I

1.2K 51 10
                                    

Ok, tani është momenti për ti thënë ,ata janë të dy në kuzhinë. Huu po hyj.
-Ma, ba..
-Po zemër?
-Doja t'iu thoja dicka.
-Po po të dëgjojm.
-Të shtunën në orë 9 ka një party me një Dj të huaj dhe grupi ka vendosur të shkoj kështuqë...
-Kështuqë ti nuk ke për të shkuar!
-Po pse o ba do jetë e gjithë shkolla gjithë qyteti ky shanc vjen vetëm një herë në jetë.
-Posi edhe 2 javë më parë kjo gjë me ty epo tre party rresht janë tepër lëre një pa shkuar se nuk të gjen gjë.
-Ju nuk më kuptoni fare. E ç'të keqe ka këtu? Të gjithë shkojnë nëpër party vetëm unë mungoj. Kam frike të vi t'iu pyes se direkt jo thoni sa herë kërkoj leje për diçka. Ma bëni cdo gjë stresuese.- i thashë ato fjalë me një frymë, më kishte ardhur në maje të hundës fakti që kisha dy prindër të cilët nuk më përkrahnin aspak ne zgjedhjet e mia.
-Zemër shiko problemi nuk është se po shkon në party kaq shpesh. Ne të kuptojmë dhe aty ku kemi pasur mundësi të kemi çuar. Tani na kupto dhe ti ne, kemi merak. Një herë bëhet e keqja.
-O ma po cfare mund te ndodhe gjithsesi? Ne nuk përzihemi me të tjerët, kërcejmë me njëri-tjetrin dhe shohim punën tonë. Ju na njihni fare mirë.
-Aries, unë nuk kam merak as te ty as te shoqëria jote problemi është te personat e tretë që nuk iu duan të mirën.
-E keqja i gjen atyre që e kerkojne vetë. Ndaj dhe ti nuk do te shkosh.
-Të lutem mos na lodh më shumë. Nuk duam të rrimë me zemër të ngrirë. Nuk ke për të shkuar dhe nuk ka më diskutime. Shko fli tani se nesër nuk të del gjumi.
-Ohuuu mirë.
Dola nga kuzhina thellësisht e zhgënjyer. U shtriva në krevat por si zakonisht nuk kisha gjumë. Ky ishte momenti perfekt kur mendohet për jetën. Në faktë po ta shihja me një sy tjetêr mami dhe babi kishin të drejtë tre javë rresht party ishte pak e tepruar por unë prap doja kaq shumë të shkoja. Si ka mundesi që ata nuk e kuptonin këtë? Ata kurrë nuk e kuptonin se çfarë më pëlqente mua. Si ka mundësi që prindërit dhe fëmijët janë kaq të ndryshëm? Booh kurrë nuk e kam kuptuar.
Gjumi më kishte zën pas mesnatës dhe kur ra alarmi i zgjimit nuk po i hapja dot sytë sado që u përpoqa.
"6:45 eshte ora.. Me mire po rri dhe ca minuta.. Ka kohë plot" - mendova me vete dhe u ktheva nga krahu tjetër.
Ç'e do qe asgje nuk shkon siç dua unë.
-Aries, çohu shpejt! Ç'ben akoma në gjumë ti? Vjti ora 7:30!- dëgjova zërin e alarmuar të mamit dhe u ngrita me vrap për tu bërë gati.
Si gjithnjē isha mjaft vonë por nxitova aq sa munda. Ishte ora 8:10 kur hyra në shkollë dhe brenda mbizotēronte një qetësi e plotë. Dëgjoheshe vetëm tek tuk disa hapa të zyshave që ecnin nëpër korridore. Shpejtova për tek klasa ime kur dëgjoj një zë.
-Aries!
U ktheva ngadalë e dorezuar. Ishte mësuesja kujdestare.
-Prap vonë ti ?!
-Më fal zyshe po me zor më doli gjumi.
-Aries unë të fal po je e sigurt që është punë gjumi ? Mos ke ndonjë problem tjetër?
-Jo, zyshe. Nuk ka asnjë problem tjetër.
-Ok pra ti e di. Shko në klasë tani se je shumë vonë dhe thuaj mësueses që ishe me mua.
-Ok , shumē faleminderit.
-Asgjë.
Bukur zysha ime kujdestare mendonte se mos isha ngatërruar me ndonjë djalë dhe vija vonë se takohesha me të.
Oh zot - Të rriturit mendojnë gjithmonë negativisht- po mendoja ndërkohë që po bëhesha gati të hapja derën e klasës sime, por mendimet mu ndërprenë dhe u bllokova në vend kur pashë Majkin në fund të korridorit që po vinte drejt meje. Majki ishte djali që unë pëlqeja prej kohësh. Ai ishte kaq i mirë. Kishte një fytyrë ëngjëllore me ca sy magjepsës dhe një trup perfekt. Ai ishte një nga djemtë më të bukur të shkollës dhe kishte me dhjetëra vajza që i binin të fikët sa e shihnin. Pra unë isha me shumë fat që ai të paktën më përshëndeste dhe më trajtonte si shoqe. Kur u afruam ai më përshëndeti.
-Hey, Aries. Çkemi.
-Hey çkemi.
-Çne kaq vonë ti?
-Epo me zor më doli gjumi, po ti ku po shkoje?
-Isha deri tek një shok dhe morra biletën për party-n e të shtunës, tani po futem në mësim. Po ti do vish në party ?
-Se di se kam vendosur ende. -genjeva.
Nuk mund t'i thoja kurrsesi qe nuk me linin ata te shtepise.
-Epo bën mirë të nxitosh. Ika unë se na vajti dhe vonë. Të mbajta dhe ty. Pafshim!
-Mirupafshim!
Kur ai u largua unë hyra në klasë pasi trokita në derë. Orën e parë kisha letërsi dhe zysha ishte tepër e mirëkuptueshme pasi i thashë që isha me mësuesen kujdestare nuk më tha asgjë dhe vazhdoi shpjegimin.
Shkova qetësisht te banka ime ku më priste Erlda. Ajo po zhgarraviste diçka në bllokun e saj.
Erlda e urrente letërsin ishte e vetmja lëndë të cilën nuk e kuptonte fare e nuk merrte mundimin ta bënte. Ajo më përshëndeti dhe vazhdoi me vizatimin e saj. Ishte aq e fiksuar pas tattoo-ve dhe artit sa shpesh herë nuk e kuptoja fare. Pasi nxorra librat vura kokën mbi bankë dhe u përpoqa të dëgjoja por përqëndrimi ishte pothuajse i pa mundur.
Hodha një sy rrotull dhe pashë Klejdën e cila ishte në telefon, me siguri në facebook. Në banke me të ishte dhe Luka i cili ishte totalisht në gjumë si çdo orë të parë.
Epo nuk isha e vetmja që vdisja për gjumë në atë klasë.
Orët e para kaluan shpejt dhe kur erdhi pushimi dolëm në oborr me një shpejtësi të rrufeshme. U ulëm në një stol dhe po prisnim Martinin.
Ai erdhi shpejt dhe grupi u plotësua. Unë, Klejda, Erlda,Luka dhe Martin përbënim grupin e të çmendur që askush nuk mund ti kuptonte por as nuk mund ti ndante. Aventurat tonë ishin të paparashikueshme njësoj si karakteret tona.
Keshtu ishim ne, dhe nuk besoj se kemi per te ndryshuar ndonjehere.

Ne5Where stories live. Discover now