12

163 27 13
                                    

Kur isha ne stervitje telefonata me erdhi nga e ema e Lexit.

Lexi ishte zgjuar. Fale Zotit ishte mire. Madje me thirri qe ta vizitoja por nuk pranova. Per hir te kerkeses qe Lexi kishte. Ajo donte qe ti rrija larg.

Hapa ujin per ta bere sa me te nxehte. Nuk hapa syte per asnje moment.Lashe floket e mi te lyer me boje ne ngjyre platin te me rreshqisnin neper fytyre.Sa qejf kisha kur i leva kurse ne keshtu si i transformova do te doja te mos i shihja me.

Dhe pse banjo ishte shume e madhe ne dhomen time prape avulli bente te mbyteshe aty brenda.

Thone qe dushi te lan nga cdo stres por une jam ai qe ngjeshem ne pllakat e ftohta dhe filloj te qaj. Si u katandisa keshtu?

E di se si ndihesh?Te qash ne dush qe askush te mos te te degjoj, dhe te presesh qe te gjithe te flene, qe ti te ndahesh ne copa per cdo gje qe te lendon aq shume dhe te presesh qe cdo gje te mbaroje. Ja se si ndihesh.

Cfare faji bera qe ajo dite te shkaterronte kaq shume gjera? Komplet jeten time. Si do te jetoj nderkohe qe cdo sekonde mendoj ate nate?

Uji vazhdonte dhe binte dhe lekura ime skuqet flake.

Smund ta quaj te lare sepse ndenja pa levizur fare,aty i ulur dhe mbeshtes gjunjet ne gjoks.Tamam si nje psikopat qe nuk pi ilace.

Cfare ilaci mund te me bente mire mua?Asgje.

Kujtimet nuk i fshin asgje.

-Zemer?- trokiti mami. -Ne po nisemi.Mbledhja fillon per gjysem ore. Mos na prit zgjuar.

Te pakten do jem vetem

-Archer? Mir je zemer? Pse nuk pergjigjesh?

-Si? Erm, po jam mire.

Mire.
Mire.
Mire.

U shtua dhe nje genjeshter tjeter. E sheh se si shtohen genjeshtrat dita dites? Ti as nuk e planifikon, ato vijne vete.

Zgjuar? Une zgjuar jam tere kohes.Por dukem sikur jam ne gjume.

Eshte dicka normale te urresh veten kaq shume?

----------
Kur dola nga banja vesha nje pale tuta gri dhe bluzen e preferuar blu te erret dhe me konselacionet e yjeve. I adhuroja konselacionet.
Dija cdo gje per ti lexuar yjet.Cdo nate e beja kete.

Darken e kishte shtruar mami por nuk me haej asgje. As ushqimi kinez te cilin nuk kisha dite te mos e porosisja.Por sot ndodhi ndryshe. Nuk kisha oreks qe ne mengjes.

U ngjita njeher lart per te pare se cfare detyrash kisha. U hodha nje sy dhe i bera. Harxhova te pakten nje ore.
I futa ne cante dhe u shtriva serish.

-----------
1 Dite me Pas

-Shume urime per ty, shume urime per ty, shume urime per Archerin shum urime per ty!- dhe ishte zeri i mamit dhe i babit.

Hapa syte dhe ata qendronin ne cep te shtratit tim me nje torte mbi duart e babit.

-Gezuar ditelindjen bir- thane njeheresh.

Kam ditelindjen? Vertet?Dreq, sa qenka data? Zot kam harruar dhe ditelindjen time? Der ketu kam shkuar?

-Uou faleminderit-  cfare tu thoja tjeter?

Babi me zgjati torten qe tu fryja qirinjve ne ngjyren time te preferuar blu. Aty ndalova. Mbajta frymen.

Numri 18.

Po tu fryja tashme do behesha nje djale qe prinderit kane kaluar ter jeten per ta rritur ne menyren e duhur. Ne menyren qe enderrojne.Djali i tyre te jet i suksesshem. Te behet dicka ne jete.

Jo.

Une i fryva.

Deshira ime ishte qe te isha i vdekur, dhe ata duartrokiten pa ditur gje.

Duartrokiten duke menduar qe une kisha synimet per te ardhmen.

Por ato kane ikur. Une nuk jam me ai Archer Zorander.Ai eshte zhdukur.

Kete kapitull e lash te shkurter sepse ne vazhdim pjeset do te jene tmerresisht shume te veshtira.

Please me kuptoni.
Kapitullin tjeter besoj do e perfundoj sot.

Djemt E VarrezaveWhere stories live. Discover now