-7-

349 30 5
                                    

-Babait të Ariesit ? Ore ju jeni mirë apo jo ? Sapo keni hakuar një facebook në menyre ilegale. Që në të gjitha shtetet e botës është një krim i dënueshëm madje edhe me burg dhe ju doni të shkoni ti thoni një polici ? Seriozisht ?!
-Në fakt këtë nuk e kisha menduar.
-As unë.
-Por duhet të gjejm një zgjidhje.
-Mund ti thoni që e dinim passwordin.- tha Martini duke u mbështetur në murin pas tij.
-E nxjerr programi passwordin e saj ? - pyeti Erlda me një frymë.
-Jo, por mund të përpiqem ta gjej.
-Ok provoje.
-Kjo histori po më streson.
-Jo vetëm ty Marti.
Po prisnim në heshtje përgjigjen e Lukës kur ai u hodh i lumtur.
-Ok e gjeta.
-Vërtet ?
-Yep.
-Ok,tani mund ti themi babait tim.
Heshtje. Askush nuk guxonte të fliste. Ishim të shokuar.
- Unë duhet të iki Aries. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, nesër kemi dhe shkoll. - theu Erlda heshtjen mbytëse.
Unë pohova me kokë. Pas Erldës ikën dhe të tjerët. Ajo situatë të krijonte një ndjesi të tmerrshme.
Gjumin atë natë e bëra me copa makthe pa fund, një vapë e tmerrshme. Në mëngjes u ngrita qull në djers me frymën që më merrej nga tmerri që kisha kaluar ato 9 orë. Vrapova të ndrrohesha kur dëgjova deren e dhomës të hapej.
-Një minut.- thash duke e mbyllur dorezën. Vesha bluzen nxitimthi më pas hapa derën për tu përballur me time më.
Ajo kishte në duar një tabaka me mëngjesin tim sipër.
-Nuk ka gjë ma coje në kuzhin do vij të ha atje. Jam më mirë sot.
Ajo u nis drejt kuzhinës pa folur kurse unë u ktheva për në banjë.
Kur ishte ne gjysëm të rrugës ndaloi dhe më tha me një zë të prerë.
-Babi është pushim sot. Kur të vish në kuzhin duhet të diskutojm, meqë je dhe më mirë.
Pohova me kokë pa mundur të thosha diçka.
Një lëmsh mu krijua në grykë e zemra filloj të më rrihte 2 herë më shpejt duke pompuar gjak si e çmendur. Shplava fytyrën me ujë të ftohtë për të marrë pak veten.
Mblodha gjithë fuqinë e mbetur dhe hyra në kuzhin.
Mami po shërbente çajin kurse babi po dëgjonte lajmet e mëngjesit i ulur në divanin e tij.
-Mirmëngjes!
-Mirmëngjes!
U ula në një karrige dhe fillova të ha e heshtur. Pasi mbarova shkova në divanin tjetër përball tim eti duke pritur qortimin. Heshtje. Asnjë nuk fliste. Të tre kishim fiksuar shikimin mbi tapetin e përhimt poshtë këmbëve tona sikur ai të kishte zgjidhjen që po kërkonim aq shumë.
-Babi mua më vjen keq! Më fal të lutem e di që gabova por ... - ai më ndërpreu. Në fytyrën e tij vështrova vuajtje. Sytë i kishte tê përlotur. Ktheu vështrimin nga unë dhe pa thënë asnjë fjalë më përqafoi fort.
-Më fal ti moj bij, nuk duhet të të kisha penguar. Po ta dija ku ishe ndoshta e gjithê kjo nuk do kishte ndodhur.
Ai ishte gati të qante kurse unê nuk e mbajta dot veten. Lotë më mbëthyen e fillova tê qaja me ngashërim. Prindrit e mi nuk ishin të këqinj më doni dhe i doja shumë, por ata janë një familje shqiptare tradicionale dhe si të gjithë kanë paragjykimet dhe mendimet e tyre.
-Hajde, hajde zemra babit bollē me lotët. Tani kemi një misjon më të rëndësishëm dhe këtë do ta bëjm sëbashku.
Pohova me kokë më pas thashë me ndrojtje.
-Ba sa për këtë çështje... kemi zbuluar diçka vërtet të tmerrshme.
-Çfarë ka ndodhur Aries ?
I tregova me detaj çdo gjë që kishim zbuluar. Çdo detaj kishte rendsi. Im atë kishte vite që punonte polic dhe këtë ma kishte mësuar më së miri.
-Ska mundsi!
-Ashtu mendoja dhe unë por është e vërtet.
-E tmerrshme. Si do ja themi mamas së saj.
-Joo ba! Nuk mund tia themi. Do ta shkatrronte tërsisht.
-Ke të drejt.
-Çfarë do bëjm tani?
-Do flas me shefin tim që të kontaktoj komisarin që po merret me këtë çështje të gjurmoi facebookun e atij djalit ose telefonët e tyre.
-Ai e kishte mbyllur facebookun.
-Se di, ndoshta ai gjen diçka.
-Ok. Ndërkoh unë un po flas me grupin, ndoshta dhe ata zbulojnë diçka.

Ne5Where stories live. Discover now