-3-

477 38 8
                                    

Ajo situat ishte vërtet e tmerrshme. Klejda kishte humbur, mamaja e saj po vinte dhe pjesa më e keqe; unë duhet të përballesha me prindërit e mi. Pas kësaj gënjeshtre gjigande ata nuk do të më falnin kurrë.

Shqetësimi dhe tensioni tek ne sa vinte dhe shtohej. Kishim dalë të gjithë jashtë e po rrinim të heshtur në pritje të asaj që na kishte rezervuar fati. Çdo e dhënë që kishim arritur të gjenim na bënte të kuptonim se ajo ishte larguar me një djalë.
Heshtjen tonë e theu Majki. Ai erdhi me vrap drejt nesh dhe tha me një frymë:
-E keni parë Klejdën, kam gati gjysëm ore që po e kërkoj??
-Ajo është zhdukur. - fola unë vrazhdë.
Ai kthehu vështrimin nga unë dhe foli duke mu afruar sikur të mos kishte ndodhur asgjë disa minuta më parë.
-Çfarë??!! Je në vete kjo është e pa mundur. Ajo më takoj mua para nje ore dhe shkoi në banjë. E kishim lënë të ktheheshim bashkë në shtëpi pasi do më jepte diçka.
-Kështu na tha dhe neve por tani është zhdukur.
-Po si ? Apo as ju nuk dini asgjë më tepër?
Ai dukej i hutuar por më tepër se i hutuar i terrorizuar, i frikesuar.
-Ajo ka ikur me një djalë sipas fakteve tona.
Pasi dëgjoj ato fjale Majki shtangu. Sytë iu zmadhuan telefoni i ra nga dora e u kapërdi me vështiresi. Ishte shokuar.
-Majki je mirë?- foli Erlda e shqtësuar duke e prekur te supi.
Ai u përpoq të mblidhte veten dhe mori celularin nga toka.
-Jam mirë. - psherëtiu.
Ajo situate u ndërlikua edhe më shumë kur erdhi mamaja e Klejdës. Ajo ishte e frikesuar dhe me nervat në kulm. Filloj të na bërtiste neve.
-Ku është ajo, kuuuu ???
-Me sa morëm vesh ne ishte larguar me një djale..- foli ngadale Luka.
Ajo nuk e priti askak mirë këtë. U zbardh në fytyrë filloj të shkundte Lukën ndërkohe që lotët e kishin mbuluar.
-Pseee ?? Pseee e bëri këtë ?? Unë nuk e kam ndaluar për asgjë. Pse duhet të ma bënte mua këtë pseeeee??
-Qetësohu zonjë! Nuk ishte faji jonë. Do ta gjejme. Shkoni flisni me pronarin e lokalit dhe na njoftoni por tani ne duhet të largohemi.
Ajo e lëshoj Lukën dhe u fut brenda.
-Po unë çfarë do bëj tani ?
Të gjithë u kthyen nga unë.
-Eja nga unë sonte dhe nesër shko në shtëpi. Do jesh më e qetë.
-Ide e mire Erlda dhe un do shkoj nga Martini. Shtëpia ime është shumë larg.
-Ju me çfarë do ikni ?
-Me atobuz.
-Po ne Erld si do ja bëjm ?
-Mund tiu çoj unë nëse doni.-u ofrua Majki.
-Nuk besoj se kemi zgjidhje tjetër.- ia ktheu Erlda.
Nē ato momente mu krijua diçka në stomak pas asaj që ndodhi me Majkin nuk isha e sigurt nëse doja të shkoja. Por nuk kisha zgjidhje tjetër.
U ndamë nga djemte dhe hipëm te makina e Majkit. Më kërkoj të ulesha përpara që ti bëja shoqëri dhe Erlda nuk më la ta kundërshtoja. Një pjesë të rrugës e bëmë në heshtje. Askush nuk fliste. Erlda ishte në telefon, Majki ishte i përqëndruar tek rruga kurse unë.. eh unë e kisha mendjen te përballja me prindërit. Si do mund ti dilja përpara?
Mendimet e mia u ndërprenë kur Majki ndaloi makinën. Të them të drejtën në fillim u tremba.
-Më duhet të hedh pak karburant dhe të shkoj pak në tualet. - shpjegoi ai duke dalë nga makina. Ktheva kokën dhe pash Erldën të mbështetur tek xhami i dritares. Po dremiste. Unë hapa telefonin tim kur pa pritur telefoni i majkit filloj të dridhej. Po e merrte dikush në telefon. Edhe pse ai i ra disa herë dhe dridhja u bë shumë acaruese nuk e hapa. Fundja nuk ishte telefoni im. Pasi dridhja ndaloi. Erdhën 3 mesazhe rresht. Kurioziteti më shtyu ti lexoja.
"Ndryshim plani shko në shtëpi"
"Ajo është me mua"
"Më merr kur të kesh kohë"
O zot kush ishte ai njeri ? Çfarë donte të thoshte? Po sikur Majkiii ... Jo nuk ka mundesi....

Ne5Where stories live. Discover now