-14-

273 24 2
                                    

Zemra me rrihte si e çmendur tek prisja që ajo dreq makine të arrinte në komisariat. Ishim rreth 5 minuta larg dhe mua mu duk një përjetesi.
-Eja shpejt, im ate duhet të jetë ende brenda. - i bërtita Majkit tek zbrisja nga makina nxitimthi.
Vrapova me sa kisha fuqi për të arritur në atë zyrë të mallkuar ku babi më priti me një habi lehtësisht të dallueshme.
-Aries? Je mirë ?
-Jo nuk jam aspak mirë.
-Çfarë ka ndodhur?
-Është histori shumë e gjatë po ajo që na intereson ne është numri që para disa ditësh i dërgoi një mesazh të çuditshëm Xhesikës. Duhet ta lokalizojme sesbën dhe të gjejme në ç'emër është regjistruar. Ai është numri i Tonit.
-Po ti nga e di ?
-Nuk kam kohë të shpjegoj këtë, duhet të gjejme atë maskara.
-Ok, ok zemër, qetesohu! Eja ikim tek inspektori dhe ai e gjen direkt. Eja me mua.
Adrenalina ne trupin tim ishte ne nivele alarmante. Nuk më pritej sa ta gjeja atë plerë. Inspektori hapi programin e gjurmimit bashke me specialistin e IT-së. Po kalonin disa minuta dhe ata ende nuk po thoshin asgjë ajo gjendie po më luante mendsh. Majki dhe babi përpiqeshin tê më qetësonin por ishte e kotë, unē doja të dija rezultatin.
-Aries sa ditë ka qê është dërguar ky mesazh ? - foli më në fund ai tipi para kompiuterit.
-Dy ose tre se mbaj mënd mirë pse ?
-Sepse ky numër është çaktivizuar dje në rreth orës 13:30 në shkollën tuaj.
-Në shkollën tonë ?
-Po ekzaktësish 3 metra larg ndërtesës.
-Po si është çaktivizuar ? Çfarê do të thuash me këtë ?
-Ka humbur sinjali, numri nuk është më aktiv. Me siguri e ka thyer.
-Pra ... kjo nuk na ndihmon apo jo ?
Ai mohoi me kokë .
-Nëse do të ishte ende aktiv ...
-Kuptoj - thash me gjysëm zëri.
Hapa derën e hutuar dhe dola nga ajo godinë me këmbët që më merreshin.
" Është faji im, ky është i gjithi faji im." - vetëm kjo fjali më vinte në mendie gjatë gjithë kohës.
"Nëse do i kisha kushtuar rëndësi atij mesazhi ndoshta ... ndoshta tani Klejda do ishte e sigurt. "
-Aries! Aries! - nuk e kisha dëgjuar fare tim atë që po më thërriste nga pas , e kuptova vetëm kur ndjeva dorën e tij mbi supin tim.
-Aries mos u shqetëso, çdo gjë do shkoj mirë.
-Ishte faji im, i gjithi ..
-Shhhhttt. Nuk ishte aspak faji yt.- tha duke më përqafuar. -Eja të ikim në shtëpi tani.
Fshiva lotët dhe u binda si një fëmije i vogël.

....

Ishte ulur në njê cep të errët të dhomës me gjunjët e mbledhur e kokën mbi ta. Sytë i ishin skuqur nga lotë e buzët i ishin tharë.
Kishte fiksuar vështrimin në një pikë në hapsirën e asaj dhome katrore e të shpifur, duke menduar mbi jetën dhe fatin e saj. Dielli sapo kishte perënduar kur zhurma të rënda hapash u dëgjuan pas derës së kyçur. Ishte kthyer. Hapi derë dhe hyri brenda me një shishe alkoli në dorë.
-Toni ?!
Mbylli derën pas vetes dhe u ul pranë saj në të njëjtin pozicion.
-Je mirë ? - sytë e tij e panë me habi.
-Pas gjithë ketyre që të kam bërë ende më pyet nëse jam mirë ?
-...
-Më doje apo jo ? Kishe besim te unë. Mendove se isha një njeri i mirë, se mund të bëhesha baba, por unë të mashtrova.
Më beso nuk doja.
-Atëherë pse e bëre ? Pse më solle në këtë gjendje? Pse më mban të izoluar këtu pse?
-...
-Psee fol ?!!
-Sepse jam i detyruar!
-I detyruar?
- I detyruar dhe i friksuar.
-Ç'do të thuash ?
-Jam i detyruar të zhduk çdo pikë timen të dobët; nuk mund të lejoj të më kërcënojne me to. Jam i frikesuar se nuk di ç'është familja apo fëmija për ta pasur një të tillë. Nuk jam gati, jam shumë i ri për këtë.
-Por ne mund tia dalim bashkë...
-Shhhttt!! Nuk do mundemi kurrë kam shumë krime mbi kurriz, nuk mund të lejoj që im bir ti laje ato për mua.
Piu shishen e alkolit me fund e pasi kontrolloi celularin për herë të fundit vuri kokën mbi këmbët e saj dhe e zuri gjumi. Ishte i dehur.
"Më duhet të lirohem që këtu"
Vuri një jastik në vend të këmbëve të saj duke u përpjekur të mos e zgjonte dhe i mori celularin nga xhepi i pasëm.
"2255" - kujtoi kodin e formuar prej tij disa minuta më parë.
U nisë ti telefononte mamasë por nuk e pati atë guxim.

.......
Isha shtrirë në krevat e dërrmuar dhe në faj nga ngjariet e fundit. Mami ishte me mua dhe përpiqej të më qetësonte por ishte e pamundur.
-Ooo boll tani ke gjithë ditën që qan. Nuk ndryshon dot gjë tani.
-E di por të paktën nxjerr inatin.
Bisedën na i ndërpreu një zile telefoni.
-Është i imi. Qenka një numër. Thuaj babit ta ndjeki bisedën nuk dua të më fajson sërisht kushdo qoftē.
-Ok ok, por përgjigju.
-Uff ok.
-Alo.
-Alo, Aries?
-Klejda?

Ne5Where stories live. Discover now