❌Pjesa 9❌

233 20 12
                                    

E keshtu vazhdoi gjate gjithe veres, edhe pse nuk ishim gati akoma t'ia shprehnim dashurine njeri-tjetrit. Madje, une akoma nuk isha e sigurt per ndjenjat e tij. Kisha filluar te mendoja per ikjen e tij me 15 shtator, nderkohe qe ishte fillimi i shtatorit. Flisja shume me Grace-in ne lidhje me kete pjese, por gjithmone lotet benin te veten: shperthenin si rreke dhe nuk dinin te ndalonin. Me 15 fillonte edhe shkolla, pra do t'ia jepja lamtumiren naten e dates 14. Jordanit, dhe te gjithe shokeve qe kaluam veren me ta, pasi nuk do rrinim me me njeri-tjetrin sic ndenjem para 3muajsh. Na prisnin detyrimet e shkolles, dhe keshtu, nuk mund te shpetosh 9muaj prej saj.


Pak nga pak, erdhi 14shtatori. Kisha vendosur qe t'i dhuroja nje byrzylyk me AC MILAN, per dy arsye:

1-Ishte nje fans i zjarrte i Milan-it.

2-I pelqenin shume ato lloj byrzylyqesh.

Keshtu, dolem nga ora 6, por pashe qe asnjeri nga ata nuk kishte ardhur. Poshte ishin vetem Elsa dhe Grace. Ora po kalonte, por ne shtator nuk ishte njesoj si ne vere, pasi ishte shkurtuar dita dhe errseohej qe ne oren 7. Mua ne 7 me duhej te ikja ne shtepi qe te pergatisja disa gjera per neser. Keshtu ne oren 7, ata erdhen. Njeri pas tjetrit. Dallova Jordanin, i gjate me kembet e tij te shtrembeta qe edhe prej 10km larg do e dalloja se ishte ai, me floket e tij te shpeshte dhe me kacurrela te shkurtra qe nuk i dalloheshin shume, me qukat e tij qe theksoheshin shume me shume kur ai qeshte, dhe me ate buzeqeshjen e tij terheqese, qe me bente ta dashuroja edhe me shume.

Erdhen dhe na pershendeten. Masoni dhe Liami kishin ardhur vetem per te na pershendetur, pasi duhej te iknin neper shtepia. I perqafuam dhe iu thashe duke qeshur:

"Suksese shpirtat e mi! Ju do nena shume!"

"Hahahahhhahaa flmm mami.Edhe ti!" -u pergjigjen ata po duke qeshur.

Mami me thirri. Kishte ardhur koha te shkoja ne shtepi. Shkova te merrja vellain tim te vogel, Geillin, sepse edhe ai ishte jashte me mua. Keshtu, perpara se ta merrja duhej t'i jepja lamtumiren. Ne fillim i dhashe doren Mike-ut:

"Te lutem, ne fillim Jordanit. Ai do te ike ne Itali"

"Ate e kam per ne fund, Mike"-i thashe une. Jordani buzeqeshi.

"Ohh,sigurisht"-me tha ai duke qeshur.

"Epo suksese atehere!"

Kur po shkoja tek Austini ai me tha:

"Jo, jam une i fundit"

"Austin, leri gjepurat."-ia ktheva une.

"Ose une i fundit,ose fare."-me tha ai me mos kokecarje.

"Fare atehere!"-ia ktheva une. Nuk e kisha mendjen faree tek ai. Jordani po largohej, ishte koha per t'i dhene lamtumiren. Po dridhesha, gati po qaja, por e mbaja veten.

Shkova tek Jordani. Doja t'i thoja kaq shume gjera, doja t'ia tregoja te gjitha, te bertisja me aq ze sa kisha qe e doja, por nuk munda.Nuk munda t'i them asgje. Ai ishte ulur ne shkalle dhe une i thashe.

"Ngrihu se dua te te perqafoj." Nuk mund ta lija te ikte pa e perqafuar. Dhe, pervec kesaj, edhe te tjeret do e perqafonin.

Ai u ngrit duke buzeqeshur, dhe ai ishte nje shkalle siper meje. Meqe ishte i gjate, iu hodha ne krahe dhe aty mu mbushen syte me lot. Po dridhesha e tera. Ai buzeqeshi dhe vendosi koken mbi supin tim. Ndenjem disa sekonda ashtu, dhe une u largova nga ai. Ai me tha:

"Do te shihemi veren tjeter, apo jo?"

"Nuk e di"-i thashe une."Ndoshta do te iki jashte shtetit."

