter ishim te gjithe bashke duke qeshur me njeri-tjetrin. Meqe ishte keshtu, vendosem te benim nje "familje" mes njeri-tjetrit. Elsa, Austin dhe Liam u bene femijet e mi. Elsa u martua me Mason edhe pse ai ishte 3 vjet me i vogel se ajo. Por gjithsesi ishte nje loje dhe sigurisht, shakate tona nuk kishin fund. Femijet e tyre ishin Jordan dhe Mike. Becca ishte gruaja e Liam. Nderkohe qe po i vendosnim, Jordan ishte ulur prane meje dhe qeshte. "Iu rrita me keto duar!" -bertita une. Dhe keshtu, qeshem e qeshem derisa erdhi ora per te shkuar ne shtepi. Pershendetem njeri-tjetrin duke dhene duart dhe secili mori rrugen e tij.
Isha e lumtur qe kisha te beja me njerez te tille. Me kujtoheshin cdo shaka te tyre dhe qeshja me vete si budallaqe.. Epo, lumturia te cmend nganjehere. Gjithcka qe kishte te bente me to, mua me lumturonte jashte mase. Ishin bere familja ime dhe pike. Nuk shkeputesha dot me nga to.
Te nesermen ne mengjes dolem perseri jashte per te ndenjur me to. Nderkohe qe une dhe Elsa, po rrinim bashke, perpara syve na doli imazhi i Austin, Jordan dhe Liam qe po vinin drejt nesh. Papritur, zemra ime filloi te rrihte me shpejt se zakonisht. Imazhi i tij me sillte paqe dhe dashuri. Madje shume dashuri. Them keshtu sepse cdo tipar i tij shprehte embelsi dhe butesi, madje shprehte edhe karakterin e tij te bute dhe te sjellshem. Shtrenguam duart, dhe u ulem te gjithe bashke perballe njeri-tjetrit. Luajtem me letra dhe pasi mbaruam lojen e 1000-te me hile(ku Demmi kryesonte), pa pasur cte benin djemte filluan te na gjuajne me guralece te vegjel. Ne qeshnim derisa u be bajat dhe une i thashe Jordanit te ndalonte.
"Me fal" - me tha pa hatermbetje.
Dhe keshtu iku edhe ajo paradite duke premtuar qe do te dilnim perseri qe ne 4 te pasdites. Shkova ne shtepi te haja dreke dhe te beja nje dush. Papritur, filloi shiu. Ishte ora 3 dhe dola ne ballkon. Pashe qe edhe babai dhe Anne ishin aty. Babai dhe motra ime e dyte, Anne e adhuronin shiun. Te dy ishin ulur ne karrike dhe po veshtronin cdo pike te tij qe binte.
"Kohe e mrekullueshme,"-tha babi.
"Po, "- i thashe. - "E kemi lene qe te dalim qe ne oren 4 me te tjeret."
"Dhe pse kaq heret?"-me pyeti ai.
"Po, ja keshtu. Hajde tani babi. Eshte kohe shume e bukur jashte, sidomos koha qe le pas shiu. Cdo te na bente pak fresk ne mes te veres?" -i thashe une.
"Epo, ne rregull, si te duash."-tha babi duke mbyllur biseden.
Fluturova per ne dhome per tu bere gati. Vesha xhinset e mia te shkurtra, bluzen me viza blu dhe te bardha me nje timon te kuq trageti te vizatuar ne mes, si dhe atletet e mia te preferuara gati te shkaterruara qe i veshja gjithsesi sepse i doja shume, All Star te kuqe. Dola jashte dhe direkt pas meje ishte edhe Elsa me Demmin. Pa kaluar 10minuta me ne u bashkuan edhe Jordan, Austin dhe Liam. Dielli kishte nxjerrur koken e tij perseri. Ne vajzat, e ulem tek shkallat e bardha nese djemte po luanin futboll ne mes te rruges. Papritur, tek ne po vinte nje vajze qe ne e kishim urryer gjithmone, Rea, si dhe vellai i saj Kevin. Jo, Kevinin nuk e kishim urryer asnjehere, por ate po. Rea ishte ne moshe me Elsen, dhe per fatin tone te mire, ajo kishte marre edhe iPhone 4 e saj. Duke lene menjane urrejtjen, filluam te benim selfie si te cmendur. Cfare selfiesh ama! Te benin te hidheje pertoke duke qeshur.. Rea, Elsa, une, Austin, Becca dhe Demmi. Te gjithe brenda nje fotoje! Dhe c eshte me e forta, dilnin edhe kembet e djemve qe po luanin futboll...
Rea, Austin dhe Elsa vazhduan me fotot e tyre, nderkohe qe une po rrija duke bere muhabet me Beccen dhe Demmin. Papritur Austin vjen duke thirrur djemte e tjere:
"Djema! Eja te ikim te vjedhim dardha!" Plasen te qeshurat. Por me e forta ishte se ai e kishte seriozisht. Te gjithe e lane lojen dhe shkuan me te. Pastaj te gjithe vine duke mbajtur bluzat me dore qe te mos iu binin dardhat ne toke. Te bente aq shume per te qeshur sa nuk e keni idene. Erdhen dhe na i shperndane, dhe ne, pa turp..i hengrem te gjitha..Nuk eshte se po benim ndonje gje te ndaluar apo jo? Ne vodhem, por vodhem me dashuri...
W ♥ I ♥ M ♥ Y ♥ I ♥ T ♥ S ♥
YOU ARE READING
When I Met You In The Summer(shqip)
RomanceTamam ne ate kohe, kur dashuria ishte gjeja e fundit qe me shkonte nepermend, takove nje djale qe gati-gati e kisha harruar edhe qe egzistonte. Nuk do te ma kishte marre mendja qe do te dashuroja dike qe me shikim te pare. Madje, nuk do te ma kishte...