-12-

265 22 0
                                    

-Okay, takohemi atje. Shume faleminderit. - u pershendeta dhe perfundova telefonaten.
-Atehere? -tha Luka me syte e hapur.
-U be. Do te takohem me Xhesiken per 30 minuta tek 'Kaffa'.
-Aries, datab.apk. Mos harro. -me porositi babai.
-Pa merak.

U nisa per tek lokali ku do takohesha me Xhesiken. Policia na tha se menyra e vetme per te aksesuar celularin e saj pa e ditur ajo ishte t'i benim njefare klonimi.
Do te instalonim nje program ne celularin e saj dhe pas atij momenti, cdo mesazh apo telefonate qe i vinte ne celular do te na vinte ne.

Bera sikur u vonova pak.

"Xhesi, ckemi." buzeqesha dhe u ula ne kolltukun e lokalit me te.
"Te mora ne celular po s'po pergjigjeshe." me tha ajo.
"E kam harruar te shtepia e nje shoqeje. Duhet t'i them te ma sjelli."
"Ah, sa keq." tundi koken.
Kamarieri erdhi dhe ne dhame porosite tona.
"Zhdukja e Klejdes po me ben te ndihem vertet keq. Me duket sikur s'ka me asnje shprese. Kerkimet qe bejme jane te kota." mora fryme thelle.
"Sikur u zhduk per mos t'u kthyer me." tha Xhesika.
"Xhes, e sigurt qe nuk te ka thene asgje? Jemi te tere te deshperuar; si ka mundesi qe s'i tha askujt?"
"Nuk e di, Aries." pa nga celulari. "Nuk te genjej kur te them qe s'di asgje."
Psheretiva.

Folem akoma.
Ne momentin kur ishim gati per te ikur u kujtova. Ishte momenti.

"Ma jep dot celularin t'i dergoj vetes nje mesazh ne whatsapp mbase ma sjell celin kjo shoqja?"
"Po si jo." tha ajo dhe hapi ne celular chat-in tim.

ma sjell dot celin te kaffa? - i shkruajta vetes sepse e dia qe nga ana tjeter do me pergjigjej Martini.
Me dergoi ne whatsapp linkun e programit dhe e shkarkova sa hap e mbyll syte.
-Ufff dhe kjo sa do te pergjigjet. - rrotullova syte.
Programi u vete instalua.
te kaffa je ti? he se ta sjell un me prit aty -mu pergjigj ai.
Fshiva njerin nga mesazhet dhe i dhashe celularin perseri Xhesikes.

-Shume faleminderit. Kisha nevoje te flisja me dike. -perqafova Xhesiken.
-Asgje zemer. Largimi i Klejdes na ka tronditur te tereve.
-Do te flasim perseri. Mirupafshim!
-Pafshim, zemer.

Prita dhe dhjete minuta aty sa me humbi Xhesika na syte dhe me pas ia futa me vrap per ne polici.

-He, c'u be? -pyeta sapo u futa ne zyren e babit.
-Ia instalove! Po funksionon!- u hodh perpjere Erlda.

-Ok, një aparat te klonuar po ta jap ty Aries, çoje në shtëpi dhe ki kujdes. -me foli babi duke më shkelur syrin. Kuptova se tashmë ajo punë më përkiste mua.
-Ok-buzeqesha dhe e mora ne dore.

U ktheva ne shtepi dhe nuk rreshtja se e pari. Xhesikes i vinin mesazhe nga shoqet dhe nga ai qe mund te ishte i dashuri i saj. Gjer tani asgje serioze.

Naten, teksa po perpiqesha te flija aparati filloi te binte pa fund. A flinte gjume kjo vajze? Ishte ora nje e nates! Apo dy? E marrte dreqi.
Pasi picerrova syte njemije here qe te pershtatesha me driten e ekranit te vogel lexova me ne fund mesazhet qe i kishin ardhur.

12:42
T.D
Ku dreqin je ??? Duhet të takohemi urgjentish, ajo po m hap shumë probleme.

Woww prit prit pak! Ishte ora një e natës dhe ai po i kërkonte të takoheshin kush ishte ky tipi ? Çfarë donte nga Xhesi ? Dhe më e rëndësishmja kush ishte ajo ? Ohh kjo po fillonte të bëhej interesante.

Ne5Where stories live. Discover now