Ai nuk e priti shume mire dhe pastaj me tha:" Maje facebook-un te hapur atehere." Aty shpirti mu copetua. Ndersa po ikja me Geillin ne shtepi, isha nja 2metra larg tij dhe qendrova ne vend aty ku isha duke e pare si e marre. Kisha shtangur duke e pare dhe edhe ai po me shihte mua. Ne fakt te gjithe po me shihnin. Pastaj Austini tha:

"Eja te takojme Geillin!!"

U ngriten te dy dhe erdhen tek ne. Ndersa Austini po perqafonte Geillin une i dhashe Jordanit byrzylykun. Ai e pelqeu shume dhe ia tregoi Austinit me mburrje si nje femije i vogel. Une, ashtu me lot ne syy, nisa te qeshja. I preka floket dhe faqet dhe pastaj mora Geillin per dore per te ikur ne shtepi. U ktheva dhe pashe Jordanin qe po ma bente me dore. Ashtu bera edhe une. Gati sa kishim kaluar ate rruge dhe tani ku nuk po me shihnin me, fillova te qaja me ngasherima. Isha aq bosh. Kisha zemren qe me rendonte ne kraharor. Kisha vdekur per here te pare. Asgje nuk kishte me vlere per mua. Vetem nje shikim i tij me mjaftonte, por ja qe s'kisha ku ta gjeja. Mendoja qe 9 muaj pritje ishin te veshtire. Kaq te veshtire sa askush nuk mund ta imagjinoje. Shkova ne shtepi, dhe dola ne ballkon. Nga ballkoni im dukeshin shkallat e bardha dhe sapo dola, degjova Jordanin qe beriti:

"EVELYN!"

Dhe pastaj une hyra brenda me te shpejte sepse nuk munda me. Nuk mund te beja me asgje. Kisha 9 muaj perpara pa te, derisa te vinte vera perseri.

Jeta ime ishte mesuar me mbyllje te tilla. Por tani kisha mesuar qe, cdo mbyllje eshte thjesht nje fillim i ri. Dhe ne te vertete ashtu ishte. Por ne kete rast, nuk isha gati fare per nje te tille. Pa Jordanin isha nje humbje ne hapesire. Ku ishin duart e tij qe te me sheronin ne ato momente? Ishin shume larg meje. Por keshtu eshte, kur fati s'me njihte. Gjithsesi e falenderoj per ato kujtime te mrekullueshme. Nuk do t'i harroj kurre edhe po te dua.

Dhe ato duar qe mbanim te shtrenguara per jave te tera, u shkeputen, duke lene pas nje dashuri te madhe, qe nuk u mor vesh kurre ne momentin e duhur.

|Epilogu i Grace-it naten e ikjes se Jordanit:

-Pasi ike ti, une ndenja edhe 10minuta derisa erdhi motra te me marre. Ishte i shkaterruar, Ev, vetem ta kishe pare. Rrinte ne nje cep, dhe nuk fliste me askend. Hidhte syte vetem nga ballkoni yt, me shprese se mund te te shihte serish. Per nje cast, Elsa ia mori byrzylykun qe i kishe dhene ti dhe ai i bertiti ne te njeqindten e sekondit:

"Mos e merr!!!!!"

"S'po ta marr, thjesht e kishe vene mbrapsht." - i kishte thene ajo.

Dhe ia vendosi sic duhet. Kur shkova ta perqafoja, ai ishte akoma si i humbur dhe me tha mirupafshim si me gjysem zeri. Ai te do, Ev. Sikur ta dinte edhe ai sesa shume e do edhe ti.|

FUND

Kjo ishte historia ime, miq, dhe jua siguroj qe eshte 100% e vertete. Shpresoj t'iu kete pelqyer, edhe pse ky nuk eshte fundi i historise se plote. Eshte thjesht fundi i nje pjese te saj. Nese do te kem kohe te shkruaj, do te dale edhe "When I Met You In The Summer 2". Faleminderit qe e keni lexuar, faleminderit per komentet dhe per votimet! Ju dua shume!♥

Falenderime speciale shkojne per:

GertA10

xbri29x

xjuriEx

+xMaelRx


Qe me dhate kurajo ta vazdoj kete histori, dhe me mesuat cdo dite te rilind.







Has llegado al final de las partes publicadas.

⏰ Última actualización: Jan 13, 2016 ⏰

¡Añade esta historia a tu biblioteca para recibir notificaciones sobre nuevas partes!

When I Met You In The Summer(shqip)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora