"Ev!" -me thirri Elsa.Emri im ishte Evelyn, por te gjithe me therrisnin keshtu.E urreja kete fakt, edhe pse me duhet te jetoja me te. - "Neser do te shkoj tek shtepia ne plazh me familjen dhe do te qendroj atje deri ne daten 9."
"Oh, ne rregull"-i thashe. -"Befsh qejf!"
Dhe keshtu familja e saj nuk u duk deri me date 9. Gjate ketyre diteve, edhe une shkova ne plazh, me 2 motrat e mia, Anne dhe Allison, si dhe me 2 kusherirat Grace dhe Maggy. Grace ishte ne moshen time, keshtu qe rrinim shume bashke dhe kuptoheshim shume mire. E dua shume, dhe sigurisht, edhe ajo me do shume. Edhe pse jam nje muaj me e madhe, une dukem me shume se 2 vjet me e vogel se ajo, sepse eshte nje njeri tmerresisht i gjate. Bjonde syjeshile, trup perfekt. Kishte vetem nje problem. Nuk e shfaqte ate qe ishte, por une ne kete pjese perpiqesha ta ndihmoja shume. Une per te isha si nje engjell mbrojtes. I tregova per shoket e mi te rinj, dhe edhe ajo u kenaq duke i degjuar.
"Duhet te vish edhe ti ndonje dite"-i thashe.
"Po, sigurisht"-tha ajo. E dija qe mezi po priste te vinte.
Ditet kaluan dhe edhe Elsa erdhi. Ndenjem perseri te gjithe se bashku duke degjuar shakate e Austin qe nuk mbaronin kurre. Jordan kthehej nga une duke buzeqeshur. Ajo buzeqeshje aq e embel qe ia nxirrte ne pah edhe mollezat e tij me pika. E shihja dhe me kenaqte pamja e tij. Me pelqente qe kishte tiparet e mia: floke kaf, sy kaf..
Nje nate, me shkruajti perseri ne facebook. Ate dite, ai nuk kishte ardhur te ke sepse duhej te shkonte tek gjyshja. Me pyeti se cfare beme dhe une ia tregova. Shkruaja me perpikmeri cdo fjale. U shkriva duke qeshur kur me tregoi se cfare kishte bere tek shtepia e gjyshes se tij. Madje, e kishte ndihmuar edhe ne punet e shtepise.
Diten tjeter, Grace dhe Maggy erdhen tek shtepia jone per sleepover. Dhe keshtu, andej nga pasditja dolem jashte. Te gjithe ishin mbledhur tek shkallat.
"Kush eshte kjo?" - pyeti Austin.
"Kjo eshte kusherira ime, Grace."- thashe une.
"Oh"- i tha ai.
Ne ato momente, ishin disa femije te vegjel qe po bertisnin me sa ze kishin ne koke. Si per cudi, filluam te bertisnim edhe ne, derisa gjetem nje loje tjeter. Loja ishte keshtu: Dikush te thonte ne vesh se cfare fjale do t'ia thoje me ze te larte nje personi tjeter. I erdhi radha Jordanit. Ai duhet t'i thonte Grace-it fjalet qe do t'i thonte Kevini ne vesh. Kevini ia tha, por Jordani kundershtoi ne moment.
"Jo," - tha ai. - "Nuk e them."
"E perse?" -i tha Kevini. - "Loje eshte."
"Cfare te tha?" -pyeti Grace Jordanin.
Ai nuk donte ta thonte.
"Ma thuaj mua atehere!" -thirri Austini.
Kevini i kishte thene Jordanit qe ti propozonte Grace-it. Atehere e kuptova pse ai kishte kundershtuar. Ishte kaq i sjellshem sa edhe ne loje nuk mund ta thonte. Cdo dite shihja dicka te re tek ai, qe sigurisht me bente ta pelqeja edhe me shume.
Dhe per fatin tone te keq, ne ate moment kishte ardhur motra e Grace-it, Maggy, e cila e kishte degjuar gjithe biseden.
"Emm, cfare po ndodh ketu?" -tha ajo pak si me inat. "Pse duhet te ti thone medoemos ty keto gjera?!"
"Jo, me degjo,"-filloi te fliste Austini.- "Eshte thjesht ne loje por ja qe ky shoku yne i vogel ketu,Kevini, eshte pak i prape dhe nuk mund t'i anashkalonte aftesite e tij thumbuese per nje here tjeter."
Ne te gjithe qeshem me seriozitetin e tij, sepse, te them te drejten, ne kendveshtrimin tim, do te kishte qene hera e tij e pare ne jete qe ishte bere serioz.Madje edhe Maggy, si nje person tmerresisht serioz dhe i mbyllur, qeshi.
"Tani na duhet te ikim," - tha ajo duke e anashkaluar biseden. - "Do te nise shiu dhe nuk keni si te qendroni me jashte."
I pershendetem dhe shkuam ne shtepi.
W ♥ I ♥ M ♥ Y ♥ I ♥ T ♥ S ♥
DU LIEST GERADE
When I Met You In The Summer(shqip)
RomantikTamam ne ate kohe, kur dashuria ishte gjeja e fundit qe me shkonte nepermend, takove nje djale qe gati-gati e kisha harruar edhe qe egzistonte. Nuk do te ma kishte marre mendja qe do te dashuroja dike qe me shikim te pare. Madje, nuk do te ma kishte...