❌Pjesa 1❌

531 31 18
                                    


Ne, qe ne nisje te jetes tone, mesuam se gjithcka e ka nje fund. Kopshti, fillorja, vitet e pare te shkolles, dita, madje edhe ndjenjat e perditshme. Epo, une i dhashe fund vitit te dyte te gjimnazit, dhe sigurisht qe, nuk ishte nje vit i lehte. Dhe akoma nuk e dija nese isha gati per nje fillim te ri.

E ndersa po kaloja jeten time monotone duke lexuar libra, ndalova per nje cast, dhe mendova per kohen qe kam kaluar vitet e kaluara per pushimet e veres. Epo, ishte nje mrekulli. Kaloja shume kohe me shoket dhe shoqet e mi, sepse ne ate kohe ishim edhe me te vegjel dhe sigurisht, kishte nje mori gjerash qe mund te benim pa u penduar fare. Epo, ishim te vegjel dhe pa halle..na rrembente aftesia jone. Dhe vetem atehere e kuptova sesa kisha ndryshuar. Por per mire, sepse kur njeriu rritet iu ben balle shume pergjegjesive dhe problemeve. Dhe arsyeja e ndryshimit tim, ishte nje djale. Nje njeri i neveritshem qe nuk ia vlen fare as te flitet per te. E doja shume, por ja qe doli qe ishte nje idiot si gjithe te tjeret. Por ne te njejten kohe, e falenderoja. E falenderoja shume sepse nuk do isha bere kurre ky person qe jam tani. Dhe keshtu, vazhdova te lexoj librin tim ne heshtje.

Nje liber qe e kisha lexuar me shume se 3here, por gjithsesi vazhdoja ta lexoj per 2 arsye: -Harry Potter eshte nje liber qe te ngjall fantazine ne cdo aspekt, dhe mbi te gjitha ishte i preferuari im. -Nuk kisha asnje gje tjeter per te bere sepse nuk kisha dashire fare te dal jashte. Pra, ne ato momente jeta ime perbehej nga familja, chati me shoqen time te ngushte, Brianne, filmat dhe librat. Brianne eshte, si te them, eshte gjithcka qe une mund te kerkoj nga nje bff. Une e dua shume, pasi ajo eshte mbeshtetja ime ne cdo rast, dhe nuk do te dua ta humbas kurre. Keto kohe, qe jam ndjere shume melankolike dhe e vetmuar, ajo me ka ndihmuar shume duke me ndenjur prane dhe duke me mbeshtetur me fjalet e saj pa mbarim, por mbi te gjitha me shume kuptim. Me vinte keq qe nuk mundesha ta takoj cdo dite, sepse prinderit e saj kishin nje biznes ne periferi, dhe ajo shkonte atje cdo dite per t'i ndihmuar. Edhe pse facebook-u nuk mjaftonte, duhet te pranonim realitetin...


W ♥ I ♥ M ♥ Y ♥ I ♥ T ♥ S ♥


When I Met You In The Summer(shqip)Onde histórias criam vida. Descubra agora