XPjesa 1X

342 26 2
                                    

Ishte dita e fundit e shkolles ku dielli pervelues te rrembente me rrezet e tij. Te gjithe i shihje te gezuar pasi te embla pushime me ne fund erdhen e tashme ishte koha for funn. Ndersa per Erisen ishte ndryshe sepse e dinte qe do tia kalonte si cdo vere. Te pakten keshtu mendonte. Si gjithmon rrugen e kthimit nga shkolla ne shtepi e bente me tre shoqet e saj me te ngushta Meg,Britnie dhe Cloie. Edhe pse ishin kater ato ia dilnin mjaft mir me njera tjetren. Per te ato ishin gjeja me e bukur qe i kish ndodhur keta dy vitet e fundit. Ate mbasdite ndodhej ne dhomen e saj e si gjithmone e gjeje me disa libra te trashe te Harry Potter ne duar. Ktheu koken nga dritarja dhe papritur kujtimet e se kaluares ju shfaqen ne mendje. Mbylli syte dhe la qe kujtimet e atyre koherave te bukura ti pushtonin mendjen ngadale.

18 July 2014
Dielli po perendonte e pak nga pak po afronte mbremja. Dritat e qytetit po ndizeshin njera mbas tjetres dhe te gjithe po largoheshin per te shkuar ne shtepi. Ate mbremje dukej me e bukur se kurre. Floket e saj te gjate e te leshuara dhe ngjyre kafe e benin te dukej me e hijshme. U ngriten te dy ne kembe dhe ai po e veshtronte ndryshe nga heret e tjera. I dhuroi nje buzeqeshje te embel dhe i zgjati doren per ti thene naten e mire. Ndjeu qe dora e saj e vogel dhe delikate u shtrengua nga ai dhe nuk po dinte tia leshonte. U mbulua e gjitha nga turpi por ne te njejten kohe ia ktheu dhe ajo po me te njejten buzeqeshje si ai. Gjithmone kishte menduar se shtrengimi i dores ishte dicka shume e thelle, dukej sikur nuk do tia leshonte kurre dhe nuk po i besohej qe po i ndodhte pikerisht asaj. Pikerisht ne ate moment.
Dhe pastaj u kthye perseri ne realitet.

13 June 2015
E pasi qendroi ashtu e vetme duke menduar pa qe kishte vajtur vone. La syzet e saj mbi komedine dhe ra per te fjetur. Te nesermen i duhej te zgjohej heret pasi do shkonte ne biblioteken e qytetit per te dorezuar disa libra. E kur thoshte se do te zgjohej heret gjumi i dilte me vone se kurre. U zgjua gjithe pertese ,hengri nje mengjes te shpejte, mori librat e Harry Potter dhe u nis te shkonte. Skishte bere gjysmen e rruges kur u kujtua se kishte harruar syzet ne shtepi. Ishte shume vape dhe te ktheheshe perseri ishte e kote e keshtu vazhdoi perseri rrugen. Te shkoje ne biblioteke nuk ishte dhe aq shume larg. Maksimumi nga shtepija e saj deri atje mund te voneje 15 min. Nuk i kishte mbetur dhe shume per te mberritur , pa qe ora ishte 1: 45 min, I duhej te ecte me shpejt pasi ne oren 2 biblioteka mbyllej e nuk kishte ndermend te kthehej perseri me gjithe ato libra te trashe qe mbante ne duar. Per fat te mir e gjeti akoma te hapur, dorezoi librat dhe mori nje te ri per te lexuar. Nga titulli i dukej terheqes dhe mezi po priste ta lexonte. E teksa po ecte ktheu koken nga ana tjeter e rruges, syte e saj te medhenj dhe ngjyre kafe mbeten duke veshtruar diku larg. Mbeti e shtangur per disa caste dhe......












Back To The SummerWhere stories live. Discover now