-Kam një javë pa e parë, pa folur me të, pa ia dëgjuar zërin e ky është rekord.
-Si ka mundësi?!
-Vullneti im është më i fortë se çdo gjë tjetër. Më ka dërguar mbi tridhjetë mesazhe në instagram, po nuk i kam hapur fare. I jam shmangur në shkollë e këtë do vazhdoj të bëj.
-Ëndërro!
-Çfarë?!- pyeti e habitur e menjëherë Eda e drejtoi nga dera e klasës për t'i treguar se tashmë ai kishte erdhur në klase e po përpiqej ta gjente me sy mes turmës së vajzave mbledhur para klasës duke qënë se ishte pesë-minutshi.
-Proksima, a vjen pak?!
Ndërkaq ajo pa menjëherë rreth e rrotull e u has me vëzhgimet paragjykuese të të gjithëve teksa filluan të flisnin vesh-më-vesh. Doli qetë nga klasa e e priti në korridor.
-Nga ke humbur?
-Askund!
-Pse s'ke hyrë në instagram?
-Skam patur kohë.
-Seriozisht? As për të thënë një 'jam mirë' ? Vdiqa nga meraku.
-Pse duhet të kesh merak ti për mua?!
-Seriozisht e ke ti?
-Po!
-Proksima,çka ndodhur me ty? Përse sillesh kaq ftohtë?
-Ndoshta kështu kam qënë gjithmonë, por tani po më shikon qartë.
-Pra po më thua se ajo që kam parë deri më tani s'ka qënë e vërtetë?
-Ndoshta ke parë atë që ke dashur të shikosh dhe jo atë që po të paraqitej.
-Dyshoj për këtë.
-Nuk më intereson.
-Dua të të them diçka. Diçka që më mundon prej kohësh në shpirt. Diçka që më gërryen, diçka për të cilën kam vendosur të ndjek këshillën tënde.- tha këto fjalë pa ia ndarë sytë nga karameli i syve të saj. E ajo humbi thellë në vëzhgimin e tij e po priste me zemrën që gati sa s'po i dilte nga kraharori fjalët që do thoshte ai.
-Të thashë që kam rënë brenda me një vajzë me sy gështenjë, flokë të gjatë e me onde, buzëqeshje rrëzëllitëse e shpirt kristal të pastër por kisha frikë tia thoja se mos humbisja miqësinë me të. Ti, ishe ti ajo që më the tia thosha, mos i ndrydhja e burgosja ndjenjat e mia dhe këtë po bëj Proksima...-lëshoi një buzëqeshje të pavetëdijshme teksa sytë e saj ishin mbushur me lot.Dukej sikur sytë ishin ca kristale xhami që do të thyheshin nga momenti në moment. E ashtu do të bëhej,po ku dinte gjë ajo?! Ajo gjithmonë e shikonte jetën me atë syrin e optimistes, jetën e shikonte me dritë pa e ditur se nuk mund të gjente dritën në një univers tërë errësirë.
-Ajo vajzë....Është Klara...- shprehu haptazi e menjëherë ajo mbeti si e shushatur duke e vëzhguar e habitur. Në ato momente ndjeu zemrën t'i dërrmohej e t'i copkavitej, në ato momente iu duk sikur atë copëz zemre aq të brishte e të çiltër që ajo e kishte ruajtur për vite me rradhë në një pyll të largët ku askush nuk mund të depërtonte, atje të ruajtur nga bisha që ishin mendimet e ndërgjegjia e saj, tashmë e kishte gjetur një çunak e si pa të keq e kishte goditur aq fort, sa e kishin ndarë në mijëra copëza.
-Klara?!- ishte fjala e vogël që arriti të nxjerrë së bashku me lotët që tashmë dolën nga vatra e tyre. Ata lotë të krijuar nga emocionet kishin dalë në sipërfaqe nga zhgënjimi. Nuk i besohej që lotët e parë për çështje zemre i kishte harxhuar për një person aq të...pavlere e të parëndësishëm për të. Dhe ajo e dinte që ai ishte një pëlqim i tejzgjatur për të, e dinte se dhe nëse në vend të emrit që i tha do të ishte emri i saj ajo nuk do e pranonte kurrsesi, por përsëri ndihej çuditshëm...Ndihej çuditshëm të shikonte atë mashkull pranë një tjetre. Nuk mund ta perceptonte dot atë ndjesi, ishte e re dhe e pajetuar më parë për të.
YOU ARE READING
Proksima e Tokës.
Teen FictionE vranë...E prenë... Shpirtin hidhërueshëm ia shkërrmoqën fort me duar, atë shpirt aq të brishtë, të çiltër, të pa ngjyer në llumra mëkatesh. Buzëqeshjen ia vodhën së bashku me çdo gjë tjetër. Priste lumturinë, por si shpërblim mori shkrumbimin e sa...