Reksi u ul ne tavoline teksa po prisnim te porosisnim per te pire. Mori nje kartopecet nga tavoline dhe nje stilolaps dhe filloi te vizatonte.-Gershere eshte ajo?-pyeti Damoni.
-Jo jo eshte gjarper- thashe une.
Reksi hapte syte i shokuar dhe na shihte i habitur-Seriozisht djema?!?!- tha duke na pare.
-Jo pra , duket si ndonje shishe a ku di une- e shikoja une.
-Ju po talleni me siguri! Eshte anije kozmike. -dhe pastaj filloi te shpjegonte: - Ja ketu eshte motori qe del zjarri, ketu ka bere nje dritare, ketu eshte pjesa qe ndahet nga anija kur arrin ne hapesire.....
-E dija qe ti kurre nuk do mesoje te vizatoje por jo te kishe guxim te tille ta provoje- u tall Damoni dhe une u shkriva se qeshuri.
Reksi ndezi nje cigare dhe ra ne qetesi.
Kur tymi ishte ne syte e tij ai dukej kaq gjalle.
------
Aty cdo gje u zhduk.Hapa syte dhe me doli tavani i dhomes time se gjumit. Isha i shtrire ne toke dhe i mbledhur derisa gjunjet me kishin arritur te me mpiheshin nga mbeshtetja ne gjoks.
Ishin bere aq shume net qe flija ne toke.
U cova qe te merrja pak veten dhe gjate atyre sekondave qe po ecja per te shkuar ne banjo syte me zune disa pika gjaku ne tapet.
Ishin te vogla , si pika shiu.
Shi qe binte nga prerja e kraheve te mi.
I hodha nje shikim kraheve dhe dukeshin aq keq. Te plagura me vetdije por me nje mendje te dale nga shpirti.Hapa cezmen dhe po shpelaja krahet. Dukeshin si mos me keq.
Mora dhe nje peshqir te vogel dhe e laga njerin cep me uje te ngrohte dhe shkova te laja tapetin.-"Dreq! "-gjaku filloi te perhapej me shume ne tapet. U be me keq.
-"Nje gje nuk behet e sakte"- bertita dhe i rashe kokes me te dyja duart.
-"Asgje nuk eshte e sakte."-"Pse me ndodhi mua kjo?" Ëh? Pse? Pse? Pse? Pse? - bertisja teksa i gjuaja vetes dhe hodha cdo gje ne toke.
Mora jastikun, ia grisa kellefin dhe puplat e tij u perhapen ne tere dhomen.Duke thyer kornizat e mureve dhe njera me ra ne koke duke bere qe xhami i saj te thyhej mbi koken time.
Dera u hap dhe ishin mami me babin tim.
Dukeshin kaq te habitur sapo hapen deren dhe pane se cfare kisha bere.-"Bir?!"- vrapoi mami dret meje dhe me mbeshtolli ne krahet e saj.
-"Me doli ne enderr ma
Nuk mund te fle , nuk mund ta shoh dot"Ata te dy pane njeri tjetrin dhe normalisht kesaj nuk kishin cfare ti benin.
Fillova dhe te qaja. Isha i pashprese komplet.
"-Do qe te rri ketu me ty?" - me tha mami teksa me hiqte baluket nga balli.
Ishim te dy ne dysheme dhe une kisha vendosur koken ne gjoksin e saj."- cdo te djele e prisja kete moment kur isha i vogel. Ishte e vetmja dite kur ju vinit ne shtepi" - mamaja ishte e vetmja gje qe me qetesonte sepse ter kohes e ndjeja mungesen e atyre te dyve.
-------------
Ndenjem ashtu per 2 ore derisa mua me zuri pak gjumi. Them pak sepse ishte ora 4 e mengjesit. Ishte nje gjum 3 oresh.Zbrita shkallet per te ngrene mengjes dhe piva lengun tim te portokallit qe nuk me shijonte me aq shume keto kohe.
Asgje nuk kishte me te njejten shije.-"Ba, cfare eshte ajo pako?" -mbi banakun e kuzhines ishte nje kuti dhe iu drejtova asaj.
-"Eshte per ty, e solli Nicholai"
-"Nicholai erdhi ketu?" - paska qene ne shtepine time dhe me siguri ka kerkuar te mos me therrasin.
As une nuk mund ta shihja ate.-"Thjesht kerkoi qe ti ta merrje por une i thash se je pa qejf prandaj ai iku. Donte gjithashtu qe te iknit bashke ne shkolle."
"Rrofsh qe pranove ta le serish mesimin sot, nuk mundem te duroj."
Eshte nje ambjent aq i zhurmshem. Do te me duhej te shihja serish posterat ne dollapin tim, do te me duhej te perballesha cdo dite me shkrimet e Reksit ne banjon e djemve.
Madje ne klase do te ishte dhe Leksi, kushedi se si ndihet ajo tashme.Kam kaq shume gjera per te menduar dhe kaq shume gjera qe do me mungojne per ter vitet e jetes ne vazhdim.
Kushedi sa e sa gjera te tjera do te ndryshojne dhe une akoma se kam perballuar fillimin.
Kur ndodhen keto?
Si ndodhi?Isha akoma perballe kutise dhe e hapa.
Brenda saj ishte nje skateboard.E nxora qe aty dhe po e shihja me kujdes.
Reksi ishte i vetmi qe i kishte pasion.
Ai merrte vesh nga te gjitha sportet, sidomos ekstremet. Ishte vit per vit konkursi i bicikletave BMX dhe ai merrte gjithmone cmime.Ky skateboard kishte yje. Si ato te bluzes time me konstelacione.
"GEZUAR DITELINDJEN ARCHER"
Shkruhej ne nje karte te vogel.Kjo ka qene dhurata qe Reksi ka dashur te me jape per ditelindje?
Por ne ishim te zene ate periudhe. Ja pse nuk pati mundesine te ma jape kurre.E shtrengova fort karten dhe e futa tek kellefi telefonit.
Doja qe ta mbaja gjithmone me vete tashme.Doja gjithashtu edhe ti thoja faleminderit.
Por vetem nje menyre kishte per ta bere kete.Mora skateboardin dhe u nisa drejt varrezave.
YOU ARE READING
Djemt E Varrezave
Teen FictionSkllaveria e njeriut ndaj ankthit, te qenurit midis te jetuarit me pendes apo vdekjes per te shpetuar dhe luftes per te kuptuar se dikush ka ikur dhe perballjes me pasojat qe ai le pas. Nuk lejohet kopjimi ose shperndarja neper rrjete te tjera.