Jordani qendroi me ne. Jordani me mbrojti krahet dhe po rrinte afer meje. Po mundohej te me ngushellonte, por ne heshtje. Gati pa ze, une i thashe:
"Jordan, me te vertete, nuk ke pse te rrish per shkakun tim. Nese do te shkosh, mund te shkosh."-i thashe une, sepse me vinte me te vertete keq. Nuk doja qe te sihej me shoket per mua.
"Jo,nuk dua te shkoj."-tha ai me kembengulje.
Edhe Elsa u bashkua me ne.Vazhdonim te qendronim ne heshtje, derisa Jordani u ngrit dhe tha:
"Atehere po shkoj edhe une t'i shoh. " Dhe me dha doren. Ma mbajti, por tani ia mbajta edhe une me shume.
"Tani, s'te le une te shkosh."-i thashe si me te qeshur. Edhe ai qeshi.
"Por te bejme ndonje gje atehere."-tha ai.
"T'i kerkojme Becces letrat dhe te luajme ndonje loje me to."- i thashe une.
"Epo, ne rregull"-tha ai dhe u ul perseri. Luajtem me letra derisa erdhi Austini.Vetem. Te gjithe te tjeret kishin shkuar neper shtepia. Edhe Mike gjithashtu.
"He more ti injorant" - i thashe une duke qeshur. -"C'te kapi sot?! Eja ketu se do te te mbys fare"
Po e ndjekja duke qeshur derisa e kapa, dhe e gjuajta me nje shpulle mesatarisht te forte. Jordani e mbante, dhe une e gjuaja. Po qeshnim si idiote, nderkohe qe 1/2 ore me pare kisha nerva te medha me to. Por, keshtu ishim ne. FAMILJE. Dhe cdo zenke te vogel ne e anashkalonim. Nuk e kishim vene re fare qe ishte erresuar dhe keshtu vendosem te shkonim ne shtepia.
Shkova ne shtepi, dhe keshtu, si cdo nate tjeter, po flisja me Jordanin ne facebook. Jordani, meqe jetonte ne Itali, kur vinte ne Shqiperi, qendronte disa kohe tek shtepia e Austinit(pasi e kishte kusheri), dhe disa kohe tek shtepia e gjyshes.
"Liami ishte cmendur fare sot. S'arrita ta marr vesh se cfare ka."
"Ne fakt, as une s'e kuptoj."
"Edhe Austini..Austini ka lene nam komplet."
"Hahaahahhahahhahhahahah, Austinin e deh dielli."
"Ndersa ti, ti ishe i vetmi qe nuk bere si ata. Vetem ti nuk me ke zhgenjyer, te betohem."
"Prandaj kam besim prej teje." -ma ktheu ai. Perseri fluturat po benin te tyren ne stomakun tim.
"Tani me duhet te iki, Jordan. Naten :)"
"Naten,shihemi neser ;)"
Dolem te nesermen paradite, dhe kishin ardhur Jordani, Austini dhe Liami. I pershendetem duke iu dhene doren. E kishim anashkaluar zenken. Kur ma dha Jordani, prape nuk ma leshoi. Pastaj Liami i tha duke qeshur:
"Po leshoja ore, se dua t'ia jap edhe une!"
Te dy u skuqem dhe filluam te qeshnim. Paraditeve, nuk qendronim tek shkallat sepse binte dielli, qendronim pas nje pallat te vjeter me disa shkallat shume te gjate dhe me nje bordure perballe tyre. Une isha ulur afer Elses tek shkallat, ndersa ata te tre ishin ulur tek bordura.Une kisha ulur koken dhe nje Zot e di se c'po beja. Jordani po vendoste muzike me telefonin e tij.Degjova Liamin qe i tha:
"Vendosi nje kenge qe t'i pelqeje..."
Liami klikoi mbi nje kenge qe mua nuk me pelqente dhe une iua kisha perseritur mbi 1000here qe e urreja ate kenge.
"Jo"-i tha Jordani.-"As kjo nuk i pelqen." O Zot, akoma nuk po me besohej, po flisnin per mua!!!
Pastaj filloi kenga e Pitbull-it me ate indianin -Habibi I love you. Kur po vinte ajo pjesa -Habibi I love you- une ngrita koken per te pare Jordanin, dhe perballe, me doli imazhi i tij i mrekullueshem qe po me veshtronte mua, dhe njekohesisht, kendonte edhe kengen.
"Habibi, I love you .."
A mund te kishte lumturi me te madhe se kjo? A mund te kishte njeri me te dashurueshem se ai? Dhe ja, ate dite i mesova ndjenjat e tij te verteta dhe te sinqerta kundrejt meje. Pa ditur c'te beja, e ula perseri koken duke qeshur me vete. Isha aq e lumtur. Isha aq e dashuruar. Mrekullia po qendronte mu perballe meje, duke me bere 'serenate'. Epo si nje serenate e pare, ishte e adhurueshme.
Dashuria ime per te nuk kishte kufij.
Dashuria ime per te ishte pa kushte.
Dashuria ime per te ishte e pazevendesueshme.
Tani krenaria ime me e madhe nuk ishte qe dashuroja nje person si ai.
Krenaria ime me e madhe ne jete..ishte te dashurohesha nga ai person.
ESTÁS LEYENDO
When I Met You In The Summer(shqip)
RomanceTamam ne ate kohe, kur dashuria ishte gjeja e fundit qe me shkonte nepermend, takove nje djale qe gati-gati e kisha harruar edhe qe egzistonte. Nuk do te ma kishte marre mendja qe do te dashuroja dike qe me shikim te pare. Madje, nuk do te ma kishte...